Connect with us

Politike

“Bomba” e Kullurit: 7 media në Shqipëri financohen nga forca jo miqësore

Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, njëkohësisht eksperti për sigurinë, Edvin Kulluri ka deklaruar se në Shqipëri janë denoncuar më parë 7 media që përfshijnë televizione dhe portale që bëjnë propagandë anti-demokratike dhe perëndimore.

“Çështja e luftës hibride është një diskutim doktrinar që diskutohet në NATO prej vitesh. Lufta hibride përfshin disa aspekte sikurse janë ; dezinformimi, ndërhyrja me investime,rekrutimi i politikanëve dhe gazetarëve ,etj. Nëse flasim vetëm për dezinformimin kjo ka të bëjë me propagandën anti-perëndimore duke humbur besimin e publikut ndaj institucionet shtetërore e ndërkombëtare nëpërmjet lajmeve dhe analizave të deformuara.”

Sipas tij, Fondacioni “Konrad Adenauer në një bashkëpunim me Zyrën për median në NATO ka identifikuar median konkrete në Ballkan që bënin propagandë anti-perëndimore. Në Shqipëri ka qenë 7 media që financohen, përfshijnë televizion dhe portale që godasin modelin perëndimor dhe sjelljen e faktorit ndërkombëtar në Shqipëri”.

Politike

Veto s’ka më në BE, Beleri ka mbaruar/ Braçe tregon mesazhin më 12 maj në Athinë

Më 12 maj kryeministri Edi Rama nis turin në Europë për të takuar shqiptarët e diasporës në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës. Turi nis në Athinë. Po kush është mesazhi i këtij takimi?

“Rama bën shumë mirë që takon shqiptarët jashtë Shqipërisë. Thelbi i takimi të Ramës në Greqi nuk është Beleri por mesazhi për shqiptarët atje, Kthehuni! Më mirë këtu në shtëpinë e tyre e nuk kanë shpenzime sesa atje matanë. Ky turi është i rëndësishëm për të treguar Shqipërinë e re. Shqipëria që nderohet nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa Shqipëria ekonomike ka nevojë për ata njerëz.

Sa të marrim njerëz nga vendet aziatike… thirrja në fillim duhet të shkojë për shqiptarët. Këtu mund ta gjejnë veten më mirë. Nota politike për Belerin? Atje e keni mendjen? Po lërë ai ka mbaruar. Veto nuk ka më. Veton nuk ja theu zoti Rama, veton ia theu Gjermania dhe Franca. Dhe do t’u thyhet vetoja sa herë të jetë e padrejtë politike, për nevoja të brendshme atje, kështu kanë për t’ia thyer veton dhe kanë për t’ia thyer ata, europianët jo ne. Kanë për t’ia thyer në çdo rast. Kështu që as më ndikon fare ajo lloj gjëje,-është shprehur Braçe

Continue Reading

Politike

BE sërish “shuplakë” Greqisë: Është çështje dypalëshe! Të mos pengohet anëtarësimi i Shqipërisë

Komisioni Evropian shpreson se Maqedonia e Veriut do të fillojë bisedimet e anëtarësimit me BE-në sa më shpejt të jetë e mundur dhe, duke iu referuar mosmarrëveshjeve dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si dhe Shqipërisë dhe Greqisë, përsëriti qëndrimin se këto mosmarrëveshje dypalëshe nuk duhet të vonojnë procesin e anëtarësimit.

Zëdhënësja e Komisionit Ana Pisonero i ritheksoi këto qëndrime të Komisionit në një konferencë për media të martën, kur u pyet, në mënyrë të tërthortë, për burgosjen e Fredi Belerit dhe nëse Komisioni e sheh atë si një çështje rreptësisht dypalëshe apo që duhet të shqetësojë edhe BE-në.

Pisonero nuk pranoi të komentojë për çështjen Beleri, duke thënë se Komisioni nuk komenton çështjet gjyqësore në pritje.

Ajo iu referua gjithashtu kërkesës së Bullgarisë që Maqedonia e Veriut të njohë ekzistencën e një pakice bullgare në kushtetutën e saj. Ajo tha se qeveria aktuale është e përkushtuar për ndryshimin e kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.

Continue Reading

Politike

Premton Meta: Unë do t’i jap fund korrupsionit në administratë

Partia e Lirisë (ish-LSI e famshme) publikoi të martën 5 prioritetet e kësaj force politike, të cilat synojnë sigurinë e të ardhmes së shqiptarëve në vendin e tyre.

Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kryesisë tha se “Qëllimi ynë, është  të çlirojmë administratën nga korrupsioni dhe nepotizmi”.

“Të gjithë e dimë se dhe bebeja porsa lind, nuk ka vetëm atë 50 mijë lekëshin, por ka 4 mijë e 600 euro borxh për të paguar, që është dyfishi para se të vinte Rilindja në pushtet”, tha Meta.

Meta foli për nepotizimin.  Duke e cilësuar situatën si “katastrofë” ai tha se 500 raste janë vetëm në dogana dhe tatime.

Ai tha se qëllimi final i programit të Partisë së lirisë është Shqipëria fuqi eksportuese. “Të investohet fuqishëm për kualifikimin e fuqisë punëtore dhe përjashtimin e mjeteve e prodhimit nga detyrimet fiskale, pra gjithçka për ta kthyer vendin në fuqi eksportuese”, tha zoti Meta gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kryesisë.

Deklarata e tij erdhi në të njëjtën ditë kur shumica socialiste propozoi ndërmarrjen e një cikli të ri reformash të thella të cilat do të duhet të kenë në fokus mirëqeverisjen, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit.

Kryeministri Rama e vuri theksin te nevoja e përmirësimeve të thella në funksionimin e institucioneve, dhe veçanërisht në krijimin e mekanizmave dhe filtrave për të parandaluar korrupsionin. Një fenomen, i cili sipas tij, vijon të mbetet shqetësues, pavarësisht përpjekjeve të mëdha, siç u shpreh ai, që janë bërë për ta luftuar atë.

Continue Reading

Politike

Mesazhet e Ramës për zyrtarët e korruptuar, Milo: Mund të ndodhemi para një arrestimi tjetër…

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, mesazhet e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e sotme me kabinetin qeverisës dhe grupin parlamentar socialist, për zyrtarët e korruptuar, i cilësoi si parapritë për ndonjë arrestim tjetër të bujshëm në radhët e eksponentëve socialistë.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se mesazhet e kreut të qeverisë nuk janë të reja, pasi janë përsëritur herë pas here qëndrime të tilla lidhur me luftën kundër korrupsionit, por edhe në radhët e Partisë Socialiste.

Sipas tij, sot u artikuluan me një theks më të veçantë, por nuk sheh ndonjë risi ose fenomen që nuk është identifikuar më parë  dhe se tema qendrore ishte lufta kundër korrupsionit e cila është marrë dhe rimarrë disa herë nga Edi Rama.

“Tema është rimarrë sidomos gjatë muajve të fundit kur eksponentë të veçantë socialistë janë paraqitur para drejtësisë për të dhënë llogari për veprimtaritë e tyre korruptive.

Nuk kemi ndonjë element të ri që të sillte deklarata kaq të forta.

Është një fjalim i mirëmenduar për tu thënë sot, por që vjen si rrjedhojë e akumulimit të një numri akuzash që janë bërë ndaj eksponentëve të veçantë të Partisë Socialiste dhe qeverisë.

Ka gjetur momentin tani për ti artikuluar më me forcë, pasi mund të ndodhemi para ndonjë arrestimi tjetër të ndonjë eksponenti të PS, mund të ndodhemi përpara ndonjë shpërthimi tjetër korruptiv të qeverisë socialiste.

Kryeministri Rama patjetër që ka informacione të klasifikuara, se për shkak të detyrës informohet për informacione sekrete.

Është i pari mes të gjithëve në piramidën qeveritare që ka të drejtën të njihet, jam i sigurt që ka informacione të klasifikuara që i jepen nga shërbimet sekrete dhe agjencitë qeveritare që kanë për detyrë të luftojnë korrupsionin.

Është ende herët për të parë se cilin do ketë në fokus SPAK në radhën e qeverisë, apo eksponentë të Partisë Socialiste.

Nuk e përjashtoj mundësinë që mund të ketë dhe mendoj se do ketë, por se cili emër i përveçëm do jetë para togave të drejtësisë, e kam të vështirë se nuk dua të paragjykoj”, deklaroi Milo.

Continue Reading

Politike

Kryesia e Partisë së Lirisë zgjedh dy Sekretarë dhe tre Kryetarë Komisionesh (EMRAT)

Në mbledhjen e sotme, Kryesia Politike e Partisë së Lirisë, ka zgjedhur dy Sekretarë dhe tre Kryetarë Komisionesh.

Përmes një njoftimi, PL bën me dije me qëllim vënien sa më parë në jetë të 5 prioriteteve për 4 milionë shqiptarë plus, në funksion të forcimit të mëtejshëm të strukturave, të hapjes së pandalshme dhe zgjerimit të mbështetjes qytetare, zgjodhi sot:

  1. Znj.Florida Ymeri – Kryetare e Komisionit për Shëndetësinë
  1. Znj.Silvana Bajrami – Kryetare e Komisionit për Bujqësinë
  1. Z. Fllohe Gojka – Sekretar për Sipërmarrjen
  1. Znj. Myrvete Asqeri – Sekretare Politike për Qarkun e Gjirokastrës
  1. Z. Besnik Jakaj – Sekretar për Diasporën
Continue Reading
Advertisement

TRENDING