Sport
Bonucci ruan nderin e Juventusit, “Zonja e Vjetër” fiton derbin e Torinos
Juventus fitoi derbin e Torinos falë një goli të kapitenit Leonardo Bonucci në minutën e 90 të ndeshjes.
Bardhezinjtë e panë veten në disavantazh në pjesën e parë, pas golit të mbrojtësit të Torinos, N’Koulu.
Por, në pjesën e dytë, pas anulimit të një goli të Cuadrados, ekipi i drejtuar nga Andrea Pirlo reagoi dhe shënoi me McKennie dhe kapitenin Bonucci, pas dy krosimeve perfekte pikërisht të Cuadrados.
Juventusi ngjitet përkohësisht në vendin e dytë të Serisë A.

