Thinking ...
Connect with us

Kronike

Tronditëse/ 17-vjeçari plagos me thikë shokun e klasës (DETAJET)

Një konflikt mes dy nxënësve është regjistruar në oborrin e një gjimnazi në qytetin e Krumës, ku një 17-vjeçar dyshohet se ka lënduar lehtë me një mjet të vogël prerës një bashkëmoshatar të së njëjtës klasë.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë paradites së djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy të miturve. Si pasojë, njëri prej nxënësve ka marrë një dëmtim të lehtë dhe është dërguar për mjekim. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai është larguar drejt banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has kanë referuar materialet në Prokurori për 17-vjeçarin, ndërsa veprimet procedurale janë kryer në prani të prindërve dhe psikologut.

Policia bën me dije se rasti është trajtuar edhe me familjarët e dy të miturve dhe stafin pedagogjik të institucionit arsimor. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit.

Advertisement