Connect with us

Sport

Botërori 2026/ Gana ndal 0-0 Anglinë, të dyja skuadrat kanë nga katër pikë! Kualifikimi mbetet i hapur

SHBA, Boston – Anglia dhe Gana barazuan 0-0 në ndeshjen e dytë të Grupit L në Kupën e Botës 2026. Ndeshja e cila nisi në orën 22:00 mbrëmjen e 23 qershorit me kohën shqiptare ishte shumë taktike, teksa dy skuadrat kërkuan mos pësonin, gjë që në fund edhe ia arritën.
Rasti më i diskutuar ishte ai i minutës së 79-të kur Gana pretendoi për një 11 metërsh që nuk u konsiderua nga arbitrat dhe as nga VAR-i. Ndërkohë mundësinë më të mirë te Anglia e kishte Harry Kane i cili gaboi me të majtën. Gana shënon barazimin e 23-të në historinë e saj në Kupën e Botës, më së shumti nga çdo komb.
Pas ndeshjeve të dyta Grupi L kryesohet nga Anglia me katër pikë, ndërsa po me katër pikë ndjek Gana. Kroacia në kuotën e tre pikëve mban vendin e tretë, teksa Panamaja ka zero pikë duke u eliminuar zyrtarisht. Ndeshjet e treta në grup janë Panama – Angli dhe ‘finalja’ Kroaci – Ganë, një ndeshje që premton emocione edhe pse me një barazim të dyja e kanë thuajse të sigurt kalimin në fazën e 1/16-ave.

Renditja në Grupin L:

Advertisement