Sport
Botërori 2026/ Kolumbia ‘thyen’ Kongon, kualifikohet dhe lë pas Portugalinë
Kolumbisë i mjaftoi goli i Daniel Munoz për të mposhtur 1-0 Kongon dhe për të kaluar zyrtarisht në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës 2026. Mëngjesin e kësaj të mërkure me orën shqiptare, skuadra nga Amerika Latine dominoi takimin paçka se shënoi vetëm një gol në minutën e 76-të.
Si fillim Munoz gjeti rrugën e rrjetës pas vetëm gjashtë minutash, por gjithçka u anulua për pozicion jashtë loje. Me 20 gjuajtje në total dhe nëntë prej tyre në portë, Kolumbia ‘theu’ Kongon e cila nga ana e saj goditi vetëm një herë portën.
Pas dy ndeshjeve të para Grupi K kryesohet nga Kolumbia me gjashtë pikë, ndjekur nga Portugalia me katër pikë. Pas tyre Kongo me një pikë dhe Uzbekistani me zero pikë. Ndeshjet e radhës janë Kolumbi – Portugali dhe Kongo – Uzbekistan. Zyrtarisht asnjë ekip nuk është eliminuar ende nga ky grup, teksa verdiktet do të vendosen pas ndeshjeve të treta.