Connect with us

Politike

Buzhala: Opozita ka neutralizuar në SHBA një mbështetje që mund ti vinte Edi Ramës

Gazetari Berat Buzhala është shprehur se, opozita shqiptare ka neutralizuar një mbështetje te mundshme që mund ti vinte Edi Ramës, nga SHBA.
Sipas tij, opozita nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka njerëz të fuqishëm afër Trump që e kanë mbajtur Ramën larg deri më tani.
‘Unë besoj që edhe opozita s’ka qëndruar duarkryq. Ato marrëveshjet për lobim e kanë dhënë efektin e vet diku atje te administrata për të neutralizuar një mbështetje më të fuqishme që i vjen presidentit Trump-it këtu. Sepse, tek e fundit, ne e dimë, ka mid-term elections ku shqiptarët marrin pjesë në zgjedhje dhe kanë një rol të jashtëzakonshëm, së paku në dy-tre sëing states. Pra, do lekë janë hedhur edhe në anën tjetër. Dikush jep pasurinë e shtetit këtu, dikush jep do lekë diku atje për me lobu. Të dy grupet nuk po rrinë neutral dhe unë besoj që janë goxha të fuqishëm. Nëse s’të gaboj, dikush i familjes, e bija e Suzie Ëillis është i përfshirë në kontratën që e ka pasur opozita. Pra, ajo është jashtëzakonisht e fuqishme te rrethi i Trump-it. Që Jared-i është dhëndri i Trump-it, është fakt. Që ka ndikim në politikën e jashtme, është fakt’, tha ndër të tjera gazetari Berat Buzhala.

Advertisement