✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

“Cilët ishin civilët që tërhoqën zvarrë qytetarët e Tiranës?”/ Demo vihet në siklet në Kuvend

Ministri i Brendshëm ka reaguar në Kuvend lidhur me protestën e zhvilluar në Tiranë dhe denoncimet për dhunë gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë. Ai bëri të ditur se nëntë efektivë janë pezulluar nga detyra, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Policia dhe Prokuroria po hetojnë rastet e denoncuara.

Ministri theksoi se ligji duhet të zbatohet njësoj për policët dhe qytetarët, duke nënvizuar se policia ka detyrimin të garantojë protestën paqësore dhe të mos ushtrojë dhunë ndaj individëve. Ai shtoi se, nëse gjatë ndërhyrjeve nuk është respektuar proporcionaliteti, përgjegjësit duhet të përballen me pasojat.

“Për pyetje specifike që lidhen me rrethanat e individëve të caktuar, nuk mund të jap përgjigje konkrete, sepse duhet të hetohen. Më vjen keq që zgjedhim vetëm një pjesë të asaj që ne shohim. Do të ishte e pafalshme për një parti politike që nuk dënon dhunën dhe për ditë të tëra nuk ka thënë asnjë fjalë për atë që ndodhi prej disa ditësh në Tiranë. Në rast se nuk është zbatuar proporcionaliteti, kemi pezulluar nëntë policë. AMP po heton. Policia dhe AMP po hetojnë me Prokurorinë rastet që janë regjistruar për denoncimet. Ligjin duhet ta kërkojmë të zbatohet nga të gjithë. Nuk diferencoj një polic nga një qytetar, ligji është i barabartë për të gjithë kur flasim për të drejtën për të protestuar. E besoj fort që detyra e policisë është të garantojë të drejtën e protestës paqësore. Mos dhunojë individë që ecin në rrugë, policinë, pronën privatë apo institucionet. Nëse biem dakord për këtë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë ndaj meje apo qeverisë dhe policia garanton të drejtën e tyre. I bindur që detyra jonë është të garantojmë këtë të drejtë. Por ju jeni një forcë politike më e madhja opozitare, por duhet të mbajmë edhe përgjegjësi për qëndrimin ndaj dhunës ndaj policisë. Vendet europiane i kanë ashpërsuar masat shtrënguese siç ne nuk i kemi fare. Pse qenka Franca, Gjermania, Italia, Spanja vend demokratik dhe ne nuk jemi. Janë demokratike sepse besojnë në parimin, opozita del dhe dënon dhunën, këtu nuk e bën. T’ju bëj një pyetje, është PD në dijeni dhe organizim të grupeve të caktuara për të ushtruar dhunë në Tiranë?”, deklaroi ministri i Brendshëm

Advertisement