Connect with us

Sport

Dëmtimi i Mbappe/ Ylli i Realit mbyll sezonin me “Los Blancos”, kërkon të jetë gati për Botërorin me Francën

Ylli i Real Madrid, Kylian Mbappe, ka pësuar një lëndim muskulor që pritet ta mbajë jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit, njoftoi zyrtarisht klubi spanjoll.

Sipas komunikatës së Real Madrid, testet mjekësore treguan një lëndim në muskulin semitendinosus të këmbës së majtë. Klubi shtoi se procesi i rikuperimit do të monitorohet me kujdes.

Mbappe e pësoi lëndimin gjatë ndeshjes 1-1 ndaj Real Betis të premten, një barazim që e largon Madridin nga kryesimi i LaLigës pas fitores së Barcelonës të shtunën, duke i lënë 11 pikë prapa rivalëve të përjetshëm. Me vetëm pesë ndeshje deri në fund të kampionatit, Real Madrid do të duhet të shpresojë për një gabim të jashtëzakonshëm të katalanasve për të rikuperuar titullin.

Ky incident e vendos yllin francez në një garë për t’u rikuperuar për Botërorin 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Sezoni i tij e këtij viti është mbresëlënëse, me 24 gola në 28 ndeshje të LaLigës, duke udhëhequr garën për topin e artë, megjithëse ylli i Kosovës, Vedat Muriqi është afër me 21 gola.

Mbappe ka pësuar edhe më parë një lëndim në ndeshjen ndaj Bayern Munich në Allianz Arena, por tani situata duket më serioze. Rikuperimi i tij do të jetë vendimtar për Real Madrid dhe për Francën në muajt që vijnë.

Advertisement