Connect with us

Aktualitet

Digjet i gjithë pallati përballë spitalit “Nënë Tereza”, evakuohen banorët, 7 të asfiksuar

Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në Tiranë, përballë spitalit “Nënë Tereza”.

Flakët përpinë të gjithë pallatin duke e djegur brenda pak minutash, ndërsa banorët nxituan të evakuoheshin. Në pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel Bledar Korreshi, shiheshin banorët, mes tyre të moshuar që dilnin nga ndërtesa.

Në vendin e ngjarjes ndodhen disa forca zjarrëfikëse, por mbeten ende të paqarta rrethanat sesi ra zjarri që dogji gjithë fasadën e jashtme të banesës. Deri në këto momente janë asfiksuar nga flakët 7 persona, mes tyre dy zjarrfikës.

Ndërkohë raportohet për dëme të konsiderueshme materiale. Në ndihmë të zjarrfikësve janë edhe 2 helikopterë Cougar. Në vendin e ngjarjes ndodhet i ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

Advertisement