Connect with us

Aktualitet

Dita Kombëtare e Austrisë/ UNIQA, investitori strategjik me ndikim në ekonominë shqiptare

26 Tetori shenjon Ditën Kombëtare të Austrisë, një prej shteteve më mike të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Por raportet Shqipëri-Austri janë të hershme dhe të forta. Më 18 shkurt 1922, një shekull më parë, ministri i Jashtëm i Austrisë, Leopold Hennet, do të firmoste përgjigjen e kërkesës së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, imzot Fan Nolit, me anë të së cilës njofton se Austria e njeh Shqipërinë si një shtet sovran dhe të pavarur. Kjo njihet si data e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve në kohën moderne. Pa harruar faktin se, ndikimi i Austrisë në shpalljen e pavarësisë në 28 nëntor 1912 ishte vendimtar. Shqipëria dhe Austria ndajnë një miqësi të hershme. Dhe nuk janë vetëm albanologët, studiuesit e gjuhës dhe etnogjenezës shqipe. Një rol kyç në forcminin e miqësisë dhe marrëdhënieve mes dy vendeve kanë luajtur edhe kompanitë e mëdha austriake, të cilat prej vitesh investojnë në vendin tonë. Një prej tyre është edhe “UNIQA Insurance Group”, kompania e cila daton prej vitit të largët 1811 kur u themelua “Salzburger Landes-Versicherung”.  Ndërsa sot, ajo mban emrin e saj në rangun e lartë të industrisë së sigurimeve, me një shtrirje në 17 shtete, ku operon përmes 40 kompanive. Ajo zotëron 21% të tregut të sigurimeve në Austri dhe është më e madhe në segmentin e sigurimeve shëndetësore. Ndërkohë, sipas studimeve të pavarura, “UNIQA Insurance Group” është prej shumë vitesh marka më e njohur dhe më e besueshme e sigurimeve në Austri. Grupi numëron rreth 22,400 punonjës, mbi 16 milionë klientë në 17 shtete dhe mbi 6,3 miliardë prime euro vjetore. UNIQA punon çdo ditë përmes 40 kompanive të saj të kthejë këtë biznes nga një ofrues i produkteve të sigurimit në një ofrues shërbimi të integruar që mbledh klientët e tyre aty ku ata qëndrojnë në “mjedisin e nevojave” të tyre individuale.

Po kush e solli gjigandin austriak në Shqipëri?

Gjithçka nisi me një rrugëtim që u konkrektizua në shkurt 1999 por që ishte nisur shumë më herët. Ishin 5 veta, 1 zyrë dhe një kapital prej vetëm 400 mijë dollarësh. Ndërsa sot kryesojnë tregun, janë në avangarde me kompanitë simotra dhe numërojnë mbi 2400 punonjës e agjentë dhe mbi 1200 zyra. Po flasim për SIGAL UNIQA Group Austria, kompaninë lider të sigurimeve, fillimisht në Shqipëri e më pas në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ishte ajo që arriti të sillte në vendin tonë një prej emrave më të rëndësishme të financave austriake dhe Europiane, “UNIQA Insurance Group”, ndërsa sot vijon të ruajë pozicionin e liderit në treg. Në këtë frymë, UNIQA Insurance Group solli për herë të parë në Shqipëri, përmes SIGAL, Sigurimin Privat të Shëndetit ndërsa sot kjo e fundit numëron mbi 1,2 milion klientë në tre shtete, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. CEO i “UNIQA Insurance Group”, Andreas Brandstetter e vlerëson me superlativa bashkëpunimin me SIGAL dhe themeluesin e drejtuesin e saj z. Avni Ponari duke theksuar se nuk është penduar kurrë që vendosi të niste bashkëpunimin 16 vjet më parë. Ai shprehet shumë i kënaqur edhe për faktin se SIGAL UNIQA është lidere në treg dhe ka një rol të rëndësishëm në grupin që ai drejton.

Rreth 25 vjet më parë SIGAL UNIQA nuk ekzistonte. Së bashku me një grup të vogël prej disa personash Avni Ponari vendosi të ngrinte një kompani nga hiçi dhe sot SIGAL UNIQA është grupi më i madh i sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, e cila mbështet miliona klientë për të pasur një jetë më të mirë dhe më të sigurtë. Jemi kaq krenarë që kemi SIGAL Uniqa pjesë të familjes tonë europiane.

SIGAL UNIQA është një kompani e cila jo vetëm mbledh të ardhura, por i kthen mbrapsht ato në shoqëri, jo vetëm përmes dëmshpërblimit të klientëve por edhe për komunitetin, duke ndihmuar dhe mbështetur financiarisht aktivitete të llojeve të ndryshme. Këto janë kompanitë e mëdha dhe këto janë njerëzit e mëdhenj si Avniu”, thotë Brandstetter, CEO i “UNIQA Insurance Group”.

Por a i ka përmbushur SIGAL UNIQA pritshmëritë e Grupit austriak?

“Është afër Austrisë dhe të gjitha planet që kemi pasur dhe të gjitha pritshmëritë që kemi pasur janë përmbushur plotësisht. Disa gjëra janë mbipërmbushur kështu që jemi shumë të lumtur”, thotë CEO i Grupit, Andreas Brandstetter. 

NGJARJE TË RËNDËSISHME NË SHQIPËRI, REALIZUAR FALË UNIQA-S

Ardhja e armëve origjinale të Skënderbeut me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë

Armët origjinale të heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti – Skënderbej, u ekspozuan në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, për herë të parë në Tiranë pas 500 vjetësh. Mijëra qytetarë nga Shqipëria dhe Kosova vizituan Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë për të parë nga afër shpatën personale të Heroit Kombëtar dhe përkrenaren e tij. Ato u sollën në muzeun e Tiranës nga muzeu i Vienës në shenjë nderimi për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar. SIGAL UNIQA ishte siguruesi dhe garantuesi për mbërritjen e tyre në Shqipëri. Plot 250,000 euro ishte primi i sigurimit, i paguar nga SIGAL, për armët e Heroit Kombëtar që kapnin vlerën e 25 milionë eurove.

Takimi në Shqipëri CEO-ve të UNIQA nga 18 shtete të ndryshme

Njohja nga afër e Shqipërisë nga drejtues të kompanisë në 18 shtete të ndryshme ishte një reklamë dhe promovim shumë i mirë për një vend të vogël si ky i yni, ndërsa takimet dhe vizitat vijuan edhe më tej.

‘Dekorata e Lartë e Nderit” nga Presidenti i Austrisë për CEO-n e SIGAL UNIQA Group Austria

Me rastin e 20-vjetorit të SIGAL në Shqipëri, Presidenti i Austrisë do ti akordonte CEO-s dhe themeluesit të saj, Avni Ponari, “Dekoratën e Lartë e Nderit”. Kjo është një nga Dekoratat më të larta e akorduar nga Republika e Austrisë për të nderuar njerëzit (nga Austria dhe jashtë) të cilët kanë kryer shërbime të merituara ndaj vendit.

Vizita e një grupi gazetarësh austriakë ishte po aq i rëndësishëm, ndërsa nuk duhen harruar as vizita e Klubit Rotarian dhe ajo e menaxherëve të marketingut të UNIQA nga 18 shtete të ndryshme.

 UNIQA Insurance Group solli për herë të parë në Shqipëri përmes SIGAL Sigurimin Privat të Shëndetit ndërsa sot kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon vijon të sjellë te mbi 1,2 milion klientët e saj shërbime inovatore për vendin dhe jo vetëm siç janë “TeleShëndet”, “Jetë Plus”, “Sigurimi anti Tumor” etj.

 UNIQA, një garanci për tregun e sigurimeve, me ndikim edhe në ekonominë shqiptare

Të flasësh për një kompani me histori mbi 200-vjeçare, e cila ushtron aktivitetin e saj në 17 shtete europiane dhe u shërben mbi 16,5 milionë klientëve, nuk është aspak e lehtë. Por të gjithë, në Shqipëri dhe jo vetëm, janë të vetëdijshëm se impakti që “UNIQA Insurance Group” ka patur në industrinë financiare e veçanërisht atë të sigurimeve, ka qenë dhe mbetet i jashtëzakonshëm.  Futja e UNIQA-s në industrinë e sigurimeve në Shqipëri ka qenë jo vetëm një garanci për tregun shqiptar, por edhe një indikator që ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen dhe përmirësimin e tregut tonë të sigurimeve dhe në ndryshimin e opinionit publik për shoqërite e sigurimeve , sikundër ka ndikuar jo pak edhe në ekonominë shqiptare.  Sot, edhe falë UNIQA, SIGAL UNIQA është një grupi rajonal sigurimesh, me 8 kompani në përbërje, 1.5 milionë klientë, mbi 100 milionë prime vjetore dhe 500 milionë dëme të paguara që prej vitit 1999. Kompania më e madhe dhe e besuar e sigurimeve në rajon mbetet e fokusuar dhe e angazhuar për të sjellë tek qytetarët dhe bizneset e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut produktet dhe shërbimet më novatore, në mënyrën më të lehtë e të thjeshtë të mundshme sepse me “SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku”.

 

Aktualitet

Keni bërë plane për fundjavën? Mësoni fillimisht si parashikohet moti

Fundjava do të sjellë kushte atmosferike të paqëndrushme. Një mot i tillë u duk që në nisje të ditës së premte, ku mëngjesi pati prezencë të reshjeve të shiut në pothuajse të gjithë vendin.

E shtuna dhe e diela, po ashtu do të kenë në pjesën më të madhe të kohësh reshje shiut, ku herë herë do të jenë me intensitet të lartë.

Kjo situatë pritet të vijojë deri ditën e shtunë. Sa i takon motit në ditën e dielë, do të ketë një rritje të temperaturave. Vranësirat do të jenë prezente, ku në intervale të shkurtra kohore në disa pjesë të vendit do të ketë reshje të pakta shiu.

Sa i takon fillimit të javës, situata do të jetë më e qetë. Dita e hënë nuk parashikon të ketë prezencë të shiut, por nuk do të mungojë koha me vranësira.

Ndërkohë e marta do të jetë ajo që në mbrënje do të risjellë rëshjet e shiut, por do të jenë vetëm në zonat qëndrore.  Dita e mërkurë parashikohet të jetë me diell dhe me mot të qëndrueshëm.

Continue Reading

Aktualitet

Dosja”5D”/ Apeli rrëzon kërkesën e 5 zyrtarëve të bashkisë Tiranë, lë në fuqi masën e sigurisë të GJKKO

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 05.05.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 18 akti, datë 29.04.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim R.M., M.Q., T.T., J.Z. dhe E.Z., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 28, datë 28.03.2024, verifikuar me vendimin nr. 35, datë 30.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 28, datë 28.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa i përket disponimeve kundrejt apeluesve z. J.Z., z. T.T., znj. E.Z., z. M.Q. dhe z. R.M.

 

 

Miratimin e vendimit nr. 35, datë 30.03.2024 të të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa i përket disponimeve kundrejt apeluesve z. J.Z., z. T.T., znj. E.Z., z. M.Q. dhe z. R.M.

Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Continue Reading

Aktualitet

Cilët zyrtarë u liruan nga burgu pas miratimit të amnistisë? Reagon SPAK, zbulon kush përfitoi

SPAK ka dhënë detaje në lidhje me personat që përfituan pas miratimit të ‘Amnistisë Penale’.

Gjatë një reagimi për ‘Top Channel’, SPAK nënvizon se rreth 40 persona mund të përfitojnë nga përjashtimi i dënimit dhe rreth 60 të tjerë mund të jenë subjekt i përfitimit të uljes së dënimit sipas këtij ligji.

Numri i personave të cilët janë liruar nga burgu si rezultat i uljes se dënimit është 15 persona. Ndërkohë është 1 person i cili ka përfituar ulje dënimi 1 vit e 6 muaj burgim por vazhdon dënimin për pjesën tjetër te pa vuajtur të dënimit.

Njoftimi nga SPAK:

“Nisur nga rëndësia e ndikimit të ligjit nr.33/2024 “Për Dhënie Amnistie” në politikën penale të subjekteve e hetuara nga SPAK, është kryer një analizë e detajuar ku te dhënat janë rakorduar edhe me institucionet e tjera publike. Nga ky përditësim i analizës, arrihet në përfundimin se janë rreth 40 persona të cilët mund të përfitojnë nga përjashtimi i dënimit dhe rreth 60 persona të cilët mund të jenë subjekt i përfitimit të uljes së dënimit sipas këtij ligji. Numri i personave të cilët janë liruar nga burgu si rezultat i uljes se dënimit është 15 persona. Ndërkohë është 1 person i cili ka përfituar ulje dënimi 1vit e 6 muaj burgim por vazhdon dënimin për pjesën tjetër te pa vuajtur të dënimit.

Në mënyrë më të detajuar rezulton se:

• Referuar veprave penale të nenit 75/a paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale, përjashtohen nga vuajtja e dënimit sipas nenit 3 të ligjit nr.333/2024 “Për Dhënie Amnistie” vetëm personat e dënuar për veprën penale të parashikuar në nenin 245/1 (Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publik), të ndarë në vite si më poshtë:

• Për vitin 2023 janë 18 persona;
• Për vitin 2024 janë 22 persona.

Sqarojmë se në total janë 40 persona të cilat kanë përfituar nga amnistia e mësipërme pasi për sa i përket vitit 2021 dhe viti 2022, personat e dënuar për këtë vepër penale që përfitojnë ulje dënimi e kanë vuajtur tashmë dënimin e dhënë nga gjykata.

• Sipas nenit 5 të këtij ligji ku përcaktohen kriteret për përfitimin e amnistisë nga zbritja e dënimit, rezulton se:

Për vitin 2023 përfitojnë ulje dënimi 44 persona të dënuar si më poshtë:
• Të dënuar me burgim dhe të liruar nga burgjet janë gjithsej 10 persona dhe 1 person përfiton ulje për shkak të ligjit për dhënie amnistie por vazhdon vuajtjen e dënimit për pjesën tjetër të mbetur, pra gjithsej 14 persona që përfitojnë nga ligji i mësipërm.
• Të dënuar me kusht janë gjithsej 33 persona.
2.2 Për vitin 2024 përfitojnë ulje dënimi në total 16 persona të dënuar si më poshtë:
• Të dënuar me burg dhe të liruar nga burgu jane 5 persona.
• Të dënuar me kusht jane 4 persona.
• Të dënuar me orë pune janë 7 persona.

Continue Reading

Aktualitet

Beogradi mbështet procesin e Lajçakut për formimin e asociacionit

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, së bashku me ambasadorin Marko Gjuriç, ka biseduar me ambasadorët dhe përfaqësuesit e vendeve të QUINT-IT në Beograd si edhe me përfaqësuesin e Delegacionit të Bashkimit Evropian për domosdoshmërinë e formimit të asociacionit, si dhe situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Petkovic ka përcjellë një mesazh të qartë nga Beogradi për domosdoshmërinë e formimit të asociacionit, të cilën serbët në Kosovë e kanë pritur për 11 vjet, dhe në këtë kuptim, ai theksoi se Beogradi i vlerëson dhe i mbështet shumë përpjekjet e bëra nga Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak.

Petkovic u ka kujtuar bashkëbiseduesve se delegacioni i Beogradit ka pasur disa takime konstruktive vitin e kaluar për Draft Statutin me ekspertë të BE-së, por që fatkeqësisht ato bisedime u ndalën në momentin kur Albin Kurti mori vendim të njëanshëm për heqjen e dinarit në Kosovë.

Lidhur me çështjen e dinarit, ai theksoi se bisedimet në Bruksel kanë qenë të vështira dhe se delegacioni i Beogradit ka paraqitur propozimet dhe komentet e tij për zgjidhjen e krizës së shkaktuar nga vendimi i Prishtinës për të pezulluar përdorimin e dinarit dhe transaksionet e pagesave. Sipas tij, ky problem duhet të zgjidhet urgjentisht, sepse vë në pikëpyetje mbijetesën fizike të popullit serb në Kosovë.

Përveç kësaj, Petkoviç shtoi se dhuna e përditshme e ushtruar nga regjimi i Prishtinës ndaj serbëve dhe urrejtja ndaj gjithçkaje serbe në Kosovë kërcënon stabilitetin e fituar me vështirësi në terren dhe në të gjithë rajonin.

Continue Reading

Aktualitet

Vangjeli: Vjeshta politike e këtij viti, më e nxehtë se vera për Ilir Metën

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Top Story”, ka bërë një deklaratë të fortë sa i takon mundësisë që Ilir Meta të arrestohet me urdhër të SPAK.

Vangjeli tha se kanë ardhur letërporosi nga SHBA, një vend i BE dhe pritet përgjigjie edhe nga një tjetër vend që nuk është më anëtar i Bashkimit Europian, duke nënkuptuar Britaninë e Madhe.

“Ka ardhur një përgjigjie nga SHBA, ka ardhur një përgjigjie nga një vend I BE dhe pritet edhe një letërporosi nga një vend që nuk është më anëtar i BE.

Nuk dihet kur vjen letërporosia. E vetmja gjë që do iu them është se vjeshta e këtij viti do jetë më e nxehtë se vera”- u shpreh Vangjeli ndër të tjera.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING