Connect with us

Aktualitet

Do të shkojë Ahmetaj në burg? Anila Hoxha flet për akuzat

Gazetarja Anila Hoxha u shpreh se hetimi i Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion për çështjen e inceneratorëve dhe konkretisht për ish-Ministrin e Financave Arben Ahmetaj po ecën me hapa shumë të ngadaltë, në një proces me disa probleme.

“Si autoritet për të dhënë qëndrimin për koncensionarin përcaktohet Ministria e Mjedisit. Një nga ministrat e linjës së asaj kohë aktualisht vijon të jetë në paraburgim që prej dhjetorit të vitit të kaluar. Bëhet fjalë për Lefter Kokën. Por, mënyra se si SPAK lëviz shumë ngadalë për të vënë drejtësi dhe për të zbuluar se cilët janë këta aktorët e mëdhenj të shkeljes së ligjit, vë në pikëpyetje edhe vetë SPAK-un.

Fillimisht thamë, a është sekret që SPAK të mos japë një qëndrim definitiv dhe të shprehet: Është kontrolluar shtëpia në datën 8 mars. Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kontrollojnë shtëpinë e bashkëjetueses së Arben Ahmetajt, që dyshohet se është një pasuri e blerë përmes pastrimit të parave”.

Sipas ligjit, thotë Hoxha, Arben Ahmetaj duhet të kishte deklaruar pasurinë e tij dhe të personave të lidhur me të, siç është ish-bashkëshortja dhe bashkëjetuesja. Gazetarja raporton se gjatë kontrollit që u bë në 8 mars në shtëpinë e partneres, janë sekuestruar disa prova, madhe dhe celulari i saj.

“Është detyrim për çdo funksionar të lartë, Ahmetaj duhet të deklaronte pasuritë e personave të lidhur me të, në rastin konkret të bashkëjetueses apo ish-bashkëshortes. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur. SPAK ka kryer kontrollet. Avokatët kanë bërë publike faktet, duke kundërshtuar dhe duke mos u marrë fare me strategjinë e dy avokatëve. Sepse ligji thotë që në momentin që kontrollon banesën, në momentin që gjyqtari firmosi që të kontrollohej banesë dhe madje kanë bërë kontroll personal ndaj bashkëjetueses, nuk ke më çfarë mohon në gjykatë. Por avokatët mbrojtës kanë strategjinë e tyre për të kundërshtuar provat që janë gjeneruar, midis tyre dhe telefoni i sekuestruar i bashkëjetueses.

Të gjitha këto fakte tanimë të bëra publike jo vetëm nga avokatët, por edhe derivatet e tjera e vendosin SPAK-unë të pambrojtur me tezën e tij që është sekret hetimor.

Që nga janari dhe deri tani, çështja e inceneratorëve ka qenë kryefjalë në Gjykatën e Posaçme, e ndarë në dy fashikuj. Për njërën çështje është vendosur dërgimi për gjykim, për çështjen e Fierit nuk është vendosur ende. Por mënyra se si po ecën SPAK dhe se si duket se po mat audiencat do të kërkojë apo jo arrestimin e Ahmetajt, mua më duket e paqenë kur bëhet fjalë për një çështje kaq të madhe”.

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj zyrtarisht është nën hetim nga SPAK për 4 akuza. Prokuroria e posaçme po e heton Ahmetajn për veprat penale që i përkasin dy procedimeve penale, të cilat janë bashkuar në një të vetëm.

Për çështjen e koncesionit për inceneratorin e Elbasanit Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre. Ndërsa për një tjetër kallëzim për pasurinë e tij ai po hetohet për “pastrim të parave”, “korrupsionit” dhe “fshehja e pasurisë”.

Hetimet për Ahmetajn kanë nisur që në 19 shtator të vitit të kaluar por ankimimi i kryer në gjykatë nga mbrojtësit e tij për kontrollet e ushtruara në banesat e tij dhe të bashkëjetueses më 8 mars faktoi bashkimin e 2 procedimeve dhe hetimin e tij për 4 vepra penale.

Aktualitet

KPA merr vendimin, shkarkon nga detyra kreun e KLP-së, Alfred Balla

Kolegji i Posaçëm i Apelimit kaloi sot në veting në shkallëtn e dytë kreun e KLP-së Alfred Ballën. Pas shqyrtimit të rastit, KPA vendosi largimin nga sistemi të Ballës.

Për Alfred Balllën, ankimoi në KPA Komisioneri Publik. Sipas KPA-së, Alfred Balla nuk duhet që të ushtrojë funksione në drejtësi për 15 vitet e ardhshme.

“Trupi gjykues e gjen të drejtë ankimin e Komisionerit publik duke konkluduar se vendimi i KPK-së është i pabazuar në fakte e ligj dhe si i tillë duhet ndryshuar. Trupi gjykues me shumicë votash vendos ndryshimin e vendimit nr 675 të KPK-së si më poshtë: Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Alfred Ballën. Subjekti i vlerësimit nuk mund të emërohet gjyqtar apo prokuror i çdo niveli, anëtar i KLP-së apo KLGj-së, inspektor i lartë i drejtësisë apo prokuror i përgjithshëm për një periudhë 15 vjeçare”, thuhej në vendimin e lexuar nga anëtarja e KPA, Ina Rama.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtar.

Continue Reading

Aktualitet

Pamje të rënda/ Protestuesi gjuan me shkelma gruan para Bashkisë së Tiranës

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zhvilluar edhe këtë të martë një tjetër protestë te Bashkia e Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Veliaj pas skandalit “5D” që përfshiu bashkinë e drejtuar nga ky i fundit.

Kjo është protesta e tetë që mbahet para godinës së Bashkisë, dhe ashtu si tubimet e mbajtura më herët edhe protesta e sotme është shoqëruar me incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, ku nuk kanë munguar edhe lëndët plasëse molotov të hedhura drejt godinës.

Por një incident është regjistruar jashtë gardhit metalik të Bashkisë mes dy protestuesve. Një grua është konfliktuar si fillim verbalisht me një protestues mashkull, dhe më pas sherri ka degruar deri në përplasje fizike. Nuk dihet ende pse dy protestuesit janë konfliktuar me njëri-tjetrin ndërkohë siç mund të shihet edhe në video në një moment burri i gjuan me shqelm gruas e cila rrëzohet në tokë. Lidhur me rastin ende nuk ka asnjë reagim zyrtar për të kuptuar arsyen e konfliktit, ndërsa skena ka shkaktuar shqetësim edhe tek protestuesit e tjerë.

Qytetarët u mblodhën ditën e sotme në protestë në orën 11:00 ndërsa kërkuan largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj. Protesta e sotme ashtu si protestat e kaluara u shoqërua me disa incidente ndëra qytetarët kanë hedhur bomba molotov drejt bashkisë. Këshilltarët e opozitës dhe qytetarëve tentuan disa herë për tu futur brenda objektit të bashkisë ndërsa më pas shkulen edhe gardhin metalik. Protesta zgjati rreth 1 orë e 30 minuta, ndërsa protesta e radhës u thirr të martën e ardhshme në orën 11:00.

Continue Reading

Aktualitet

Skandali i mikrokredive/ SPAK po e heton, Sejko tek “Ekonomia”: S’kam asnjë informacion

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko po dëshmon këtë të martë në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Ekonomisë për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në lidhje me skandalin e Mikro Kredit Albania për mbledhjen e kredive të këqija nga institucionet financiare jo banka.

Sejko deklaroi se nuk ka asnjë informacion nga Prokuroria, nëse kemi të bëjmë me mashtrim financiar, teksa sipas tij, atij nuk duhet t’i komunikohet që është nën hetim për “shpërdorim detyre”, por shkeljet që ka bërë.

Gent Sejko shmangu përgjegjësit, ku deklaroi se Banka e Shqipërisë nuk mund të ndërhyjë në marrëdhëniet që MCA ka me kontraktorët e tjerë. Sipas tij, po cilësohet “kriminel” kur nuk ka patur asnjë faj.

“Subjektet financiare që japin mikrokredi iu janë nënshtruar të gjitha kontrolleve. Revokimi i licensës është masa e fundit që mund të marrë Banka e Shqipërisë. Kjo mund të sjellë pasoja edhe për klientët. Banka e Shqipërisë nuk mund të ndërhyjë as në marrëdhëniet që ka MCA me kontraktorët e tjerë. Problemi me MCA është se të gjitha palët tashmë iu drejtohen gjykatave. Qytetarët duhet të paguajnë detyrimet që kanë.

Problemi në lidhje me normën e interesit ka të bëjë me mikro-kreditë. Kemi bërë inspektime dhe normat e interesit janë ulur me tre herë. Kemi qenë në nivelet e mbi 200 përqind e jemi tek 50-60 përqind, në qershor do kemi shifrën e re të përditësuar. Kemi marrë edhe masa, që detyrimi për klientët mos të jetë më tepër se 30 përqind e shumës së marrë si kredi.

Nëse qytetarët shikojnë shkelje, jo mashtrim financiar. Duhet të na thotë prokuroria nëse ka mashtrim financiar, unë s’kam asnjë informacion nga prokuroria, jo të më thotë mua prokuroria mua ‘ti je i hetuar për shpërdorim detyre’, por të më thotë ‘ja ku janë shkeljet ligjore, ja ku janë problemet dhe vepro’. Dhe atëherë unë si Guvernator po të mos kisha vepruar do të isha fajtor, por unë nuk kam asnjë informacion nga prokuroria. Dyshohem, hidhet gjithë ky tym, mblidheni ju këtu dhe më thoni mua ‘çfarë ka ndodhur, ç’është kjo gjë e tmerrshme që ka ndodhur dhe ti je kriminel’, ndërkohë që unë nuk kam informacion. Informacionin që kemi ne si Banka e Shqipërisë do të duhet ta shikojmë dhe gjykojmë me qetësi dhe ta zbërthejmë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ndihmojmë qytetarët.” – deklaroi Gent Sejko

Skandali me kreditë e këqija që mbledh Mikro Kredit Albania përllogaritet se prek 100 mijë familje ndërsa dëmi konsiderohet mbi 100 milion euro. Qytetarët kanë humbur edhe banesat e tyre për mosshlyerjen e kësteve, edhe pse kanë marrë shuma të vogla kredi.

Prokuroria e Tiranës vlerësoi se guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko duhet të hetohet për “shpërdorim detyre” nga SPAK, pasi dyshohet se mori masa të vonuara dhe të papërshtatshme për të frenuar skemën e dyshuar të mashtrimit ndaj mijëra qytetarëve nga shoqëria e mikrokredive MCA.

Continue Reading

Aktualitet

Ish-prokurori: Do të ketë zbardhje të shumë çështjeve, mes tyre vrasja e Artan Santos

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari  foli për goditjen e “të fortëve” të lekut dhe pushtetit pak ditë më parë nga SPAK.

Ai tha se SPAK ka shkaktuar tërmet në botën e krimit të organizuar.

Më tej Hajdari paralajmëroi duke thënë se do të ketë zbardhje të shumë çështjeve, ku mes tyre do të jetë vrasja e bankierit Artan Santos.

“SPAK ka shkaktuar tërmet në botën e krimit të organizuar. Deri tani SPAK ka goditur grupe të veçanta, ndërsa kjo goditje është 360 gradë. Ja ku është dosja. Ky është një lajm  i shkëlqyer për shoqërinë shqiptare dhe t’u mbyllë gojën atyre që sulmojnë SPAK. Shqipëria po hyn në një rrugë të re, SPAK po tregon se do e bëjë Shqipërinë, falë kushteve dhe besimit të qytetarëve. Mafia, krimi i organizuar, nuk luftohet dot fort me prokurori. Kjo ka disa të mira. Jam i bindur që do ketë të arrestuar që do të bashkëpunojnë me drejtësinë. Do të ketë zbardhje të shumë çështjeve, kuptoj si rrotullohet vrasja e Santos. Kam thënë që kur të krijohen struktura e posaçme, basti ka qenë kush do i vihet i pari para drejtësisë. Shumë shpejt para drejtësisë do të dalin vrasësit e gjyqtarit Konomi dhe Artan Santos.”, tha Hajdari.

Continue Reading

Aktualitet

Denoncimi i analistit: Dy gazetarë, një burrë e një grua marrin deri 100 mijë euro për t’iu shërbyer bandave

Analisti Arjan Curi deklaroi në emisionin ‘3D’ se dy gazetarë, një burrë e një grua marrin deri 100 mijë euro për t’u shërbyer bandave.

 

Ndërsa komentoi operacionin Metamorfoza, Curi tha se sipas tij, kokat më të mëdha të organizatës kanë ikur.
“Gjatë këtij operacioni, kokat më të mëdha kanë ikur dhe kanë akoma një histori të dytë që mund të ndodhi që kokat më të mëdha të kësaj 50-çes që është kërkuar për tu arrestuar, që janë deputetë.
Pse u quajt Metamorfoza 3 sepse janë të përfshira 3 këmbë sikurse krimi, politika dhe media.

 

Dy gazetarë shumë të famshëm dhe të rëndësishëm që i kemi çdo ditë në ekranet tona, një burrë dhe një grua, dalin dhe marrin pagesa deri në 100 mijë euro për të dhënë ose lajme në favor të njërës bande ose tjetrës ose për të devijuar vëmendjen e policisë duke dhënë vendndodhje të ndryshme për kriminelët.

Ka fletë të ardhura nga Belgjika dhe Franca ku flasin këta gazetarë me pagesa për tu bërë shërbime ndaj bandave”, tha Curi.

 

 

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING