Connect with us

Politike

Doshi dhe Berisha dy ‘non grata’/ Senatorët amerikanë: Politika duhet pastruar

Dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, në një intervistë për A2 CNN me gazetarin Ervin Koçi, u shprehën se marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikëa janë më të mirë se kurrë më parë. Pavarësisht kësaj, ata nënvizuan se thellimi i tyre duhet të vijojë ende. Të pyetur për çështjet e “non grata”-ve, ata u shprehën se pastrimi i politikës nga elementët korruptiv është një proces që duhet të ndodhë, ndërsa për çështjen McGonigal nënvizuan se çështja është ende nën hetim dhe presin rezultatet e saj.

A2 CNN: Senatorë, ju faleminderit për këtë mundësi. Me siguri nuk besoj se vizita juaj në Shqipëri është për turizëm, fatkeqësisht, por për punë. Cili është qëllimi i vizitës tuaj?

Senatori Murphy: Jemi shumë të lumtur që jemi këtu. Shqipëria është një nga partnerët më të fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjithë botën. Kur SHBA-të kanë nevojë për ndihmë, në shumicën e rasteve Shqipëria është ndër vendet e para që ne telefonojmë. Ky bashkëpunim nuk ka qenë kurrë më i fortë sesa tani. Jemi këtu për të mësuar se si mund ta mbështesim Shqipërinë në ambicen e saj për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, dhe se si mund të bëhet një anëtar edhe më i fortë i NATO-s. Por, gjithashtu se kemi shumë shqiptaro-amerikanë. Unë përfaqësoj shumë qytetarë që janë me origjinë nga kjo anë e globit që duan që këto marrëdhënie të thellohen më shumë në aspektin politik, ekonomik, kulturor dhe ne jemi këtu për të parë mundësitë për ta bërë të mundur.

A2 CNN: Po për ju z. Peters, si ju duk rikthimi në Shqipëri? Është vizita e dytë me sa di?

Senatori Peters: Po, është vizita ime e dytë. E përmendi edhe senatori Murphy, edhe unë përfaqësoj një komunitet shumë aktiv shqiptaro-amerikan në Detroit. Është një nga më të mëdhenjtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata më kanë nxitur të vij në Shqipëri, pasi flasin me shumë pasion për këtë vend. Ndaj, vizita ime e parë ka qenë 13 vite më parë dhe vazhdova të isha i angazhuar në çështjet që kishin lidhje me Shqipërinë, për të forcuar edhe më shumë miqësinë ndërmjet dy vendeve dhe i kisha premtuar atij komuniteti që do të kthehesha përsëri në Shqipëri. Dhe ja ku jam sërish këtu, për t’u siguruar që miqësia ndërmjet dy vendeve tona të bëhet edhe më e fortë.

A2 CNN: Ju e njihni situatën politike dhe ekonomike të Shqipërisë dhe sfidat që ka kaluar Shqipëria që nga Reforma në Drejtësi e deri tek problemet e sigurisë kombëtare. Z. Peters, si e shikoni situatën e sigurisë në Shqipëri?

Senatori Peters: Ne jemi duke bashkëpunuar për çështjet e sigurisë. Pjesë e çështjeve që trajtoj në Senatin Amerikan janë ato për sigurinë, drejtoj Komitetin për Sigurinë e Brendshme dhe Çështjet Qeveritare dhe jemi përgjegjës kryesor për çështjet e sigurisë kibernetike. Ne e dimë që ky vend ka qenë nën sulme kibernetike nga Irani. SHBA-të kanë punuar ngushtësisht me qeverinë shqiptare për të forcuar sistemet e mbrojtjes kibernetike. Ne kemi ata që quhen “ekipet e gjuetisë”, kanë ardhur për të kontrolluar rrjetet shtetërore, për të identifikuar pikat e dobëta, boshllëqet, ku mund të ketë programe armiqësore (malware) që mund të ekzistojnë, me qëllim që të forcohet sistemi dhe largohen viruset. Kemi gjithashtu edhe në agjenci tjetër – CISA – e cila është aktive në mbrojtjen e pjesëve të tjera të infrastrukturës kritike, jo vetëm ato shtetërore, por edhe ato si sektori financiar që janë gjithnjë në shënjestër të sulmeve kibernetike. Mendoj që ka vend për bashkëpunim. Qartësisht është e rëndësishme për Shqipërinë që të zhvillojë sigurinë kibernetike si një vend. Në botën moderne, sulmet kibernetike përbëjnë një kërcënim madhor, mbase kërcënimi madhor. Dhe ne jemi duke punuar për t’ju ndihmuar, për të ndihmuar qeverinë që të ketë sistemet mbrojtëse më të forta.

A2 CNN: Edhe një pyetje tjetër për sigurinë. Ballkani Perëndimor, përfshi Shqipërinë, është gjithmonë nën influencën e vendeve jo mike si Rusia. Kjo është shprehur në raportet e viteve të fundit të shërbimit informativ. Sa të cenueshme mund të jenë sistemet shqiptare përballë ndikimit rus në këtë periudhë pas agresionit ndaj Ukrainës?

Senatori Peters: Sistemet kibernetike janë sigurisht më të cenueshme. Rusët janë përfshirë në këtë lloj veprimtarie kudo në botë. Janë sulme të sofistikuara dhe ndaj duhen sisteme mbrojtëse po të sofistikuara. Ndaj, është me rëndësi të punojmë ngushtë me miqtë tanë në Shqipëri për t’i forcuar ato. Gjithashtu, po japim mbështetjen tonë kundër keqinformimit nëpërmjet rrjeteve sociale apo mënyra të tjera për të manipuluar informacionin. Por, është edhe partneriteti ynë në fushën e mbrojtjes. Unë shërbej në Komitetin për Forcat e Armatosura. Fakti që po zhvillohet stërvitja “Defender Europe 2023” është tregues se si ne bashkëpunojmë me aleatët në NATO për t’u siguruar që të kemi një ndërveprueshmëri ndërmjet ushtrive të Europës për të pasur një front të fortë kundër Rusisë apo çdo vendi tjetër që synon të dëmtojë. Besoj se është parandaluesi më i mirë nëse punojmë bashkë, stërvitemi bashkë dhe tregojmë vullnetin për të qëndruar fort bashkë. Edhe kjo e përforcon sigurinë dhe zmbraps ndikimet dashakeqe.

A2 CNN: Tre nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e iniciativës “Open Balkan”. Si e shikoni ju një bashkëpunim ndërmjet Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, por që nuk pranohet nga pjesa tjetër, përfshirë edhe Kosovën?

Senatori Murphy: Shtetet e Bashkuara janë mbështetës të iniciative së Ballkanit të Hapur. Unë personalisht jam mbështetës i kësaj iniciative sepse ajo që di është se një Ballkan Perëndimor i integruar, është një rajon më i fortë. Ju do të keni kompani më të mëdha që do të duan të zhvendosin aktivitetin e tyre në këtë rajon, pasi ato dinë se njerëzit dhe mallrat mund të lëvizin lirshëm në rajon. Ne e dimë dhe e kuptojmë tensionin politik që ekziston në rajon. Por, gjithsesi është një potencial që secili vend të ngrihet në mënyrë të pavarur nëse të gjithë këto vende bëhen pjesë e bashkëpunimit ekonomik. Gjithashtu, do të ndihmojë edhe procesin e anëtarësimit në BE. Bashkimi Europian i kushton më shumë vëmendje bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi etj., që ky rajon të bëhet tërheqës për Europën. Ka njerëz në Europë që thonë se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë zhvillim të mjaftueshëm për t’u bërë pjesë e BE-së. Unë nuk e pranoj këtë argument, por për ta trajtuar atë, më e mira që mund të bëjë ky rajon është të bashkëpunojë që të bëhet më tërheqës për investitorët.

A2 CNN: Z. Murphy, nëse do të pyesje shqiptarët, nëse duan të jenë pjesë e Bashkimit Europian apo Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me siguri do zgjidhnin të dytën. Si një popull proamerikan, edhe qeveria shqiptare ka qenë gjithmonë pro iniciativave amerikane. Një nga to ishte edhe strehimi i afganëve. A keni patur mundësi të vizitoni nga afër afganët që vijojnë të jenë në Shqipëri?

Senatori Murphy: Jemi mirënjohës për atë që Shqipëria ka bërë për Shtetet e Bashkuara, por edhe për partneritetin tonë në Afganistan. Amerikanët dhe shqiptarët kanë luftuar krah për krah në Afganistan. Ne kishim detyrim edhe ndaj bashkëpunëtorëve tanë në Afganistan që nuk do t’i linim mbrapa. Sigurisht, shumica e njerëzve që janë këtu, në fund do të shkojnë në Shtetet e Bashkuara. Shpresoj që të jetë një proces i shkurtër, por për të përpunuar aplikimet, për të kryer të gjithë vetingun e nevojshëm, për fat të keq kërkon kohë, ndonjëherë deri në një vit apo më shumë se një vit. Por, gjithsesi, cilido që dëshiron të vijë në Shtetet e Bashkuara, që është përkohësisht këtu dhe përmbush kushtet tona, ata do të gjejnë një shtëpi në SHBA. Sapo u takuam me një grup afganësh që kanë aplikuar për të ardhur në Shtetet e Bashkuara dhe them që ata janë të lumtur që janë në Shqipëri, ndihen të mirëpritur ngrohtësisht dhe teksa presin për të gjetur një vendqëndrim përfundimtar në Shtetet e Bashkuara, e dinë se ç’do të thotë për ta dhe familjet e tyre që Shqipëria u hapi dyert kur ata kishin nevojë.

A2 CNN: Qeveria Shqiptare ka shtyrë deri në fund të muajt gusht asistencën ndaj qytetarëve afgan të cilët janë strehuar në Shqipëri. Çfarë do të ndodh me ta më pas? Destinacioni i tyre fundor do të jenë SHBA apo do të ketë një marrëveshje tjetër me qeverinë shqiptare që ata të qëndrojnë pak më gjatë këtu, deri sa të ketë përfunduar procedura?

Senatori Murphy: Janë diskutime ndërmjet Administratës Biden dhe qeverisë shqiptare. Sigurisht ne duam që këta njerëz të vijnë në SHBA sa më shpejtë të jetë e mundur. Shpresa ime është se nëse do të duhet ende më shumë kohë, Shqipëria do të jetë e hapur për këtë. Por, siç e përmenda, ky do të jetë një diskutim ndërmjet Administratës Biden dhe Qeverisë së Shqipërisë.

A2 CNN: E përmenda që në hyrje të intervistës që të dy ju jeni të njohur me situatën në Shqipëri. Cili është opinioni i dy senatorëve amerikanë, kur në zgjedhjet e para pak ditëve, dy persona të shpallur “non grata” nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë, udhëhoqën fushatën për dy parti. Njëri lider i opozitës dhe tjetri mbështetës i mazhorancës?

Senatori Peters: Sigurisht është e rëndësishme për t’u siguruar që vendi lufton korrupsionin dhe e largon atë jashtë politikës në Shqipëri. Që të ndërtohet një demokraci e fortë, njerëzit duhet të kenë besim tek sistemi, të besojnë se personat që i përfaqësojnë nuk janë të korruptuar në asnjë mënyrë. Kështu që Shqipëria duhet të vijojë rrugëtimin për ta përmirësuar demokracinë, të gjithë e bëjmë, edhe ne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës punojmë për këtë gjithë kohës. Demokracia nuk është diçka që merr dhe e ke, por është një sfidë e përhershme. Duhet të sigurohesh pa pushim që po Lufton për parimet e një shoqërie të hapur demokratike. Në fund të fundit, janë qytetarët e Shqipërisë duhet të insistojnë që korrupsioni të dalë nga sistemi në mënyrë që demokracia të forcohet këtu.

Senatori Murphy: Shqipëria ka bërë përparim domethënës në luftën kundër korrupsionit. Sigurisht, ka ende reforma për të zbatuar, por që tani ne kemi parë ecurinë pozitive në sistemin gjyqësor ku ata që ishin brenda sistemit dhe kërkonin të përfitonin nga postet e tyre, po largohen dhe ky është një sinjal i vërtetë që ky vend është i vendosur ta luftojë korrupsionin. Mendoj se Senatori Peters ka të drejtë, të gjithë kemi vështirësitë tona, apo jo? Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund t’i bien botës qark dhe të pretendojnë përsosmëri. Edhe demokracia jonë ka probleme. Ndaj, një nga arsyet se përse ne jemi këtu, është që të punojmë mbi problemet e përbashkëta, në mënyrë që të ketë më shumë njerëz që votojnë në zgjedhje dhe që ndëshkojnë edhe më shumë këta abuzues kudo mundemi. Këto janë probleme të përbashkëta dhe ne jemi të angazhuar për të gjetur zgjidhje për to.

A2 CNN: Kryeministri Rama ka deklaruar se pret një dhuratë nga SHBA më 4 korrik, për ditëlindjen e tij. Keni ndonjë ide çfarë mund të jetë?

Senatori Murphy: Nuk e di, do ta diskutojmë me kolegët tanë kur të kthemi dhe të mundohemi t’i sjellim diçka të mirë. Sigurisht, duke respektuar rregullat tuaja të etikës. Por, lajmi i mirë është se mbështetja për Shqipërinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një çështje patriotike. Nuk është një çështje e Demokratëve apo Republikanëve. Të dyja partitë janë mbështetëse të mëdha të Shqipërisë. Ne do të kthehemi dhe do të diskutojmë me kolegët republikanë se çfarë dhurate dypartiake mund t’i japim.

A2 CNN: Kryeministri Rama përmendet disa herë në çështjen McGonigal që po gjykohet në SHBA. Opozita këtu e akuzon se ka përdorur lidhjet me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së për të goditur rivalët e tij politikë këtu në Shqipëri. Ju shqetëson kjo lidhje e kreut të Qeverisë shqiptare me z. McGonigal dhe a ndikon ajo në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Tiranës?

Senatori Murphy: Sigurisht, nuk jam i shqetësuar për marrëdhëniet me Shqipërinë. Ato nuk kanë qenë kurrë më të mira. Këto janë akuza serioze, por tashmë janë pjesë e një procesi penal që është ende nën hetim. Ne jemi gjithmonë shumë të kujdesshëm, pasi si anëtarë të Senatit amerikan, ne nuk komentojmë për çështje që janë ende nën hetim, qoftë për qytetarët amerikanë, ose për qytetarë të shteteve të tjera. Jemi duke ndjekur çështjen dhe presim të përfundojë.

A2 CNN: Senatorë, faleminderit për këtë intervistë.

Senatorët Murphy dhe Peters: Faleminderit shumë. Ishte kënaqësi.

Politike

“E kërkova prej kohësh bashkëpunimin zyrtar me SPAK-un”/ Veliaj: Ja pse iu referova prokurorëve si kolegë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një interviste komentoi edhe dëshminë e tij në SPAK.

Ai u shpreh se e kishte kërkuar prej kohësh bashkëpunimin zyrtar me SPAK-un, ndërsa sqaroi se përse iu referua prokurorëve si kolegë.

Sipas kreut të bashkisë, njerëzit që i sheh të angazhuar në një mision të përbashkët, ai i konsideron kolegë.

“Deri tani ka qenë tabu që autoritetet të bashkëpunonin dhe janë parë si armiqësore. Është normale  që autoritet të kenë nevojë të sqarohen. E kam kërkuar prej kohësh bashkëpunimin zyrtar me SPAK-un. S’ka pse të na bëjë përshtypje kur një palë s’ka asnjë kompleks dhe ka shprehur gatishmëri. Ajo që duhet të na bëjë përshtypje është jo një njeri që respekton ligjin, por ata që refuzojnë dhe sulmojnë organet e drejtësisë.

Unë ju quaj kolegë dhe ju të medias, pra njerëzit që janë angazhuar në një vokacion publik, sepse kemi një mision të përbashkët. Kush i sheh si armiq nuk duan që disa institucione të funksionojnë. Një njeri duhet të jetë konsistent, s’mund të them një herë “rroftë SPAK-u” dhe më pas ta degjeneroj këtë institucion. Normalja e re duhet të jetë e njerëzve që bashkëpunojnë”.

“Bashkia është klient, si çdo klient tjetër, si përshembull, Bashkia e Vorës, Rrogozhinës dhe gjithë qarkut. Pra jemi një nga klientët, jemi përdoruesit më të mëdhenj por jo pronar. Licencimi bëhet nga  një tjetër institucion. Kontrata është bërë nga ministria e Mjedisit në atë kohë. Ligji i ka shumë të qarta dhe kjo s’ha debat fare”, tha Veliaj.

I pyetur pse nuk ka folur më herë për të adresuar akuzat nga opozita dhe për të hedhur dritë, Veliaj tha: Sa herë që më është kërkuar  kam folur, por kini parasysh që opozita s’ka punë. Çfarë pune ka për të bërë Saliu gjithë ditën në shtëpi; Meta gjithë ditën në paralele? T’u kthej përgjigje njerëzve që skanë punë, shpif shpif se diçka do mbetet. Kjo është e gjitha politike, s’ka debat vlerash. Kjo është “ikni ju që të vijmë ne dhe ta kthejmë Shqipërinë flakë e zjarr siç e kemi pas.

Continue Reading

Politike

‘Betejë e shtrirë kudo’/ Kraja: Largimi i Veliajt është emergjencë kombëtare!

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV për të komentuar betejat politike të opozitës ishte shefi kabinetit të kreut të PD, Akil Kraja.

Kraja është shprehur se protesta që do të zhvillohet nesër paradite është një shërbim që qytetarët do ti bëjnë të ardhmes së fëmijëve të tyre pasi largimi i Veliajt është emergjencë kombëtare.
Fokusi i opozitës nuk është vetëm bashkia e Tiranës por është korrupsioni që ka gjunjëzuar shtetin që nga koka që është Edi Rama dhe shtrihet në çdo zyrë e institucion. Kjo është një betejë që është e shtrirë në kohë dhe po zhvillohet kudo.

Baza e çdo demokracie e çdo shteti që zyrtarët janë aty për ty shërbyer taksapaguesve dhe jo për ti vjedhur ato. Veliaj ka pasur një reagim shumë të fortë cilido zëri kritik dhe së fundi ka shpërthyer ndaj gazetarëve të sojit të tij si është dhe Baton Haxhiu.

Protesta e së martës është një thirrje që 9i drejtohet çdo njeriu dhe qytetari që të marrin pjesë në protestë pasi është një shërbim që i bëhet të ardhmes dhe fëmijëve të tyre pasi dëmi që Veliaj ka shkaktuar është shumë i madh që arrin në qindra miliona euro.

Continue Reading

Politike

DETAJE / Rama mbledh nesër në Kryesinë e Kuvendit, deputetët dhe ministrat

Kryeministri Edi Rama ditën e nesërme do të mbledhë grupit parlamentar të PS-së në Kryesinë e Kuvendit. Përveç Ramës në këtë takim do të jenë të pranishëm dhe kabineti qeveritar. Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 10:00, teksa të pranishëm do të jenë edhe deputetë të Partisë Socialiste.

Rama në këtë mbledhje pritet të adresojë në këtë mbledhje problematika që kërkojnë zgjidhje. Kjo nuk do të jetë mbledhja e parë pasi Rma ka zhvilluar edhe disa javë më parë mbledhje të tjera. Rama pritet të niset për një vizitë pune dy ditore në Gjermani dhe fill pas kësaj, më 12 maj, do të nisë atë që konsiderohet turi i diasporës. Kreu i qeverisë shqiptare do të udhëtojë në 4 shtete ku jeton pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë, duke nisur me Athinën dhe për të vijuar më pas me Mynihun, Milanon dhe Londrën.

Continue Reading

Politike

A je takuar me Shkëlzen Berishën? Veliaj: Rrugët tona u ndanë tek gjimnazi Sami Frashëri

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mohuar se është takuar në një darkë para disa vitesh me djalin e kryedemokratit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe gazetarin Çim Peka. Veliaj zgjodhi një media pro-qeveritare për të folur, në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur, që nga thirrja e tij në SPAK deri te korrupsioni i Dosjes 5D. Në Top News, Veliaj deklaroi se për herë të fundit me Berishën janë shkëmbyer në oborrin e gjimnazit “Sami Frashëri” kur ishin adoleshentë.

“Me Shkëlzen Berishën mund të jem shkëmbyer për herë të fundit kur kemi qenë gjimnazistë. Ai ishte një vit mbi mua. Që atëherë kam kuptuar se njeriu, që në adoleshencë fillon të kuptojë kush di të qeverisë keq dhe mirë. Edhe atëherë, në shkollë, nuk përziheshim as në oborr pasi familja ishte damkosur që solli problemet me piramidat dhe shkatërrimin e vendit. Nëse po shqyhen me njeri-tjetrin, atëherë mirë t’ju bëhet. Sepse vetë Saliu sajonte gjëra të tilla. Saliu vetë, gjatë fushatës së kaluar, tha se Erion Veliaj, në 1977-ën, dy vite para se të lindte, ishte bërë një kitarist i famshëm nga Kalifornia, kishte krijuar edhe një grup roku dhe kishte shkuar në Iran. Pra, sipas tij, unë i kisha bërë gjithë këto mëkate para se të lindja. Parimi është: kush mbjell erë, do korrë stuhi. Saliu, Zeni dhe gjithë familja e tyre, dhe ajo vajza që vjen këtu te bashkia me molotov dhe thotë “lironi babin”, janë duke korrur atë që kanë mbjellë vetë”, tha Veliaj.

Veliaj shtoi se rrugët me Shkëlzen Berishën i kanë ndarë tek oborri i gjimnazit.

“Nuk më intereson fare çfarë thotë ai sepse babanë e tij e kemi mundur tre herë në zgjedhjet e përgjithshme dhe tre herë në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Meqë do të angazhohet politikisht, bujrum le të vijë, të kandidojë. Nuk më jep asnjë emocion një njeri që hodhi një fshat në erë dhe një njeri, i cili prej hallit që ka zënë babanë, detyrohet të shpenzojë paratë e veta, që të sjellë njerëz nga qytetet e tjera sepse nuk i del Tirana në protestë. Në këtë sens, ai të vazhdojë me aventurat e tij, ndërkohë unë kam punë për bërë. Rrugët tona janë ndarë që te oborri i Samiut”, tha Veliaj.

Continue Reading

Politike

Presidenti Begaj vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Françesku, ja dhurata për Atin e Shenjtë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj u prit sot në një audiencë të veçantë në Selinë e Shenjtë në Vatikan nga Shenjtëria e tij, Papa Françesku.

Kjo është hera e dytë që Presidenti Begaj pritet nga Ati i Shenjtë, pas vizitës së parë që zhvilloi në Vatikan në dhjetor të vitit 2022.

Kreu i shtetit falënderoi përzemërisht Papa Françeskun për këtë pritje duke i shprehur atij urime të sinqerta për angazhimin e fuqishëm në përhapjen e paqes përmes mesazheve të drejtpërdrejta për t’i dhënë fund luftërave sidomos në zonat e e nxehta të konfliktit; Ukrainë e në Lindjen e Mesme.

Presidenti i Republikës konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në krah të aleatëve perëndimorë për zgjidhjen përmes dialogut, si i vetmja garanci për stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit dhe me gjerë.

 

 

Presidenti Begaj i dhuroi Atit të Shenjtë një pikturë të Kishës së Kuvendit të Rubikut, një ikonë e krishtërimit shqiptar dhe një ndër kishat më të vjetra në Ballkan

Continue Reading
Advertisement

TRENDING