Connect with us

Politike

Dosja Beleri/ Rama: Nuk duam estradë ballkanike me gërhama nacionaliste në rajon

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në emisionin “Real Story” , se nuk duan konflikte dhe as estradë ballkanike me gërhama nacionaliste në rajon. Sipas tij, Greqia një nga partnerët strategjikë të Shqipërisë, pasi me të na lidh historia, fqinjësia dhe e ardhmja.

Sakaq, Rama ka theksuar nga Parisi se nuk e pranojmë dot të trajtohemi pa respekt, pasi gjithçka është reciproke.

Pjesë nga intervista:

\Folët për ndryshimin e klimës në grupin e vendeve skeptike ndaj Shqipërisë, ku padyshim Holanda mban vendin e parë, Franca të dytin por padyshim edhe vende të tjera përfshi edhe Gjermaninë. Sot raportet e Shqipërisë, e qeverisë tuaj, me vendet e BE janë të shkëlqyera, përjashto Greqinë. 

Rama: Është një moment, është një moment që do kalojë. Shqipëria është sot një vend, me një profil, besoj unë të qartë që duhet ta konsolidojmë në vazhdim. Ne duam miqësi me të gjithë miqtë, ne duam absolutisht jo vetëm miqësi por duam partneritet strategjik me Greqinë me Italinë, me Turqinë. Ne nuk duam konflikte, ne nuk duam sherr, ne nuk duam estradë ballkanike me gërhama nacionaliste në rajon, ne duam të kemi sa më shumë kushte për të promovuar paqen bashkëpunimin etj etj. Një gjë nuk e pranojmë dot dhe nuk do ta pranojmë që të trajtohemi pa respekt. Për sa kohë trajtohemi me respekt, për sa kohë trajtohemi me të njëjtin respekt që japim ne jemi në rregull.

Pra, ju thoni që Greqia ka munguar në respekt ndaj nesh?

Rama: Jo, jo, jo.. Në rastin e Greqisë ne e kemi bërë shumë të qartë, që në krye të herës. Greqia është një nga partnerët strategjikë të Shqipërisë, me Greqinë na lidh historia, na lidh fqinjësia, na lidh e ardhmja. Unë e kam thënë hera herës diçka që në fakt nuk ka nevojë as të përsëritet dhe që të gjithë do ta kenë parasysh, fqinjin nuk e zgjedh, fqinjin e ke. Gjyshja ime, ndjesë pastë, thoshte fqinj i mërzitur, shtëpi e sekëlldisur. Pra, nëse fqinjësia ushqen sekëlldi dhe ushqen mërzi nuk është  e mirë. Greqia ka marrë një pozion të caktuar në këtë periudhë kohe, ne nuk kemi reaguar përvec se kemi nënvizuar faktin që ne nuk lëvizim, nuk lëvizim nga pozicioni ynë për arsyen e thjeshtë se ne këtë pozicion nuk e kemi marrë në raport me Greqinë, nuk e kemi marrë në raport me një individ, ne këtë pozicion e kemi marrë në raport me veten dhe me të ardhmen që është pozicioni që Shqipëria duhet të ketë një drejtësi të pavarur. Dhe nëse ne nuk lëvizim nga ky pozicion për shumë raste që lidhen me qytetarë të Republikës së Shqipërisë me kombësi shqiptare ne nuk kemi pse të lëvizim për një qytetar të Republikës së Shqipërisë me kombësi greke, apo me kombësi franceze është e njëjta gjë.

Ju thatë që kjo është një situatë që ju do ta zgjidhni, si do ta zgjidhni? Keni deklaruar se do pritet fundi i gjyqit. Tashmë aty kemi një kryetare bashkie që për fat mori vota për të cilat kishte nevojë Himara, edhe nga krahët e tjerë. U duk si një reflektim në heshtje edhe nga partitë e tjera opozitare, përveç asaj minoritare, por keni thënë që nuk do ketë zgjedhje. Ka shkuar prefekt z. Tavo, me marrëdhënie të shkëlqyera me Athinën, a është ky fillimi i zgjidhjes së situatës në Himarë.

Rama: Problemi në vetvete, që lidhet me një emër të veçantë është një problem i drejtësisë dhe atë problem do e adresojë deri në fund vetëm drejtësia. Në këtë pikë, pozicioni ynë nuk ndyshon dhe në këtë pikë nuk ka asgjë, asgjë, asnjë lloj qasje politike, asnjë lloj presioni.

Megjithëse vendimi që ju keni marrë është disi i diskutueshëm nga pikëpamja ligjore, që thoni nuk do ketë zgjedhje..

Rama: Jo, ta shpjegoj. Në këtë aspekt nuk ka çfarë ndryshon asgjë dhe ne jemi aty ku kemi qenë që në sekondën e parë, dhe na vjen keq shumë që nga ana e fqinjëve dhe e miqve tanë grekë kjo nuk është kuptuar si duhet, apo nuk është vlerësuar sa duhet, është menduar që me presion mund të lëvizim nga ky pozicion sepse kjo nuk ka për të ndodhur. Ndërkohë ne marrëdhëniet dhe komunikimet i kemi të vazhdueshme dhe as bëhet fjalë që të djegim organin për një plesht, nuk bëhet fjalë. Ne kemi vetëm pozitivitet dhe vetëm dëshirë pozitive që marrëdhëniet me Greqinë të ngjiten nivelin më të lartë të mundshëm të parneritetit, të miqësisë, të fqinjësisë e kështu me radhë.

Politike

“Më gjykoni nga reputacioni i armiqve”, Veliaj mesazh të ‘koduar’ para se të shkonte në SPAK?!

Mbrëmë, mediat pranë opozitës, duket se i kishin koordinuar mirë emisionet e tyre, duke ftuar në studio analistë e gazetarë që njihen për sulmet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të komentuar vajtjen e tij në SPAK ditën e sotme.

Por, sot në mëngjes Veliaj, u është përgjigjur atyre me një story në WhatsApp, duke cituar një nga shprehjet e famshme të Presidentit Amerikan, Frenklin D. Ruzvelt.

“Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë”, ka shkruajtur Veliaj, i cili pasi është ka shkuar në SPAK, do të jetë prezent në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës ku do t’i jepet titulli “Qytetar Nderi” Ali Ahmetit dhe një rrugë në Tiranë do të marrë emrin e Remzi Hoxhës, biznesmeni që u zhduk nga SHIK-u i Sali Berishës në vitin 1995.

Continue Reading

Politike

“Meta akuzon Monikën si bashkëpunëtore të SPAK”

Analisti Poli Hoxha bëri të ditur në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, se për të analizuar atë çfarë ndodhi në Konventë nuk është se kërkon një analizë shumë të detajuar sepse situata është mjaft e qartë dhe e thjeshtë për ta kuptuar.

Ilir Meta shpalli armiq të gjithë ata që kanë dëshmuar në SPAK duke filluar që nga Monika Kryemadhi, pasi dyshon se të gjithë e kanë tradhtuar dhe janë bashkëpunëtorë të SPAK-ut.

“Bëjmë gabim në analiza kur flasim për politikë të stërholluar, sepse çdo simptome do i gjejmë shkakun. Pse ka nisur çarja Meta- Kryemadhi? Ajo  ka nisur nga SPAK. Të gjithë që janë pyetur nga SPAK dhe shumë mesa di kanë thënë të vërtetën, të gjithë u shpallën armiq. Telefoni që u gjet në shtëpinë e mamasë së Monikës ku janë biseda ndër vite. Elona Guri armike se është thirrur në SPAK, Monika po ashtu, Brahimllari armik se ka qenë në SPAK, Luan Rama armik se është thirrur në SPAK etj. Nuk e kuptoj se çfarë opozite do të bëj Meta? Që kur është futur në arrest shtëpie Berisha, Meta ka mbajtur distancë. Por gjërat qartazi ecin paralel me SPAK. Kanë informacione ata se çfarë ndodh në SPAK. Meta kujtohet që këtë distancë ta shuajë menjëherë sepse e mendon se SPAK i është afruar. Këndon këngë për Berishën poshtë ballkonit, ai nuk i përmend as emrin.”, tha Hoxha.

Continue Reading

Politike

A ka Meta informatorë në SPAK? Myslim Murrizi zbulon emrin

Ish- deputeti i PD, Myslym Murrizi foli në lidhje me zhvillimet politike të vendit dhe kryesisht për atë që po ndodh me Partinë e Lirisë dhe tashmë presidentin e saj, Ilir Meta.

Murrizi e cilësoi kreun e PL si një enverist që është në betejë me Ramën për të marrë ithtarët komunistë. Por kur pyetet se si një enverist nuk “ngurojnë të veshë bluzën “Free Berisha” dhe të mbështesë liderin e opozitës”, ai thotë se “hipokrizia është gjellë që hahet me orekse. Këta e hanë me garuzhde, për një karrige të qelbët të shtetit dhe pushtetit”.

Ish- deputeti nuk e beson “luftën ndaj depozitimit” që Meta ka shpallur në partinë e tij.

“Nuk është e vërtetë, njerëz që ndajnë 8 orë krevatin së bashku, prindër të 3 fëmijëve, të jenë kaq shumë të mosmarrur vesh për hatër të parimeve për këtë mender demokraci që jetojnë shqiptarët 34 vite. Ky është një teatër, jo të gjithë mund të na fyejnë injorancën me këto veprime. Nuk e besoj faktin që Monika është tërhequr.

As shqiptarët nuk e besojnë. Nuk do tërhiqet sepse politika është ves. (…) Atë që ndodhi që ndodhi do të quaja një taktikë elektorale politike brenda subjektit për të ngritur adrenalinën e militantëve, për të thënë që këtu po bëhet një gjë e madhe”.

Përsa i përket marrëdhënies së Ilir Metës me SPAK-un, Murrizi tha se nuk është çudi që ai të ketë informatorët e tij brenda këtij institucioni.

Në një institucion me 18 prokurorë dhe 17 agjentë të BKH, nuk është çudi që të marrësh informacion. Për shembull, keni dëgjuar ndonjëherë Metën ta zërë me gojë Arben Krajën.

Asnjëherë! E ka pas vartës. Kur ishte Kryeministër, e ka pas atje. Pasi iku nga nënkryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit nga Mustafa Kërçuku vajti shefi ia anti-korrupsionit dhe këshilltar e jurist i tij”, tha Murrizi.

Continue Reading

Politike

Berisha nga ballkonit: Nga këtu lart shoh një horizont që s’e kemi parë 11 vite, dimri po ikën…

Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, një ditë para protestës tek bashkia e Tiranës, deklaroi se, shikon vetëm fitore.

“Këtu nga Rruga e Shpresës, nga ky ballkon, nga ky podium unë shoh një horizont që nuk e kemi parë 11 vite! Unë shoh fitore, fitore, fitore”, deklaroi kryedemokrati Sali Berisha.

Sali Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare! Të nderuar qëndrestare dhe qëndrestarë. Heronj të vërtetë të shpresës dhe të ardhmes së Shqipërisë. Çdo muaj. Çdo javë. Çdo ditë dhe çdo orë ju zhvilloni një betejë epike. Një qëndresë të admirueshme. Të denjë për secilin qytetar që e quan veten shqiptar, që i thotë lirisë, liri dhe dinjitetit njerëzor, dinjitet.

Ju qëndruat në ditët më të zeza të demokracisë. Ju përhapët dritë në natën e saj. Ju qëndruat në ditët më të acarta për pluralizmin. Nën stuhitë më të egra ndaj narkoshteti të bandave dhe krimit kundër opozitës shqiptare. Ju qëndruat këtu përditë në ‘Rrugën e Shpresës’. Por të dashur miq, tani ne jemi në një stinë tjetër.

Dhe nuk e kam fjalën për përfundimin e stinës së dimrit. Po e kam fjalën për përfundimin e stinës 11-vjeçare të Rilindjes shkatërrimtare të kombit shqiptar dhe të Edi Ramës. Të dashur miq, pranvera e lirisë, pranvera e shpresës ka nisur në të katër anët e vendit. Flladi i tyre po freskon, po ushqen mendjet dhe zemrat e shqiptarëve. Këtu nga Rruga e Shpresës, nga ky ballkon, nga ky podium unë shoh një horizont që nuk e kemi parë 11 vite! Unë shoh fitore, fitore, fitore!

Continue Reading

Politike

Fati i çiftit Meta-Kryemadhi është vendosur para një jave, ja çfarë u dekonspiruar

Analisti Arian Curi ka deklaruar se për kreun i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe zonja Monika Kryemadhi është marr masa e sigurisë para një jave.

Sipas tij, ekzekutimi i kësaj masa sigurie nuk është ekzekutuar më parë sepse është dekonspiruar operacioni.

“Operacioni u shty sepse u dekonspirua. SPAK nuk ka dëshirë që të dekonspirohet operacioni por në mestë të javës së kaluar është marr masa e sigurisë për çiftin Meta-Kryemadhi , ku një prej të dyve është arrest shtëpie dhe një tjetër arrest me burg.

Në ditët në vazhdim do ta shikoni se cili është në njërin vend dhe cili në vendin tjetër.  Thjesht pritet që të ekzekutohet vendimi”, deklaroi ai

Continue Reading
Advertisement

TRENDING