Connect with us

Kronike

E mbanin peng dhe e shfrytëzonin për pro*titucion, në pranga tre ‘tutoret’

Tre gra janë arrestuar nga policia e Fierit pasi kanë mbajtur të mbyllur dhe kanë shfrytëzuar për prostitucion një 24 vjeçare në Patos. Në pranga kanë rënë Pranvera Isufaj, Aleksandra Toska dhe e mitura A.D. Ndërkohë në kërkim është shpallur edhe Arbër Mehmeti, person ky me precedentë të mëparshëm penalë dhe njëherësh i Clab “Cassablanca” në Fier. Prej dy muajsh, 33 vjeçari, Arbër Mehmeti në bashkëpunim me tre të arrestuarat, nëpërmjet kërcënimeve ka mbajtur të mbyllur 24 vjeçaren të cilën e ka shfrytëzuar edhe për prostitucion në banesa me qera dhe hotele të ndryshme të Fierit. 32 vjeçarja Pranvera Isufaj dhe Arbër Mehmeti kishin të dy precedentë të mëparshëm penalë.

Mehmeti ishte dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë. Rezulton se në 2013, Arbër Mehmeti u arrestua pasi së bashku me Shpëtim Kandën, në vendin e quajtur “Transport Patos”, tentuan të vrasin me armë zjarri, dy të rinjtë E.S dhe E.S, 21 vjeç.

Ndërsa, e arrestuara, Pranvera Isufaj në mars të vitit 2018, ka kundërshtuar forcat e policisë gjatë kontrollit që po zhvillonin në një lokal nate në Fier ku shitej kokainë. 32-vjeçarja ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Kronike

E denoncoi më 7 maj/ Fjalët e fundit të shqiptares para se ish-bashkëshorti ta vr*iste: Më ruan me…

Mediat greke, vijojnë historinë tragjike të shqiptares së vrarë Enkelejda Denaj, në Athinë nga ish-bashkëshorti Eduard Danaj.

Enkelejda Denaj, e cila u masakrua me thikë, ka jetuar në një ferr me rrahje, abuzime dhe sharje,

Raporti mjeko-ligjor i trupit të vlonjates, përshkruan 15 plagë me thikë në të gjithë trupin.

Enkelejda u takua me Eduardin kur ishte 17-vjeç dhe të dy lanë Vlorën, për një të ardhme më të mirë në Greqi. Në moshën 19-vjeçare, lindi vajza e parë, por sipas dëshmisë së viktimës të dhënë në 7 maj kur denoncoi për herë të fundit ish-burrin për dhunë, ajo ka treguar se asnjëherë nuk shkuan mirë si çift.

“Më ka kërcënuar, abuzuar shumë herë, më ka mërzitur. Kam raportuar disa incidente por jo të gjitha”, ka dëshmuar 40-vjeçarja.

Ajo ka deklaruar më 7 maj në polici se ish-bashkëshorti e ka vëzhguar prej një jave me makinë jashtë shtëpisë së saj. Enkelejda ka deklaruar se iu afrua dhe i tha se çfarë bën këtu, po ai e ka rrahur dhe duke i thënë se do ta djegë.

Në polici autori i krimit, ka thënë se një foto në “Facebook” e çoi në vendimin për të thurur planin për ta vrarë. Ai pretendon se e ka parë Enkelejdën të shfaqte foto me një burrë tjetër dhe vendosi t’i jepte fund gjithë kësaj.

“Nuk durova ta shihja të dashurin e saj. Ai po ngiste makinën time dhe unë punoja dy punë”, ka thënë shqiptari në polici.

“E mendova me shumë kujdes dhe vendosa që një natë më parë. E dija se sa orë shkon ajo në dyqanin ku punon dhe pa humbur kohë mora një thikë nga shtëpia dhe shkova në vendin ku e dija se do të shkonte në punë. Sapo e pashë që po vinte, iu afrova i thashë “çfarë ka ndodhur, a je mirë, të ngjitemi në shtëpi” dhe ajo m’u përgjigj “nuk kemi punë të shkojmë në shtëpi”. Këto ishin fjalët e saj të fundit, kur u sulmua e thikë deri kur e ka lënë të vdekur në vend. Pastaj u largova nga atje në këmbë, shkova për dy orë për të fjetur në një hotel dhe kur u largova atje kërkova alkool dhe fillova të endem nëpër rrugë”, ka deklaruar 50-vjeçari.

Skena e krimit është kapur nga kamerat e sigurisë dhe ka qenë vajza e çiftit, që i ka thënë policisë se cilat kamera kishin filmuar ngjarjen në vendin e sulmit.

Vetëm 4 orë para vrasjes, ai ka shkuar dhe ka blerë birra dhe shfaqet pranë këtij koshi, duke hedhur një qese me shishet e birrës, ndërsa pas krimit ka hedhur celularin për të mos u zbuluar nga autoritetet.

Dëshmitarë në median greke flasin se çifti debatoi, Eduardi theu shishet e birrës ndërsa Enkelejda bëri gjithçka për të shpëtuar veten.

Më herët, familjarët e saj dëshmuan dhunën barbare të Eduard Denaj ndaj Enkelejdës, madje edhe kur ishte shtatzënë ish-burri I ka future kokën në kovë e zbardhues rrobash.

Të hënën në 20 maj, shqiptari do të dalë në gjyq për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Continue Reading

Kronike

64-vjeçari ngacmon se*ksualisht një 9-vjeçar, procedohet penalisht

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht disa shtetas për vepra të ndryshme penale. Sipas një njoftimi zyrtar, mes emrave të proceduar është edhe një 64-vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një djalë të mitur 9 vjeçar.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se rastin e ka kallëzuar gjyshja e fëmijës së mitur. Më tej bëhet me dije se ngjarja është regjistruar ditën e djeshme ndërsa 64-vjeçari është identifikuar me inicialet B. S.

Njoftimi nga Policia

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë: Sektori i Narkotikëve referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin M. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis. Komisariati i Policisë Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin B. S., 64 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetase, se 64-vjeçari, ditën e djeshme, i ka ngacmuar seksualisht nipin e saj, 9 vjeç.

Komisariati i Policisë Sarandë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin A. M., 32 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa pjesë këmbimi automjetesh, në magazinën e shtetasit A. T., në fshatin Shelegar. Po ky komisariat referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasit Sh. M., 47 vjeç dhe J. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në automjetin që këta shtetas posedonin dhe në banesën ku qëndronin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis dhe një shufër metalike.

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasit I. M., 61 vjeç dhe A. B., 41 vjeç, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në Vlorë dhe Himarë, duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur. Materialet iu referuan Prokurorive, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Kronike

Nga dhuna në familje e deri te vjedhja, arrestohen 5 persona në Tiranë

5 persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme. Mësohet se një nga të arrestuarit u vendos në pranga pasu 41-vjeçari me inicialet H. B. ushtronte dhunë ndaj gruas së tij.

Më tej në njoftimin e policisë bëhët me dije se 32-vjeçari i arrestuar i ka vjedhur një gruaje një shumë parash si dhe e ka ngacmuar seksualisht. Një tjetër person është arrestuar për dhunë ku raportohet se një 37-vjeçar ka dhunuar vjehrrin e tij.

Gjithashtu është arrestuar një 20-vjeçar  pasi në rrugën “Andon Pano”, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident ka mbetur vete shoferi i plagpsur dhe një 25-vjeçar.

Njoftimi i plotë

Tiranë/Arrestohen 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin H. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, po nga këta specialistë u ndalua shtetasi H. S., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Luigj Gurakuqi”, dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash një shtetaseje, si dhe e ka ngacmuar atë seksualisht.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. P., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. N., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin M. S., 20 vjeç, banues në Paskuqan, pasi në rrugën “Andon Pano”, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar 20-vjeçari së bashku me pasagjerin në motomjet, shtetasin F. S., 25 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 19.05.2024, në Fushë Krujë, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. H., 53 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Continue Reading

Kronike

E rëndë/ Gjendet i varur 53-vjeçari në Fushë Krujë

Një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike këtë të diel në Fushë Krujë.

Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi A. H., 53 vjeç, i cili është gjetur pa shenja jete, Sipas uniformave blu, 53-vjeçari dyshohet se është vetëvarur, teksa vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Continue Reading

Kronike

U kapën duke punuar në objekte pa leje, procedohen penalisht 4 persona në Kukës

4 persona janë proceduar ditën e sotme në Kukës pasi policia evidentoi 2 raste të ndërtimeve pa leje. Mësohet se nga kontrollet dhe verifikimet  në terren u zbuluan dy raste të ndërtimit pa leje.

Personat e proceduar janë një 42-vjeçar me inicialet S. H., 49-vjeçari me inicialet A. M. Gjithashtu janë proceduar dy persona të tjerë me inicialet A. H. dhe M. S. Ata u konstatuan nga Policia, duke punuar me mjete të rënda, në njërin nga objektet që po ndërtohej pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING