Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Mamaj, pjesë e bashkisë Tepelenë, ku një 27-vjeçar është plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit të një granate.

Sipas informacioneve paraprake, i riu ka qenë në një kasolle ku dyshohet se mbaheshin granatat, kur njëra prej tyre ka shpërthyer në dorën e tij. Si pasojë e shpërthimit, ai ka pësuar dëmtime të rënda trupore dhe dyshohet se ka humbur të dyja duart.

Menjëherë pas ngjarjes, 27-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Rrethanat e plota të incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet të zbardhin më tej ngjarjen.