Connect with us

Kronike

E rëndë/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, katër të lënduarit dërgohen në spital

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Qafë Murriz–Shakallë e Tujanit, në vendin e quajtur Zall-Bastar, ku janë plagosur katër persona pas përplasjes së dy automjeteve.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, njëra prej makinave është përmbysur si pasojë e përplasjes së fortë.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se lagështira në rrugë dhe shpejtësia e lartë kanë qenë faktorët kryesorë që çuan në përplasjen e mjeteve.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Advertisement