Connect with us

Kronike

EMRI+FOTO/ I diplomuar për Arte në Shqipëri, 24-vjeçari shqiptar kapet në ‘shtëpi bari’ në Angli

Një shqiptar i diplomuar për Arte në Shqipëri, është arrestuar në Angli pasi u kap në një ‘shtëpi bari’ në Durham, duke u kujdesur për rritjen e kanabisit, në një banesë të marrë me qira.

Kleon Zeneli u arrestua pas një kontrolli rutinë të ushtruar nga një agjent imobiliar, në adresën në Bowburn. Gjykata e Durham Crown dëgjoi se agjenti vizitoi shtëpinë në Clarence Street më 14 dhjetor të vitit të kaluar.

Chris Morrison, prokuror, tha se i pandehuri u gjet në papafingo, ku po kultivohej kanabis, me bimë të tjera të gjetura në dy dhoma gjumi në katin e sipërm, ku kishte edhe pajisje të ndryshme kultivimi. Agjenti thirri policinë dhe arrestoi të pandehurin, shkruajnë mediat britanike.

Në total u gjetën 50 bimë, të gjitha midis 1 deri në 2 metër lartësi. Morrison tha se sistemi i energjisë elektrike u kontrollua dhe u zbulua se ishte ndërhyrë, “qartë për të fuqizuar funksionimin”.

Zeneli nuk u përgjigj pyetjeve të policisë se pse ishte aty dhe çfarë po bënte. I pandehuri, 24 vjeç, u tha se ishte një shtetas shqiptar i cili po qëndronte ilegalisht. Morrison tha se asgjë nuk dihej për paraardhësit e tij, por ai nuk ka asnjë dënim të mëparshëm në këtë vend.

Zeneli u deklarua fajtor si për prodhimin e një droge të klasit B dhe për vjedhjen e energjisë elektrike kur u paraqit para gjykatësve më 19 janar. Çështja e të pandehurit, i cili është në paraburgim në burgun e Durhamit që nga momenti i arrestimit, është dërguar në gjykatë për t’u dënuar.

Avokatja Kate Barnes, tha se 24-vjeçari pavarësisht se kishte përfunduar universitetin e Arteve, i pandehuri nuk ishte në gjendje të gjente punë në vendin e tij të lindjes.

Ajo tha se ai, prandaj, vendosi të vinte në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht tre muaj para arrestimit të tij. Por detyrohej tu shlyente borxhin atyre që e trafikuan në Mbretërinë e Bashkuar. Për të shlyer borxhin ai u ngarkua të kujdesej për rritjen e kanabisit.

Barnes tha se i pandehuri po vepronte nën drejtimin e të tjerëve dhe nuk kishte asnjë përfitim financiar, përveç përmbushjes së borxhit ndaj trafikantëve të tij.

Avokati Mark McKone tha se i pandehuri po përfitonte financiarisht nga operacioni duke i paguar ardhjen e tij në Angli “kriminelëve që e ndihmuan që ai të vinte në MB”.

Avokati McKone tha se shqiptari do ishte përballur me një dënim prej 21 muajsh, por, me një zbritje prej një të tretës për pranimin e fajësisë, gjykata dha një dënim përfundimtar prej 14 muajsh. Por Recorder tha se çështja e statusit të imigracionit të të pandehurit nuk ishte një çështje mbi të cilën gjykata ka ndonjë autoritet.

Kronike

EMRAT/ Gjenden të vdekur burrë dhe grua në Dropull

Burrë e grua, të moshuar, janë gjetur  të pajetë ne fshatin Bodrishtë në Bashkinë Dropull.

Burime jo zyrtare thonë se të moshuarit kanë pasur shenja dhune në trup çka mund të thuhet se bëhet fjale për krim të ndodhur ndaj tyre.

Të moshuarit janë Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ikia 88 vjeçe.

Policia ka shkuar ne vendngjarje ku po merret me hetimin e këtij krimi makabër.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Kronike

Operacion antidrogë në Tiranë, lëshohen 30 masa arresti, ekzekutohen 25 prej tyre

Antidroga e Tiranës ka zhvilluar një operacion, përmes së cilit janë lëshuar 30 masa arresti me vendim gjykate.

Deri tani mësohet se janë ekzekutuar 20 prej tyre. Ndërkohë 5 masa të tjera janë komunikuar në qeli, pasi ishin kapur më herët.

Bëhet fjalë për grup të organizuar që merrej me shitjen e lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis me hetimet që kanë nisur që në muajin janar.

I përfshirë në këtë grup është dhe Enea Sulejmani, i arrestuar pak javë më parë në Rrugë të Kavajës në tentativë për t’iu larguar agjentëve të Antidrogës, pasi tentoi t’i përplasë me makinë.

 

 

Continue Reading

Kronike

Dy makina tip “Benz” përplasen me njëra-tjetrën, dy të lënduar

Dy makina tip “Benz” janë përplasur pasditen e sotme në tunelin e Kalimashit, me drejtim lëvizjeje Milot-Morinë.

Dy pasagjerët, shtetasit D.T. dhe I.T, që udhëtonin me automjetin me drejtuese shtetasen M.T., janë dërguar në spital për kontroll mjekësorë.

Shërbimet e Policisë menjëherë bënë të mundur hapjen e rrugës dhe lëvizja e automjeteve vijon e lirë në tunel.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit

Continue Reading

Kronike

Agravon konflikti mes dy shoferëve, plagoset me thikë njëri prej tyre

Një shofer kamioni ka mbetur i plagosur me thikë këtë të mërkurë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Dy shoferë kamionësh janë konfliktuar midis tyre dhe për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Konflikti ka qenë për motive të dobëta ndërsa të dy mësohet se janë banues në Tiranë.

Policia ndërkohë ka shoqëruar në komisariat autorin për të vazhduar me procedurat, ndërkohë i plagosuri është transportuar në spital.

Continue Reading

Kronike

I dehur në timon dhe aksidentoi tre makina të parkuara, arrestohet punonjësi i Gardës

Një punonjës i Gardës është arrestuar nga policia pasi përplasi 3 automjete të parkuara dhe u largua nga vendngjarja.

Sipas policisë, 49-vjeçari, drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën “Zini Sako” tek vendi i quajtur Kryqëzimi i Porcelanit.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës Inspektor, 49 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi. Arrestimi u krye pasi rreth orës 20:00, duke udhëtuar me automjetin e tij në vendin e quajtur Kryqëzimi i Porcelanit, rruga “Zini Sako” ka dëmtuar tre automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pasi është kapur është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 4, ku nga veprimet procedurale ka rezultuar nën efektin e alkoolit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale “Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit” dhe “Largim nga vendi aksidentit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING