Connect with us

Aktualitet

FBI-ja britanike i jep çmim mirënjohjeje Altin Dumanit: Drejtimi i SPAK me guxim dhe integritet

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit të Britanisë së Madhe (NCA), Graeme Biggar ka pritur këtë javë drejtuesin e Prokurorisë Specialiste Shqiptare kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Altin Dumani, Fabian Zhilla drejtori kabinetit dhe drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta.

Biggar ka vlerësuar Dumanin, duke vënë në dukje drejtimin e SPAK me guxim dhe integritet ndaj  e tij në luftën kundër Krimit të Rëndë dhe të Organizuar.

Në përfundim të takimit, NCA, ose FBI-ja britanike, i ka dhënë çmim mirënjohjeje Altin Dumanit.

Advertisement