Aktualitet
Flamuri yne si kollare kryeministri.
Une nuk po e justifikoj dot ne asnje version arsyetues, kthimin e flamurit kombetar ne nje kollare nje ditore te Kryeministrit, ndersa priste ministrin e Jashtem te Greqise ne Tirane. Ky detaj rekuizite sido qe te interpretohet dhe dekodifikohet nuk perben nje simbolike etnodiplomatike. Ky detaj nuk mund te na i terheqe vemendjen nga ngutja dhe deshira jone natyrale per te mesuar elementet konkrete te axhendes, bisedes Rama- Dendias dhe shenimet protokollare qe do te mbesin ne arkiven e Shtetit shqiptar dhe ate te Greqise.
Edhe nese i humbet njera pale, natyrshem do te dije t’i ruaje dhe tregoje pala tjeter.
Tani kemi vetem detajin simbolik te kryeministrit tone qe na e pati ne nje pritje zyrtare si minister i Jashtem, flamurin kombetar si gravate me nyje te holle dhe nje yll pese cepesh nen shqiponjen dykrenare. Ndersa ne mbyllje te komunikimit per mediat, na pershendeti ne gjuhen e fqinjit : efharisro! Dhe ne urimin e aleatit tone si armik te fqinjit, turqisht: ejvallah! Duke e lene faleminderin tone, ne diten e 120 vjetorit te vdekjes se poetit kombetar Naim Shqiperise, ndoshta ne Gjykaten Nderkombetare te cilen çuditerisht e kerkojne te dyja palet me brohoritjen se shkojne!!!!!!
Aleksandër Çipa
Marrë nga facebook i autorit.