Connect with us

Politike

FOTOT/ Nga votimi në grup tek dhuna e policisë, PL nxjerr faktet e rënda

Partia e Lirisë denoncon procesin e votimit për zgjedhjet e 14 Majit në Bashkinë e Kuçovës, duke e cilësuar numërimin si tërësisht të kompromentuar. Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka, e dëmostron këtë përmes fakteve, të cilat janë bërë pjesë e kallëzimit që kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi ka bërë në SPAK.

Caka thotë se ambjenti i numërimit në Bashkinë e Kuçovës ishte i ndarë në dy dhoma, ku njëra prej tyre nuk survejohej me kamera, ishte e pandriçuar dhe që përmbante shumë materiale të tjera. Në të gjendet edhe sot një derë lidhëse e fshehtë me ambjentet e shkollës përkarshi, e cila nuk u mbyll gjatë procesit të numërimit.

Në vazhdën e denoncimeve citon se gjatë zgjedhjeve pati kaos dhe tension të qëllimshëm brenda ambjenteve të numërimit dhe konfrontime, të cilat e shkëputën shumë shpesh procesin e numërimit. Një tjetër fakt, sipas saj është njollosja e qëllimshme me bojë vule e shumë fletëve të votimit për kryetar Bashkie në kutitë e qytetit, për t’i bërë votat të pavlefshme. Jo vetëm kaq, por Caka përmend votimin në grup dhe dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit, ndalime të paligjshme të përfaqësuesve dhe mbështetësve të BF, pa asnjë provë vetëm për presion.

Deklarata e plotë e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka

Të nderuar qytetarë,

Procesi i votimit për zgjedhjet e 14 Majit dhe procesi i numërimit në bashkinë e Kuçovës, është tërësisht i kompromentuar dhe për këtë do t’ju japim një mal me prova, të cilat janë bërë pjesë e kallëzimit që kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Z. Lefter Maliqi, ka bërë në SPAK, por edhe pjesë e procesit të kontestimit pranë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve:

1)            Së pari, ambjenti i numërimit në bashkinë e Kuçovës ishte i ndarë në dy dhoma, ku njëra prej tyre nuk survejohej me kamera, ishte e pandriçuar dhe që përmbante shumë materiale të tjera. Në të gjendet edhe sot një derë lidhëse e fshehtë me ambjentet e shkollës përkarshi, e cila nuk u mbyll gjatë procesit të numërimit. Pavarësisht kërkesave të vazhduara të anëtares sonë të KZAZ-së për të mbyllur derën, kjo gjë nuk u pranua nga pjesë tjetër e KZAZ-së; (FOTO 1)

2)            Së dyti, pati kaos dhe tension të qëllimshëm brenda ambjenteve të numërimit dhe konfrontime, të cilat e shkëputën shumë shpesh procesin e numërimit;

3)            Një tjetër fakt, është njollosja e qëllimshme me bojë vule, e shumë fletëve të votimit për kryetar bashkie në kutitë e qytetit, për t’i bërë votat të pavlefshme;

4)            Në një numër të konsiderueshëm kutish, u konstatuan parregullsi dhe mungesa dokumentacionesh, si procesverbalë dhe mungesë vulash në materialet brenda në kuti;

5)            Në 2 kuti të qytetit, konkretisht në QV-në nr. 3516 (Vodëz) dhe 3528/1 (Teknikumi), pati mospërputhje vulash sigurie, të konstatuara nga Grupi i Numërimit të Votave dhe të kontestuara nga anëtarja e koalicionit Bashkë Fitojmë në këtë grup numërimi;

6)            Kamera e sigurisë (e cila në këto zgjedhje ishte vetëm një, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, ku gjithë ambjenti monitorohej me kamera sigurie) nuk kishte fushëpamje mbi tavolinën 5 të numërimit; (FOTO 2)

7)            Vëzhguesja e tavolinës nr. 5, që theksoj ishte e pa kontrolluar nga kamera e sigurisë, u ankua disa herë për parregullsi nga anëtarët numërues, konkretisht për kalim votash të pavlefshme në favor të kandidatit të Rilindjes dhe në vend të merreshin masa mbi grupin e numërimit, KZAZ, në mënyrë të paligjshme, mori vendim për nxjerrjen jashtë të vëzhgueses;

8)            Skandaloze është situata në Lumas, ku personat e paraqitur për të votuar nuk ishin ata që paraqiteshin në kartat e ID. Ky fakt është konstatuar nga komisioneri i BF në QV nr. 3417, në fshatin Krekëz, i cili ka mbajtur shënimet përkatëse. Ne kemi verifikuar se shtetasit, karta e të cilëve është paraqitur nga persona të tjerë për votim, ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë që prej muajve shkurt dhe mars, fakt i cili është depozituar edhe në kallëzimin tonë në SPAK. Konkretisht, shtetasi me inicialet L.T., i datëlindjes 11.02.1985, është larguar drejt Greqisë në datën 27.02.2023;

9)            Një tjetër fakt skandaloz është ai i votimit në grup, të cilat janë provuar  me foto nga vëzhguesit tanë ;

10.         Një tjetër fakt është ai i votimit jashtë qendrës së votimit, cka evidentohet me foto. Ky krim zgjedhor ka ndodhur në Qv-në nr. 3527 dhe 3527/1, Kopshti Nr. 3;  (FOTO 3)

11.         Një tjetër provë e manipulimit të procesit është vula e Kryetarit të QV-së nr. 3504, në Kozare, e cila nuk ndodhej brenda materialeve të votimit në kuti, por është fshehur nga Kryetari i KZAZ-së në një kuti tjetër, çka është evidentuar edhe me foto. Gjithashtu kjo vulë, ka ardhur me zarf të vulosur nga Ministria e Brendshme, ndërkohë që i vetmi institucion, i ngarkuar me ligj për shpërndarjen e materialeve zgjedhore, është KQZ.

12.         Një ditë përpara zgjedhjeve, ka patur dhunë të hapur të Policisë së Shtetit, ndalime të paligjshme të përfaqësuesve dhe mbështetësve të BF, pa asnjë provë e pa asnjë shkak, vetëm për presion.

Të gjitha këto fakte dhe prova, tregojnë se si Edi Rama shkatërroi zgjedhjet e 14 Majit, duke e kthyer procesin zgjedhor në një proces kriminal e mafioz. Në çdo moment, do t’ju bëjmë të ditur çdo provë dhe fakt me të cilin do të vihemi në dijeni, pa iu shmangur detyrimit për t’a ndjekur këtë proces në rrugë institucionale dhe ligjore.

 

Politike

Nis në Pallatin e Kongreseve dhe mbyllet te shtëpia e Berishës, detaje nga Konventa

Partia e Lirisë, mbledh forumin më të lartë, Konventën Kombëtare që sipas kryetarit Ilir Meta, do të ketë ndryshime rrënjësore ku një prej tyre është statuti nga ku pritet të njihen fraksionet.

Në garë për kreun e Partisë së Lirisë do të jetë vetë ai aktuali, Ilir Meta, përballë Faik Basha, kryetar i degës në Kamëz dhe Myrvete Asqeri, dhe në kuadër të riorganizimit nuk do të ketë kryetar, por president partie, një zv.presidente, dhe një sekretar i Përgjithshëm.

Përkatësisht, për numrin zv.president, është emri Erisa Xhixhos e cila do të mbajë edhe postin e sekretares politike për qarkun Tiranë dhe të sekretarit të të Përgjithshëm Tedi Blushi, njeherësh edhe sekretar politik i qarkut Korçë.

Gjithashtu, në konventë do të votohen 18 emrat e kryesisë së re, listë të cilën e kryeson: Edmond Haxhinasto, kryetar i Komitetit drejtues Kombëtar, më pas vjen Ilir Meta, kryetar e me radhë zëvendës kryetarët dhe dy nënkryetarët.

Konventa është e dyta në një hark kohor dy-vjeçar, pasi me 25 korrik 2022, pas përmbushjes së mandatit kushtetues si kryetar shtetit, ish- presidenti Ilir Meta u rikthye në LSI, ku pasi u votua si kryetar ndërroi emrin në “Partia e Lirisë”.

Continue Reading

Politike

S’përmbahet Berisha, thirrje Italisë: Rama mund të vr*asë gazetarët e RAI-t, duhet t’i merrni nën mbrojtje

Sali Berisha iu bën thirrje autoriteteve italiane të marrin masat më të forta të sigurisë për gazetarët e ekipit të “Report RAI 3”, sipas tij, “për t’i mbrojtur nga ndonjë sulm plotësisht i mundshëm hakmarrës i mafies shqiptare që kontrollohet nga Edi Rama”.

Përmes një deklarate, Berisha e “siguron Edi Ramën se do përgjigjet personalisht për çdo sulm që mund të porositë ndaj gazetarëve guximtarë që denoncojnë lidhjet e tij mafioze dhe veprat e tij okulte”.

“Nga dita e shfaqjes së dokumentarit deri sot, Edi Rama duke e ditur se asnjë provë përvëluese nuk kundërshton dot me Gjykatë, ka ndërmarrë një sulm agresiv me kërcënime, sharje dhe shpifje kundër gazetarëve italianë dhe kolegëve të tyre shqiptarë, që kanë komentuar përmbajtjen e dokumentarit të RAI 3.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe lidhjet me mafien, drogën dhe krimin të klanit mafioz Rama, në krye të qeverisë dhe dënon gjithashtu me forcë fushatën e sulmeve, shpifjeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve italianë dhe shqiptarë që ia thonë të vërtetën publikut të vendeve të tyre.

Partia Demokratike iu bën thirrje autoriteteve italiane të marrin masat më të forta të sigurisë për gazetarët e ekipit të “Report RAI3”  për t’i mbrojtur nga ndonjë sulm plotësisht i mundeshëm hakmarrës i mafies shqiptare që kontrollohet nga Edi Rama, sikundër e siguron Edi Ramën se do përgjigjet personalisht për çdo sulm që mund të porosite ndaj gazetarëve guximtarë që denoncojnë lidhjet e tij mafioze dhe veprat e tij okulte”, thuhet në një deklaratë të Rithemelimit të Berishës

Continue Reading

Politike

Sot Ilir Meta mbledh konventën historike

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur Kryesinë e forcës së tij politike, ndërsa mëngjesin e sotëm do të nisë punimet Konventa, të cilën e ka cilësuar si historike.

Ai u shpreh se Konventa do të vendosë themele të reja për Partinë e Lirisë, ndërsa do të ndiqet nga mijëra shqiptarë dhe të huaj nëpërmjet mjeteve të komunikimit.

Sipas tij kjo është një ngjarje e madhe jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Rajonin.

“Dhe pak orë, padurimi rritet nga të gjithë për të ndjekur këtë Konventë historike. Konventa do të vendosë themele të reja të PL. Ta vërë këtë forcë politike në shërbim të lirisë së gjithë shqiptarëve.

 

Continue Reading

Politike

“Pas Veliajt radhën e ka Rama!” Këlliçi nga Lezha: Në burg konkurrojnë pavioni i Qeverisë me atë të Bashkisë

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, gjatë një takimi me demokratët në Lezhë tha se prej 116 ditësh lideri i opozitës, Sali Berisha, ndodhet në arrest pasi ka thënë të vërteta shumë të mëdha që politikanët refuzojnë ti thonë. Këlliçi tha se ka nisur një betejë me modelin më të keq që ka qeverisja lokale në Shqipëri, që quhet Erion Veliaj. Ai tha se nuk mjaftojnë vetëm protestat, vetëm denoncimet, por duhet edhe alternative për të përmbysur këtë regjia.

Pjesë nga fjala e Këlliçit:

Ai që ka shitur fiq, ai që bëri dasmën 500 mln lekë me pensionin e të ëmës, instaloi në Bashki një model vjedhjesh 100%. Por ky modeli ‘5D’ që është në Tiranë, do e gjeni edhe në Lezhë dhe në çdo bashki ku janë përfaqësuesit e regjimit. Beteja nuk përfundon me Erion Veliajn, pasi rradhën e ka Edi Rama.

Në Tiranë kemi të bëjmë me një kryetar bashkie që për një incenerator që nuk ekziston ka marrë 130 mln euro. Unë nuk e di se çfarë bën SPAK. Një kryetar Bashkie që shpiku tarifën e dherave, ka vjedhur të paktën 60 mln euro. Dhe me drejtorët-banditë që kishte në Bashki, ka vjedhur 30 mln euro dhe ka dhënë 3 leje ndërtimi

Continue Reading

Politike

“Rai3 nxori ‘lakuriq’ Ramën”/ Bardhi nga Lezha: Paratë vidhen, rrogat dhe pensionet nuk rriten

Nënkryetari i PD-së, njëkohësisht edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se Shqipëria nuk e meriton të qeveriset nga Edi Rama, propaganda e të cilit doli “lakuriq” nga investigimi i televizionit italian ‘RAI-3’.

Gjatë fjalës në takimin me demokratët e Lezhës, Bardhi hodhi akuza të forta ndaj qeverisë e cila sipas tij është e zhytur “kokë e këmbë” në afera korruptive.

Sipas Bardhit, me aq para sa vidhen çdo vit, do rriteshin denjësisht rrogat e pensionet në vendin tonë.

Më lejoni fillimisht t’ju falënderoj për mikpritjen dhe jam shumë i kënaqur që pas një periudhe të vështirë, PD në tërësi dhe PD në Degën Lezhë ka nisur procesin e ringritjes, për të bërë të mundur ndryshimin që presin lezhjanët dhe shqiptarët.

Kush ishte i lumtur për të kundërtën, i them sot, ja ku jemi, më shumë se kurrë më parë, të gjithë bashkë, në Lezhë, tek Partia Demokratike, si shprehje e forcës, urtësisë, dhe vullnetit tonë për të qëndruar, për tu ringritur, për të fituar. Për një kohë kemi udhëtuar nëpër shkretëtirë por ajo është e shkuara. Asnjëherë në historinë e pluralizmit nuk ka ndodhur që opozita të gjendet nën agresion dhe trysni të tillë. Asnjëherë ajo nuk është kërcënuar me zhbërje si këto tre vjet. Bashkimi i PD e ka ndalur këtë projekt ogurzi, një ngjarje kjo që ja ka prishur axhendën e sundimit Edi Rames, e bashkë me të i ka rikthyer ankthin e ditës së gjykimit, i ka shtuar nervozizim, e ka shfaqur më të lodhur se kurrë më parë

Ne demokratët, duhet të jemi krenar për historinë tonë mos të harrojmë për asnjë çast se jemi partia e lirisë dhe e pluralizmit, e shtetit të se drejtës, Shqiperisë në Nato e pa viza, e hapjes së procesit të integrimit e infrastrukturës moderne, burgosjen e organizatave më të rrezikshme kriminale në vend. Po këta që na qeverisin duke vjedhur votat me dorën e krimit dhe paranë publike të zhvatur nga përfaqësuesit e tyre në qeveri, cfarë bilanci kanë?! Nuk po i kthehemi historisë për të analizuar terrorin e gjakun, shtypjen, izolimin dhe varfërinë e djeshme, por po i vëmë emër të sotmes. Bilanci janë inceneratorët, sterilizimi, check-up. Hajduteria 100 % me skemën e kompanisë 5D, si skemë e perhapur në gjithë Shqiperinë, dhe jam i bindur edhe ketu në Lezhë. Nuk ka Pjerin Ndreu asnjë dallim në metodat e korrupsionit dhe kriminalizimit të Lezhës, me ato që përdor Erjon Veliaj.

Me aq para sa vidhen cdo vit, do rriteshin rrogat e pensionet, që kanë mbetur në vendnumuro, me aq para do udhëtohej normalisht për në Veri, për Lezhe e Shkoder ndërsa sot është si ti biesh pash më pash ferrit. Ndërsa për spitale, si ai i Lezhes i rrënuar pothuajse, mund të beheshin një në çdo rreth. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit na e tha troç e qartë, se në çdo nivel të qeverisjes ‘Mbret është korrupsioni, ndërsa administrator është hajduti’.

Kemi një vit plot sfida përpara. Sfida që duhet ti përballojmë gjithë bashkë, jo për veten tonë, për për nevojën që ka Shqipëria për të dalë nga gjendja mbytëse dhe depresive ku e ka përfshirë keqqeverisja e Edi Ramës. Unë nuk mund tju them ju të më besoni sesa keq po qeverisë Edi Rama, sepse më mirë se ne, deputetët tuaj, atë e ndjeni ju çdo ditë, e shikoni cdo ditë tek takoni miqtë, komshinjtë apo familjarët tuaj.Prandaj sfida që kemi përpara nuk është vetëm sfidë apo mision personal i secilit prej nesh. Por, është sfidë dhe mision që duhet ta bëjmë të gjithë bashkë edhe për miqtë, komshinjtë apo familjarët tonë.

Shqipëria nuk meriton të qeveriset nga një Qeveri si ajo që na prezantoi investigimi më i fundit i ‘Rai 3’, ku me fakte, pohonte atë që ne e ndjejmë cdo ditë:

· Në qeverisje nuk kemi shërbëtorët e qytetarëve, por shërbëtorët e krimit të organizuar.

· Në qeverisje nuk kemi administratorët e parave dhe pasurive publike, por kemi grabitqarët e parave dhe pasurive publike.

· Në qeverisje nuk kemi një Kryeministër që zgjohet çdo mëngjes për të menduar dhe zgjidhur hallet e qytetarëve, por një Kryeministër që zgjohet çdo mëngjes me hallin personal të Olsit, me hallin personal të Agacit, me hallin personal të Erion Veliajt, me hallin personal të Belinda Ballukut, me hallin personal të Arben Ahmetajt, e me radhë, duke u bërë avokatinë atyre, jo falas, por me koston e hallit të tij personal. Sepse e di shumë mirë që halli i Olsit është halli i pushtetit të tij, halli i Agacit është halli i pushtetit të tij, halli i Erionit është halli i pushtetit të tij.

Por shqiptarët kanë hallet e tyre dhe për zgjidhjen e problemeve të shtuara në këto 10 vite, nuk kanë më kohë për të humbur. Shqipëria ka humbur mjaftueshëm kohë me Edi Ramën dhe organizatën e tij të korruptuar. Prandaj presin nga ne zgjidhjen, presin nga ne shpresën, presin nga ne ti japim besën se sëbashku do të ndërtojmë Shqipërinë e qytetarëve shqiptar, jo Shqipërinë e Olsit, Agacit, apo Erionit, që kanë ndërtuar luksin me mundin dhe djersën e qytetarëve të ndershëm dhe punëtor shqiptarë.

Çdo shqiptarë duhet të pyes veten, çfarë ka bërë këtë javë për ta Edi Rama? Zero, asgjë.

Prej një jave merret nga mëngjesi në darkë, duke sulmuar median shtetërore italiane Rai 3, vetëm pse ajo i tha publikut të vërtetën. Merret prej një jave me avokatinë e Olsit apo Agacit, a thua se është mandatuar për të bërë avokatinë e krimit dhe korrupsionit. Merret prej një jave me sulme ndaj opozitës, sepse ka kuptuar që nuk ia mbyll dot gojën opozitës, as me shantazhe, as me burgosje, as me kërcënime.

Prandaj ka një muaj që fshihet, nuk vjen në Kuvend, sepse nuk përballet dot me të vërteta, ndërkohë që ka konsumuar nga aferat që i dalin cdo ditë të gjitha alibitë. Nuk ka më gënjeshtër dhe alibi që i mbulon të vërtetat. E ka kuptuar, prandaj si frikacak fshihet nga llogaridhënia në Kuvend, i fshihet opozitës, ju fshihet ju qytetarëve. Por ai nuk mund të fshihet për shumë gjatë. Koha e përballjes me të vërtetën, koha ku ai duhet ti jap llogari qytetarëve për këtë që ka bërë në 11 vjet, është më afër se kurrë. Ajo do të jetë ora ku akrepat për Shqipërinë do të ecin para, ndërkohë akrepat e orës për Edi Ramën pasi kanë ngec në vendnumuro, do të fillojnë të shkojnë mbrapa.

Tre vjet më parë falë mundit tuaj, sakrificave të shumta por edhe krenarisë, guximit dhe dëshirës për ndryshim, në Qarkun e Lezhës arritët një fitore të shkëlqyer, një motiv krenarie e reflektimi në kroniken e dhimbshme të masakrës elektorale kombëtare të vitit 2021. Ajo fitore ju mohua 2 vjet më vonë Pashk Gjonit në Lezhë apo Behar Haxhisë në Kurbin, me dhunë, me para të korrupsionit dhe nga aleanca e partisë socialiste me krimin e organizuar. Mirëpo, ju ia ku jeni. Më të motivuar se kurrë për fitoren e radhës. Më të fortë se kurrë për fitoren e zgjedhjeve të ardhshme.

Me përulje dhe nderim ju falënderoj për gjithçka keni bërë çdo ditë, gjatë gjithë këtyre viteve të vështira në opozitë, për Partinë Demokratike, për Shqipërinë, dhe duke përfunduar ju kujtoj një thënie të At Gjergj Fishtes: ‘Në kjoftë se provon, mundesh me hupë, por në kjoftë se nuk provon-je i hupun gjithsesi’. Të gjithë bashkë do të provojmë, do të luftojmë, do të rezistojmë, do të përballemi dhe do të fitojmë”, tha Bardhi.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING