Connect with us

Politike

Gazetari Zeka, akuza nga Prishtina: Berisha po përdor shqiptarët e Kosovës për trazirat në Tiranë, e ka bërë dhe në ’97-n

Në protestën e thirrur më 8 janar nga ish kryeministri në selinë e PD, morën pjesë dhe persona nga Kosova, pesë nga të cilët janë arrestuar nga policia e Tiranës.

Lidhur me këtë, analisti nga Kosova, Milaim Zeka, tha se kjo nuk është hera e parë që Sali Berisha, i shfrytëzon shtetasit nga Kosova, për interesa të tij sic bëri edhe në trazirat e ’97.

“Edhe politika është sekt fetar që i shërben atyre që na udhëheqin dhe na shtypin, sepse në Ballkan ende nuk kemi udhëheqës që na duan të mirën por kemi deufedal që në mënyrë bizare e udhëheqin këtë vend me një grup mizorësh.

Nuk është hera e parë që Berisha e shfrytëzon një pjesë të shqiptarëve te Kosovës për interesa të tij në Tiranë, të njëjtën gjë bëri edhe në luftën civile në ’97, edhe në Vlorë e Tiranë”, tha ai për Mcn.

Sipas Zekës, si Berisha ashtu edhe Basha, pas asaj që ndodhi, duhet të hapin rrugë për të tjerët në drejtim të PD-së.

“Sot Lulzim Basha i cili nuk ka kurrfarë morali e kodi njerëzor e politikë, që po e mban peng PD-së, për turpin më të madh nuk dha dorëheqje, do duhej të deklaronte që nuk del kundër SHBA por si mundet të dali kundër Berishës, kur ai nga a-zh, e ka formuar ai vet, por të dalësh dhe të vrasësh vet prindin e vet, kjo ka ndodh vetëm me Bashën.

Basha dhe Berisha duhet te largohet urgjentisht nga PD dhe te vij një fytyre e re qe nuk është i përfshirë në asnjë skandal te korrupsionit dhe jo vetëm në Shqipëri”, tha ai.

Zeka u shpreh poashtu se komunikimi i Edi Ramës pas protestës së 8 janarit, ishte tallje me demokratët:

“Rama është maestro e talljes me të gjithë shqiptarët, gjitha mediat dhe opozitën, me bindje e them se ai është një robot pa ndjenja, që kur flet për shumë gjëra në Shqipëri është pa ndjenja.

Komunikimi i tij gjoja me demokratët është talljë, fyerje dhe denigrim i të gjithë kundërshtarëve të tij politik që mendojnë ndryshe. Edi Rama është kthyer në një Erdogan të Shqipërisë, ai kontrollon gjithçka”.

Politike

Fryma është shuar”, deputeti demokrat i dorëzuar: Opozita e destinuar të dështojë në zgjedhje

Deputeti demokrat Dashnor Sula ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku tha se për fat të keq opozita është një “mozaik i paplotësuar”.

Sipas tij fakti që opozita është e përçarë, do bëjë që ajo të jetë e destinuar që të humbasë zgjedhjet në 2025.

Sula tha se lëvizjet në kampin opozitarë, ndarjet dhe bashkimet kanë bërë që votuesit e Partisë Demokratike të përçahen, gjë që mund të reflektohet edhe me votë.

“Fatkeqësisht sot si zoti Berisha, Basha, Meta apo të tjerë, nuk po arrijnë të kuptojnë se kështu siç janë të copëzuar, janë të shkatërruar dhe të destinuar të dështojnë.

Bashkimi i Metës me Berishën nuk mjafton. U bë gjë e mirë, por kjo ngeli në tentativë. Po të shikosh, lart sikur është bërë bashkimi, por poshtë është e ndarë në katërsh jo në dysh. Fryma duket se është shuar”,-tha Sula.
Continue Reading

Politike

Lorenc Vangjeli-deputetëve të PD: Ju jeni si ai prezervativi, që hyn e del, por punën e bën ai miku…

Të ftuar dje në “Top Story” kanë Agron Gjekmarkaj, Luçiano Boçi dhe Lorenc Vangjeli. Të tre ata janë përfshirë në një debat, ku nuk kanë munguar as fjalët banale.

Vangjeli kundër Boçit dhe Gjekmarkaj shprehet se janë “si ato zhardhokët që e ngre pataten sipër dhe gjethet poshtë”, ndërsa Gjekmarkaj e konsideroi fjalorin e Vangjelit si “një nevojtore dhe të rëndomtë.

Gjekmarkaj: Mos e përdor gojën si nevojtore or burrë! Se je djalë i kultivuar.

Vangjeli: Këta thonë jemi në politikë sepse kanë një biletë për të hyrë në parlament. E thonë ne hyjmë në tempull, por në tempull hyn dhe del edhe prezervativi.

Gjekmarkaj: Çfarë i ke këto hartime o burri i dheut, janë hartime të rëndomta, qesharake.

Vangjeli: Por nuk thotë njeri që punën e bën ai (jo prezervativi), është tjetri ai që duartrokitet.

Boçi: Këto kërkoja atyre që mbron ti, aty kërkoi ato prezervativët dhe gjërat e tjera.

Vangjeli: Unë më normale mbroj bindjet e mia.

Boçi: Jo nuk the bindjet e mia, the tek kravata dhe xhaketa ime. Ti kesh sa më të mira, asaj i shërben ti. Ne jemi përtej kravatës dhe xhaketës.

Vangjeli: Por nuk mundeni mor nuk mundeni!

Boçi: Nuk e përcakton dot ti o Lorenc.

Vangjeli: Ju jeni si ato bimët, ato zhardhokët që e ngrë pataten sipër dhe gjethet poshtë.

Continue Reading

Politike

‘I vetmi që e ka shitur Metën është Berisha, kur ta kuptojë do jetë vonë’

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri komentoi sulmet e Metës ndaj SPAK dhe ndaj kreut të Partisë Demokratik, Lulzim Basha.

Kulluri tha se Meta tregon se është në gjendje pasigurie dhe paranoje saqë i sulmon të gjithë, edhe gruan e tij.

“Mesazhi nuk është pse më dënoni mua, është pse nuk dënoni tjetrin. Koalicionin kundër SPAK e shoh të pashpresë. Çfarëdo retorikë të përdori Rama, Meta apo Berisha. Nuk ka mundësi që ta rrëzojnë SPAK me ligj.

Për sa kohë shoh dhe vendosmëri nga SPAK dhe ndërkombëtarët. Pavarësisht se u votua, po edhe socialistët nuk e kuptuan që bënë një reformë për të futur veten në burg. Për PS djegia e mandateve dhe zgjedhjet e 2019 krijuan iluzionin se ata do ishin përjetë në pushtet.

Meta më zërin e ngritur nuk tregon siguri, është pasiguri. Për marrëdhënien me ligjin dhe çështjet që po hetohet. E qartë se ky agresivitet është me shkak konkret dhe arsye konkrete. Nuk mbrohesh dot me retorika.

Shteti përfaqëson dhunën legjitime në shoqëri. Ka një problem, kur 74% e miraton punën  e SPAK, asnjë politikan nuk ka shans për t’i dalë kundër vullnetit të shqiptarëve. Dhunën nuk e ka një parti e ka shteti.

Zoti Meta ka punë të tjera për të bërë nuk ka punë të merret me Bashën. Është pjesë e paranojës së përgjithshme që e ka kapur. Edhe akuzat ndaj bashkëshortes dhe kryesisë së partisë së tij. I akuzon të gjithë përveç Berishës. Në fakt ai që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj ai do jetë vonë”, tha Kulluri.
Continue Reading

Politike

Ilir Meta: Nëse ka urdhër-arrest, nuk arratisem

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është I ftuar përballë gazetares Marsela Karapanço  e cilëson SPAK një krijesë e një procesi të deformuar.

“Unë nuk kam patur ndonjëherë vlerësim të madh për spak e as pritshmëri sepse spak është një krijesë e një procesi të deformuar nga pikëpamja kushtetuese. SPAK është rezultat i KLP-se dhe KLP ishte rezultat i një zgjedhje anti kushtetuese të Arta Markut e cila mandatin e saj e përdori për të manipuluar KLP e përmes KLP-se, SPAK”, tha Meta.

Nga ana tjetër Meta iu përgjigj edhe pyetjes lidhur me shëndetin e tij mendor, pasi shumë pretendojnë për jnë gjendje të rënduar psikologjike të tij kohët e fundit.

Karapanço: Torollaku sipas fjalorit është një njeri i trashë që nuk mbush nga mendja, budalla. Është menduar se ju i drejtoheni Dumanit.

Meta: Për sa kohë ai vepron si Rama , i shkon dhe për të.

Karapanço: Ka që nuk mendojnë se ju nuk jeni mirë. Për anën tuaj shëndetësore. Ka shumë që i kanë hedhur këto mendime.

Meta: Tani si ju dukem?

Karapanço: Shumë i qetë.

Meta: Jam i qetë sepse gjithmonë i përmbahem të vërtetës, pastaj çështja e intonacionit varet nga dinamika e ngjarjeve. Kështu ngrinit pretendime ju mediat, disa diplomatë edhe për çështjen Dvorani. Që ishte punë McGonigalësh. Edhe mund të kem dhënë ndonjë dekoratë të gabuar në presidencë. Të dekorosh një hero dhe të mos e takosh. Nuk ja kishin dhënë që ka qenë hetues në kohën e komunizimit. Që nuk ka asnjë kontribut në luftën ndaj korrupsionit. Kjo nuk do të thotë që të humbasim besimin tek SHBA për një rast të tillë. Kjo do të thotë se Ilir Meta kishte të drejtë.

Continue Reading

Politike

Rama: Bardhi është thjesht çingije që kërcen prehër më prehër

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas këtë të enjte u zbulua se Gaz Bardhi nuk ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës për përfshirje në trafik droge, ashtu siç pretendonte nëpër televizione.

““Kam bërë kallzim” po kallzim s’paska bërë thotë SPAK-u, ndërkohë që kallzimi që s’qenka bërë iu është shitur si sapun për djathë italianëve të atij emisionit të turpshëm për Shqipërinë, të cilëve letrat e kallzimit inekzistent të ulëritur në parlament u janë ofruar si akte gjyqësore!

Hajde hajde ç’vete!

Për të sulmuar Shqipërinë me duart e të huajve, ky soj shqiposh ka që në vitin 1912 që nuk le poshtërsi, sajesë, hile e gënjeshtër pa e nxjerrë jashtë kufijve të këtij vendi, po kjo historia e kallzimit të pakallzuar për t’i shpëtuar rrezikut të dënimit për kallzim të rremë është një nivel i ri pafytyrësie karshi publikut shqiptar, se palo burra që hedhin gurin e fshehin dorën ka parë plot kjo tokë, po soj burri që të ngrejë dorën sikur ka hedhur gurin, duke u hakërryer si të kishte vrarë shtatë zogj me atë gur që s’paska ekzistuar fare, nuk na kishin zënë akoma sytë!

S’duhet të jetë burrë se s’ka mundësi, është thjesht çingije që ngre dorën duke kërcyer prehër më prehër sikur ka gur për të hedhur. Po s’ka shans që kjo gënjeshtër me fustan të shkurtër të mbetet pa dalë cullak faqe shqiptarëve, siç po dalin shpejt e shpejt cullak faqe italianëve edhe gënjeshtrat që ky soj shqiposh pa atdhe ia dha autorëve të atij emisionit skandaloz, për të kthyer në Itali kohën e vdekur kur Shqipëria ishte vend i zi dhe shqiptarët ishin delet e zeza të Europës!

Ta harrojë kush e tenton, ajo kohë nuk kthehet më se Shqipërisë dhe shqiptarëve s’u drejtohet dot më askush si të ishin jetimë pa identitet e pa gojë”, shkruan Rama

Continue Reading
Advertisement

TRENDING