✦
Thinking ...
Connect with us

Bota

Gjermania kundër lehtësimit të sanksioneve ndaj Rusisë/ Berlini po përgatit masa të reja

Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të lejuar përkohësisht disa transaksione me naftë ruse nuk e ndryshon qëndrimin e Gjermanisë ndaj Moskës. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, tha se Berlini po bashkëpunon me partnerët europianë për përgatitjen e masave të tjera ndëshkuese ndaj Rusisë.

Reagimi i Berlinit vjen pas telefonatës mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin. Pas bisedës, Trump njoftoi një marrëveshje për furnizimin e tregjeve me naftë ruse. Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar një përjashtim të përkohshëm nga disa sanksione për naftën ruse, i cili, sipas njoftimeve, do të jetë në fuqi deri më 7 prill 2027.

Lehtësimi amerikan nuk i heq kufizimet e vendosura nga Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkuar ndaj naftës dhe karburanteve ruse. Gjermania, ndërkohë, ka njoftuar se do të nxjerrë nga rezervat e saj strategjike deri në 15 milionë fuçi naftë bruto dhe produkte të tjera të naftës, përfshirë naftë për automjete dhe karburant për ngrohje.

Masa e Gjermanisë është pjesë e angazhimeve për përdorimin e rezervave strategjike dhe synon të ndihmojë furnizimin e tregut. Berlini thotë se kjo nuk ndryshon mbështetjen e tij për presionin ekonomik ndaj Rusisë.

Advertisement