Connect with us

Politike

PD-JA E HARROI METEN, TURP PER BERISHEN

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka evidentuar mungesën e reagimit të partisë për nisjen e gjyqit në themel të Ilir Metës dhe refuzimin për transmetimin publik të seancës.
Ai shkruan në rrjetet sociale se asnjë udhëheqës i PD nuk ka folur apo protestuar për mbajtjen në kafaz të ish-presidentit, një shenjë se partia dhe kryetari i saj, Sali Berisha, kanë harruar PL dhe Metën.
Spaho ka renditur rastet kur LSI, sot Partia e Lirisë, ka ndihmuar PD për të fituar pushtetin dhe rezultatin “katastrofik” kur kjo e fundit nuk ka pranuar të qëndrojë krah saj. Ai shprehet se pavarësisht nëse ish-kryeministri është apo jo fajtor, duhej të mbështetej fuqimisht për dy kauzat e ngritura

Ndoqa sot gjyqin ndaj Ilir Metës dhe reagimin e politikës, veçanërisht opozitës për mbajtjen e tij në kafaz dhe refuzimin për transmetimin e gjyqit për publikun.

M’u kujtuan shumë ngjarje të së shkuarës ku kam qenë dëshmitar:

LSI solli PD në pushtet në zgjedhjet e vitit 2005. Pa votat që LSI me kandidatët e saj i hoqi PS, opozita nuk vinte në pushtet.

LSI e mbajti PD në pushtet në 2009 me katër mandatet e saj.

PD nuk preferoi të bashkohej me LSI në zgjedhjet e vitit 2017. Bëri marrëveshje për bashkëqeverisje me Edi Ramën. Rezultati katastrofik dihet.

Për objektivat politike, por idiotë, të PD, LSI pranoi të djegë mandatet në vitin 2019.

LSI me qëllim nuk u pranua si pjesë e listave të përbashkëta të opozitës në zgjedhjet e vitit 2021. Për këtë humbëm zgjedhjet me 30 mijë vota diferencë me PS.

LSI e mbështeti Rithemelimin si të ishte pjesë e tij.

Sot asnjë udhëheqës në PD nuk foli dhe protestoi, qoftë edhe formalisht, për Ilir Metën që e mbajnë në kafaz dhe që nuk pranojnë që gjyqi të transmetohet për publikun.

PD ka harruar aleatin e saj LSI/PL dhe Berisha e harroi Metën.

Turp i madh edhe për disa deputetë të PD të cilët kanë ngrënë bukë në politikë për shkak të lidhjeve me Metën dhe PL.

Unë nuk di nëse Ilir Meta është apo jo fajtor, por ai kishte të drejtë për të dy çështjet e ngritura dhe duhej mbështetur fort”, shkruan Spaho.

Advertisement