Connect with us

Aktualitet

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla!

Durrës

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Vihet në pranga 37-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike.

Sekuestrohen 9 doza me lëndë narkotike kokainë gati për shitje.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për një rast të shitjes së lëndës narkotike kokainë, ka organizuar punën për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale dhe si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E. Z., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, në lagjen nr. 6, Durrës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Beqaj del nga SPAK, lexoi për disa orë 700 fashikujt e dosjes hetimore ndaj tij

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj doli pas disa orësh nga SPAK, ku shqyrtoi 700 fashikujt e dosjes hetimore ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme.

Continue Reading

Aktualitet

Merr flakë apartamenti në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë

Një apartament ka marrë flakë në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë.

Tirane2
Tirane3

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

Continue Reading

Aktualitet

E rëndë/ Shpërthen bombola gazit, banesa përfshihet nga flakët

Një banesë në Fier ditën e sotme është përfshirë nga flakët si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Bëhet e ditur se nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Gjithashu nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë dhe atyre të zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve. Po ashtu grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 14:05, në banesën e shtetasit Z. Ç., në katin e katërt të një pallati, në Patos, dyshohet se si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, banesa është përfshirë nga flakët.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë dhe atyre të zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

Continue Reading

Aktualitet

“Edhe sikur ta bëjë vetë kodin, kështu siç është, PD i humb zgjedhjet”

Situata aktuale politike, reforma zgjedhore, financimet politike, ishin këto disa nga temat që u diskutuan këtë të mërkurë në studion e “Quo Vadis”.

Persa i përket reformës Zgjedhore, gazetari Mentor Kikia theksoi se çfarë do ndryshimi të bëhet, PD nuk fiton.

Sipas tij nuk ka rëndësi se çfarë do të ndodhë me kodin zgjedhor, apo se si do të ndryshojë, pasi kjo nuk e sjell PD-në në pushtet.

Kikia theksoi se PD u rrëzua me votën e qytetarëve në 2013-n kur në krye të saj ishte Berisha, prandaj me atë në krye sërish nuk mund të rivijë në pushtet në zgjedhjet e 2025-sës.

PD-së i është dhënë një shans për të luajtur në fushë. Por sa do të jetë në gjendje të shfrytëzojë këtë shans. PD-në nuk e pengon non-grtaa e Berishës, pasi mendoj se dhe me Berishën pa non-grata nuk i fiton dot zgjedhjet. PD me lidershipin që ra në 2013-n nga pushteti nuk vjen dot në 2025-n. PD duhet të kishte një lidershpi të ri. Këta tani kanë një kryetar në arrest shtëpie, ka katër bashkëkryetarë që shkojnë në takime bashkë se kanë frike mos ja fusin njëri-tjetrin. PD nuk ka sot një lidership. Nëse do shkohet kështu në zgjedhje, nëse do e vëje edhe vetëm kodin, nuk i fiton këto zgjedhje”, tha Kikia.

Continue Reading

Aktualitet

“Pse u bë ‘kurban’ Jorgo Goro”? Kreshnik Spahiu përplaset me zëdhënësin e Belerit

Ish-kryetari i bashkisë Himarë Jorgo Goro i arrestuar disa ditë më parë akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve”, më shumë se një herë, dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë.

Kreshnik Spahiu tha se Jorgo Goro është një lloj kurbani i përplasjes politike në Himarë.

Sipas tij, nëse këto përplasje nuk do të ekzistonin në Himarë, Jorgo Goro nuk do të ishte sot në burg, pasi falsifikime si ato për të cilat ai akuzohet kanë bërë të gjithë kryetarët e bashkive sidomos në bregdet.

“Është një lloj kurbani dhe nëse nuk do ishte kjo përplasje në Himarë Goro sot nuk do ishin në burg, se me falsifikime si ato që ka bërë Goro çdo kryetar bashkie do shkonte në burg.

Këto kanë ndodhur në gjithë bregdetin shqiptar. Goro duhet të kishte dhënë dorëheqjen kohë më parë, ndoshta ka dashur dhe s’e kanë lejuar”, tha Spahiu.

Sipas sekretarit të OMONIA-s, Skerdian Dhuli, Edi Rama dhe qeveritarët e tjerë e kanë ditur çfarë ka ndodhur në Himarë, por e kanë përdorur Goron si “marionetë”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING