Bota
Goditje shkatërruese ndaj Iranit/ Trump paralajmëron valën e rradhës me raketa
Shtetet e Bashkuara kanë kryer një tjetër sulm ndaj Iranit, ndërsa presidenti Donald Trump paralajmëron se Uashingtoni është gati për goditje të reja.
Në një deklaratë nga Zyra Ovale, Trump tha se forcat amerikane kanë goditur rëndë objektivat iraniane gjatë natës, duke pretenduar se është shkatërruar infrastruktura e re e ngritur përgjatë ngushticës së Hormuzit.
“Ne i goditëm rëndë mbrëmë”, deklaroi presidenti amerikan, duke shtuar se SHBA ka shkatërruar infrastrukturën që Irani kishte ndërtuar në këtë zonë strategjike.
Por mesazhi i Trump nuk u ndal te sulmi i fundit. Presidenti amerikan dha një paralajmërim të drejtpërdrejtë për Teheranin, duke thënë se një tjetër goditje mund të ndërmerret në çdo moment.
“Jemi gati të ndërmarrim një tjetër në çdo moment që ta konsiderojmë të nevojshme”, u shpreh Trump.
Deklaratat vijnë në një moment tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa ngushtica e Hormuzit mbetet një nga pikat më strategjike dhe më të ndjeshme të rajonit.
Me këtë paralajmërim, Trump lë të hapur mundësinë e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe një vale të re sulmesh amerikane ndaj objektivave iraniane.