Connect with us

Sport

GOLAT/ Roma zhytet në krizë, Genoa e mposht me poker në ‘Ferraris’

Serie A e futbollit mbylli javën e gjashtë. Në stadiumin “Luigi Ferraris”, Genoa fitoi 4-1 kundër Romës, duke zhytur në krizë djemtë e Mourinhos. Dueli u hap shpejt, me vendasit që shënuan pas vetëm pesë minutash lojë me Gudmundsson, kjo pas asistit të Strootman. Pas 17 minutave lojë, Cristante barazoi ndeshjen, por ky rezultat nuk zgjati shumë. Në minutën e 45-të ishte Retegui që shënoi golin e dytë për Genoan, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh. Në fraksionin e dytë të ndeshjes, Thorsby shënoi golin e tretë për genovezët, teksa Messias vulosi ndeshjen në minutën e 81-të. Pas javës së gjashtë Genoa ngjitet në kuotën e shtatë pikëve në vendin e 11-të. Nga ana tjetër, Roma me pesë pikë qëndron në vendin e 16-të. Një fitore, dy humbje dhe tre barazime për skuadrën e Mourinhos, që është në krizë rezultatesh.

Në ndeshjet e tjera Frosinone dhe Fiorentina barazuan 1-1, ndërsa Monza dhe Bologna ndanë nga një pikë pas barazimit 0-0.

Renditja:

Advertisement