Connect with us

Pinknews

‘Gruaja më seksi në botë’, një emër që nuk pritej

Kur themi ‘gruaja më seksi në botë’ shumë prej jush mendojnë format perfekte, me peshë dhe gjatësi ideale. Por në këtë rast kemi format përfekte në një mënyrë që është larg ‘standardeve’ të krijuara, por afër më një ndërgjegjësim për ta dashuruar trupin në çdo formë.

Ashley Graham, një modele 35-vjeçare, është shpallur “Gruaja më seksi në botë” nga revista Maxim për edicionin e tyre “Hot 100” në maj/qershor 2023. Kjo nuk është hera e parë që Graham është në kopertinën e Maxim, por ajo po feston arritjet e fundit, duke përfshirë dhe të qenit nënë e tre fëmijëve.

Në një intervistë me Maxim, Graham foli për ndikimin e mëmësisë në dëshirën edhe udhëtimin e saj rreth body positivity.

“Të pasurit fëmijë më ka dhënë më shumë dëshirë,” tha ajo. “Të bën të kujtosh se ‘të qenit hot’ është në shumë skenarë dhe vjen në të gjitha format dhe madhësitë.”

Graham ka qenë një ‘avokate’ e zëshme për pozitivitetin e trupit gjatë gjithë karrierës, duke përdorur platformën e saj për të promovuar pranimin e të gjitha llojeve të trupit dhe ka reflektuar mbi disa prej arritjeve më të mëdha të karrierës së saj, duke përfshirë dhënien e një TED Talk dhe krijimin e një Barbie në ngjashmërinë e saj.

Ajo beson se përqafimi i diversitetit duhet të jetë i lehtë dhe se bisedat rreth formës së trupit, madhësisë, gjinisë, përkatësisë etnike dhe moshës nuk duhet të jenë negative apo pozitive.

“Trupat tanë janë gjithmonë në ndryshim dhe zhvillim. Unë kam përdorur trupin tim si një mjet për të qenë në gjendje të flas për këto ndjenja,” tha ajo.

Ajo dëshiron të ndryshojë industrinë e modës!

“Në shumë mënyra e shikoj veten si një vajzë normale nga Nebraska, e cila thjesht ka shumë ambicie, kështu që pse të mos e ndryshojmë botën së bashku?” tha ajo.

Pinknews

Kush është biznesmenia që i ka rrëmbyer zemrën? Amos Zaharia e zbulon për herë të parë

Aktori, Amos Zaharia, në një intervistë të dhënë së fundmi përveçëse foli për karrierën, zbuloi edhe disa detaje nga jeta private.

Megjithëse u tregua diskret, Amos tha se partnerja e tij i përket fushës së biznesit.
“Nuk dua të komentoj shumë për jetën private. Fatlumja është një vajzë, por nuk dua..as ajo vetë nuk ka dëshirë t’i lakohet emri. I përket botës së tregtisë, ose marketingut ose biznesmene”, shprehet Amos.

E ndërsa pyetjes nëse ka ndërmend që të ndërmarrë hapa të tjerë, ai u përgjigj se gjithçka ia lë kohës.

“Ndërkohë që njeriu bën plane zoti qesh thotë shprehja, përpiqem mos të bëjë plane kështu që nëse ka për të ndodhur, të ndodhë”, shtoi aktori.

Continue Reading

Pinknews

Talenti i fshehur i Trejsi Sejdinit…

Modelja e njohur shqiptare, Trejsi Sejdini përveç modelingut duke se zotëron edhe një talent tjetër, atë të gatimit.

Përmes një Insta Story të publikuar në Instagram, modelja ka zbuluar një prej recetave më tradicionale shqiptare siç është fërgesa

Pamjet nga kuzhina, Trejsi i ka ndarë për 1 milion ndjekësit e saj, duke treguar një anë ndryshe të aftësive të saj.

FOTOT: Talenti i fshehur i Trejsi Sejdinit...

Continue Reading

Pinknews

E quajnë analfabet, Donaldi mbron Romeon dhe zbulon nga çfarë vuan vëllai i tij

Romeo është ngacmuar dhe akuzuar nga disa banorë për faktin se nuk di të lexojë rrjedhshºm gjuhën shqipe. Por kjo gjë mesa duket paska një tjetër të vërtetë. Në një episod të “Më lër të flas” para disa kohës Romeo dhe Donaldi kanë treguar një histori të fëmijërisë së tyre, ku një granat është hedhur afër shtëpisë dhe ka qenë një moment i vështirë për ta, pasi kaluan në temperaturë të lartë,e cila u la pasoja me shikimin.

Continue Reading

Pinknews

Rita Lati e zhgënjyer/ “Disa shokë e kanë dashur vetëm sepse është Roza Lati”

Ashtu si në çdo puntatë edhe mbrëmjen e sotme ne emisionin e bora zemanit do të ketë të ftuar disa nga personazhet e showbizit shqiptar. Ndër të ftuarit mbërmjen e sotme janë edhe Rita dhe Roza Lati, ku kjo e fundit ka folur rreth eksperiencës së saj në “BBV3” dhe çfarë ka ndodhur pas eleminimit të saj nga shtëpia, ku dhe përjetimet e Ritës për vajzën e saj ,e cila qëndroi më shumë se 100 ditë brend ashtëpisë.

Jam shumë e zhgënjyer nga disa shokë mesa duket shoqëria e Roza Latit e kanë dashur vetëm se jam Roza Lati

Continue Reading

Pinknews

Vjen në Shqipëri për të takuar Heidin? Reagon Massimiliani, zbulon datën kur do hyjë në ‘BBV’

Kohët e fundit në mediar rozë kanë qarkulluar lajme se aktori italian, Massimiliano Varrese, do të udhëtojë drejt Shqipërisë për tu përballur me Heidi Baçin në shtëpinë e “BBV”.

 

Mirëpo së fundmi Massimiliano iu ka dhënë fund zërave përmes një postimi në InstaStory, ku tregoi se ndonëse ka marrë një ftesë të tillë nga “Big Brother VIP”, nuk do të vijë në Shqipëri për Heidin, por për fansat që dëgjojnë muzikën e tij.

Artisti tha se pas 30 majit do të vijë në Shqipëri për të performuar këngën e tij të re.

“Përshëndetje të gjithëve. Këto ditë kam dëgjuar një lajm se do të shkoj në Shqipëri për të bërë një përballje me Heidin. Jo, nuk është kështu. Po është e vërtetë që do të shkoja në Shqipëri për të kënduar muzikën time. Më kanë ftuar shumë emisione në Shqipëri, mes tyre edhe Big Brother Shqipëri. Më vjen keq, nuk kam mundur të shkoj sepse kam impenjime të tjera në Itali dhe Zvicër. Do të vija për të kënduar, sepse ka shumë fansa shqiptarë që dëgjojnë muzikën time dhe bëjnë story. Nuk mund të vij tani por do të vij pas 30 majit për të kënduar këngën time të re.”– tha Massimiliano.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING