Connect with us

Kosova

Hileqarë, fantazma dhe qyqe/ Analisti për emisarët e Europës

Analisti Binak Maxharraj, duke komentuar vizitë në Prishtinë të emisarëve europian dhe amerikanë, ka thënë se pesëshja erdhi me plan në Kosovë, për të ushtruar trysni për bisedimet me Serbinë, pavarësisht sulmit që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit. Sipas tij, ka tendenca që ndërkombëtarët ta shfajësojnë Vucicin nga ky sulm i turpshëm terrorist ndaj Kosovës.

“Kjo pesëshe po ishte e sinqertë dhe e drejtë në dialog pas ngjarjeve të 24 shtatorit nuk do të duhej të vinte me mashtrimin e rradhës dhe me “duart e futur në xhepa bosh”, veç sa për të kërkuar lëmosh, për të vazhduar edhe më tutje degradimin e dialogut siç vepruan për këto 12 vite. Kjo pesëshe evropiane, po të ishte e sinqertë, së pari në Prishtinë do te sillte vendimin e BE për heqjen e sanksioneve të padrejta të vëna Kosovës kohë më parë. Do vinte me vendimin e BE-së për vënien e sanksioneve ndaj Serbisë për sulmin terrorist që i beri Kosovës, dhe me kërkesën ndaj Beogradit që akti terrorist të mos gjykohet vetëm me fjalë.” – deklaroi analisti Binaku

Sipas tij, ata të pestë që erdhën në Prishtinë ishin hileqarë, me trysnin për të vazhduar dialogun, sikur më 24 shtator nuk ka ndodhë asgjë.

“Erdhën në Prishtinë si fantazma, si qyqetet e zeza dhe korbat e zi, jo për të zgjidhur diçka në të mirë të Kosovës, por për t’i bërë presion Kosovës se dialogu nuk ka alternative. Kryemashtruesi Miroslav Lajçak, pa kërkuar falje në takimin e Prishtinës për sulmin terrorist të 24 shtatorit, filloi të shpalos planet e tij. Ai shkoi edhe më larg duke theksuar se nëse nuk ka dialog mund të këtë përshkallëzim tjetër të situatës që sipas tij do te ishte edhe më rrezikshme. Pra, siç edhe u pa, kërcënoi Kosovën” – Komentoi analisti

Maxharraj gjithashtu, deklaroi se kërkesa për Asociacionin është një mashtrim dhe tradhti ashiqare ndaj Kosovës. Plani që Lajçak lançoi, ka të bejë me presionin e zbatimit të Marrëveshjes se Brukselit dhe të Ohrit si dhe me Asociacionin me komunave me shumicë serbe.

Advertisement

TRENDING