Connect with us

Kronike

I njohur si krahu i djathtë i Dritan Rexhepit/ Kush është Remzi Azemi

Remzi Azemi, i cili njihet si krahu i djathtë i Dritan Rexhepit, u kap në Maqedoninë e Veriut. Azemi ishte në kërkim nga Ekuadori, pasi akuzohet për vrasjen e shqiptarit Ilir Hidri, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2017. Por kush është Remzi Azemi? Remzi Azemi është ndër shtetasit e Kosovës më të njohur si ish-banorë të Guayaquilit. Në vitin 2014, Azemi ishte arrestuar gjatë një operacioni anti-drogë në Ballkan, së bashku me 11 të tjerë, përfshirë shqiptarë e ekuadorianë. Banda e Azemit akuzohej për ruajtjen e sasive të mëdha të drogës në Guayaquil, të cilat i kishin bërë gati për t’i sjellë në Europë. Ata dyshohej se kishin personel të infiltruar në zonat administrative të porteve, gjë që ua mundësonte atyre t’i merrnin listat e kontenierëve dhe t’i përzgjidhnin ato që ishin të destinuara për në Europë. Megjithatë, Azemi kishte dalë nga burgu pas një muaji. Nga fundi i vitit 2017, Azemit iu bë një atentat në qendër të Guayaquilit. Ai ishte në po atë automjet të blinduar dhe atentatorët, siç kishin raportuar mediat atje, e kishin shfrytëzuar momentin për të shtënë disa herë kur gruaja e Azemit e kishte ulur xhamin për ta pirë një cigare. Por ai nuk u vra. Mbeti veç i plagosur. Atentati lidhej qartazi me konfliktet për kokainën. Kjo ngjarje e pasonte ekzekutimin e shqiptarit Ilir Hidri, i cili ishte gjithashtu pjesë e bandave kriminale atje, vetëm disa muaj para atentatit ndaj Remzi Azemit. Ky i fundit kishte shtetësi ekuadoriane dhe jetonte atje prej 8 vitesh. Plagosja e Azemit kishte hedhur më shumë dritë mbi një grup të strukturuar kriminal në të cilin bënin pjesë shqiptarë, ekuadorianë e grekë. Sipas dokumenteve të prokurorisë ekuadoriane, Azemi u arratis prej andej pas kësaj ngjarjeje, ndërkohë që ndaj tij kishte nisur një hetim. Një telefon të tij e posedonin organet e ndjekjes atje dhe prokurori i cili merrej me çështjen, Cesar Pena, kishte treguar se kishin gjetur mesazhe të rëndësishme në të.

Kronike

Nga Shqipëria në Dubai, zbardhen lëvizjet e fundit të Roan Brahimit, autorët i përndiqnin familjen

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati që u regjistrua mbrëmjen e kaluar në Greqi ku mbeti i vrarë 32-vjeçari shqiptarë Roan Brahimi i njohur ndryshe me emrin (Sidorel Prendi) dhe u plagos bashkëshortja e tij Katerina Beqo. Sipas gazetarit grek Vasili Lampropoulos, pas ngjarjeve në Shqipëri, Brahimi kishte qenë për një kohë të gjatë në Greqi, ndërsa deri para pak kohësh jetonte në Dubai.

Përveç këtyre dy shteteve, ai rezulton të ketë kaluar edhe nga Spanja, Italia dhe Franca. Sipas dyshimeve, lëvizjet e tij mund të kenë më shumë të bëjnë me përfshirjen e tij në trafikun e drogës, nisur edhe nga e shkuara e tij e errët dhe fakti se ishte një emër i dëgjuar për policinë. Sa i përket ekzekutimit, ka dyshime se vrasësit ndiqnin në mënyrë periodike partneren dhe fëmijën e tij në Greqi deri sa arritën të ekzekutonin 32 vjeçarin. Identiteti i autorëve ende nuk dihe, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kush ishte Roan Brahimi?

Roan Brahimi nuk është emër i panjohur për drejtësinë dhe policinë shqiptare. Kjo pasi Brahimi është një nga personat që dyshohet se ka pasur gisht në antetatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku vdiq Klisman Preçi. Roan Brahimi është shpallur në kërkim për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Si autorë të së njëjtës ngjarje, janë shpallur në kërkim edhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.

Klisman Preçi dhe Ylli Ibrahimi po lëviznin me një mjet të blinduar, por 108 plumba blindshpues arritën që u futen brenda mjetit. 28-vjeçari Preçi u qëllua i pari, në momentin që ka zbritur nga makina. Pas tij, Ylli Brahimi ka hapur derën dhe ka tentuar të dalë nga mjeti në të cilin ishte si pasagjer, por përballë të shtënave pa ndërprerje që kanë zgjatur afro 3 minuta, ai ka hyrë sërish në makinë për t’u mbrojtur nga plumbat. Preçi humbi jetën ndërsa Ibrahimi mbijetoi. Para prokurorëve, Ibrahimi nuk ka dhënë asnjë detaj nga ngjajra e ndodhur.

Sipas dokumentave sekrete të policisë, gjithçka thuhet se lind pas një konflikti që Roan Brahimi kishte me Ylli Brahjan. Ku ky i fundit, sipas dokumentave të prokurorisë, mendohet se e ka çuar Roan Brahimin në një nga bazat ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar. Bazë që ndodhet në afërsi të Fushë Kuqes, ku mendohet se Rohan Brahimi është dhunuar në mënyrë barbare.  E gjitha kjo për borxhet që lidheshin me lojërat e fatit. Me daljen e tij gjallë nga aty, ai thuhet se ka paralajmëruar Ylli Brahjan se “nuk ja falte kurrë atë që i kishte bërë”.

Roan Brahimi po ashtu dyshohet se ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt. Ky i fundit rezulton i zhdukur prej kohësh. Bashkë me Brilant Martinaj humbën jetën dhe dy miqtë e tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata, të cilët u ekzekutuan egërsisht. Ngjarja kriminale ndodhi më 17 korrik në 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës

Continue Reading

Kronike

I shpallur në kërkim nga Spanja, arrestohet shqiptari me identitet të rremë grek

Policia Vendore e Cambrils në Spanjë arrestoi një shtetas me kombësi shqiptare i cili u identifikua me kartë identiteti false greke në një ndalesë trafiku pasi kishte urdhër gjykate për arrestimin e tij.

Gjatë kontrollit të sigurisë, efektivët e Policisë Vendore kanë ndaluar një automjet të dyshimtë. Pikërisht atëherë pasagjeri u identifikua me patentë dhe pasaportë greke

Agjentët konstatuan se të dyja dokumentet kishin shenja falsiteti, kryen hetimet dhe zbuluan se të dyja ishin vërtet false.

Për këtë arsye, personi me iniciale A. Z, 31 vjeç, me kombësi greke, u arrestua për falsifikim dokumentesh.

 

 

Pas përekjeve të kryera me Korpusin e Policisë Kombëtare dhe Mossos d’Esquadra, u bë i mundur identifikimi i të arrestuarit si K. B, 31 vjeç dhe me kombësi shqiptare dhe me identitetin e tij të vërtetë u vërtetua se një urdhër arresti ishte ndaj tij nga gjykatat hetuese të Torrox në Málaga.

Continue Reading

Kronike

E kafshuan në dorë/ Përplasja e dy vajzave ukrainase me farmacisten për ‘Xanax’

    

Detaje të reja kanë dalë në dritë, lidhur me ngjarjen në zonën e Selvisë në Tiranë, ku dy shtetaset ukrainase, Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, u gjetën të vdekura në banesë.

Dy ditë më parë, vajzat kanë shkuar në një farmaci ku kanë kërkuar Xanax.

Farmacistja ka refuzuar t’ua shesë, ç’ka ka tensionuar vajzat të cilat më pas edhe kanë kafshuar farmacisten në dorë.

Kjo e fundit ka denoncuar rastin në polici, por autoritetet nuk i kishin lokalizuar dot.

Dy ditë më pas, pra sot, vajzat u gjetën pa shenja jete në banesë nga shoqja e tyre e dhomës.

Continue Reading

Kronike

Detaje të reja, si humbën jetën dy të rejat ukrainase nga mbidoza e lëndëve narkotike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku dy ukrainase janë gjetur të vdekura në një banesë në Rrugën e Dibrës.

Policia ka reaguar për ngjarjen, ku sipas informacioneve dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Gjithashtu në njoftimin e policisë thuhet se ishte shoqja e dhomës ajo që i ka gjetur të pajeta.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Kronike

E rëndë në Tiranë/ Gjenden të vdekura dy ukrainase, dyshimet e para

Dy vajza nga Ukraina janë gjetur të vdekura në zonën e Selvisë në Tiranë.

Sipas hetimeve paraprake, raportohet dyshohet se vajzat kanë ndërruar jetë nga mbidoza

Sakaq, pritet një reagim nga policia për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25-vjeçe dhe A. L., 40-vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën, për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore, të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING