Politike
I provokoi? Protestuesi godet djalin e ish-deputetit të Partisë Socialiste (EMRI)
Tensione janë regjistruar gjatë protestës së zhvilluar pranë Parlamentit, ku një incident është shënuar mes protestuesve dhe djalit të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj.
Sipas pamjeve nga vendngjarja, një prej protestuesve është afruar me të riun dhe e ka goditur me shpullë, pas një përplasjeje verbale mes palëve.
Gjatë incidentit janë dëgjuar gjithashtu sharje dhe ofendime nga protestues të tjerë. Sipas raportimeve, djali i Sterkajt ka provokuar protestuesit përpara se situata të përshkallëzohej në konflikt fizik.
Pas incidentit, i riu është larguar nga zona me ndihmën e punonjësve të Policisë, ndërsa ndërhyrja e tyre ka shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.
Ngjarja është dokumentuar në video, ndërsa rrethanat e plota që çuan në përplasjen mes palëve mbeten për t’u sqaruar.