Connect with us

Kronike

I dënuar për kultivim droge, arrestohet shqiptari në Itali

Një 26-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka rënë në prangat e Policisë italiane pasi ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar nga Gjykata me 4 vite burgim si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Ai u ndalua në rajonin Mauro Fabozzi,në momentin që Policia ka ndaluar makinën për të kryer kontroll është konstatuar se drejtuesi i mjetit është një person i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe se kishte ende të pakryer dënimin e dhënë.

Pas arrestimit ai u dërgua në burg. Pritet që i riu të dalë para Gjykatës në Romë ku do të vlerësohet dhe masa e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë ku i duhet të kryejë dënimin e marrë.

Advertisement

TRENDING