Politike
I telekomanduar nga krimi/ Petrit Vasili: Rama është peng i Belinda Ballukut
Në një reagim të ashpër pas fjalimit mbi dy orësh të kryeministrit Edi Rama, ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, deklaroi se kreu i qeverisë ka shfaqur “surratin e tij të vërtetë”, duke sulmuar sistemin e drejtësisë vetëm në momentin kur hetimet i janë afruar dyerve të tij. Gjatë bisedës me moderatorin Arnold Kariqi, Vasili tha se kryeministri po demonstron një standard të dyfishtë, duke e mbrojtur drejtësinë kur godiste opozitën dhe duke e sulmuar atë kur heton zyrtarët e tij.
Vasili argumentoi se kryeministri Rama krenohej me drejtësinë, të cilën e konsideronte “krijesën e tij”, për sa kohë ajo shërbente për të arrestuar me regji figura si Ilir Meta apo për të izoluar për më shumë se një vit Sali Berishën dhe liderë të tjerë opozitarë. “Ishte drejtësia që i duhej Edi Ramës,” theksoi Vasili, duke shtuar se situata ndryshoi rrënjësisht kur drejtësia nisi të hetojë bashkëpunëtorët e tij të afërt.
Sipas Vasilit, ka një “oqean me prova” për korrupsionin në qeveri, ku miliona euro janë shpërndarë si të ishin “pronë e babait”. Ai përmendi si dëshmi konkrete rrugët që shemben pa u inauguruar dhe projektet infrastrukturore me kosto katërfish më të lartë se vlera reale, duke i quajtur një “batërdi korruptive ku 90% e fondeve vidhen”.
Ish deputeti i PL e cilësoi kryeministrin si një “mashtrues” dhe “batakçi” që nuk është më në kontroll të veprimeve të tij. “Ky është tashmë njeri i telekomanduar nga narkotrafiku dhe krimi. Ky nuk ikën dot, se nuk e lënë të iki. Tani është peng i të tjerëve,” përfundoi Vasili.
Arnold Kariqi: Dy orë e 30 minuta zoti Rama, kryeministri i Shqipërisë, shau dhe sulmoi ditën e sotme krijesën e tij, siç ai e ka pas cilësuar deri dje. Zoti Vasili. Si e patë fillimisht mënyrën dhe ndryshimin e narrativës së kryeministrit tashmë mbi atë që deri dje krenohej? Çfarë shkoi keq?
Petrit Vasili: Po patjetër që krenohej deri dje, për një arsye shumë të thjeshtë, dhe këtë e kuptojnë të gjithë shqiptarët që po na dëgjojnë tani në këtë moment. Ishte drejtësia që i duhej atij, kur me regji arrestonte presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta, kur izolonte 350 ditë Sali Berishën e të tjerë liderë të opozitës. Ishte drejtësia që i duhej Edi Ramës. Në momentin që drejtësia troket te dera e Edi Ramës, kjo është drejtësia që duhet asgjësuar, duhet zhdukur, është drejtësia e prokurorëve, është drejtësia e të gjithëve.
Pra, e kanë parë me sytë e tyre që bënte indiferentin, që bënte sikur ishte mbështetësi më i madh i drejtësisë, kur drejtësia pa asnjë fakt e provë, vetëm për politikë, godiste liderët e opozitës. Ndërkohë sot, që ka një mal, një oqean me prova, të cilat tashmë janë pjesë e publikut, ku miliona ndaheshin sikur ishin pronë e babait, tani kjo drejtësi sipas tij është e poshtër, është e keqe, nuk është më krijesa e tij, është një gabim shumë i madh që paska bërë, që nuk e ka bërë vetëm ai, po dhe ata surretërit e tjerë që rrinin atje si guakër dhe e shikonin. Pra, në fund të fundit, sot janë të gjithë të qetë e të lumtur që panë cili është surrati i vërtetë i Edi Ramës i cili kërkon vetëm një gjë: Më lini të qetë që të vazhdoj të vjedh dhe mos më prekni. Dhe për të bërë sikur drejtësia ekziston, shkoni dënoni me, shpifje, me fantazira, me idiotësira liderët e opozitës. Pra, një drejtësi e egër, drejtësi e padrejtë, drejtësi mafioze dhe e kapur, ajo s’duhet të veprojë sepse i pengon punën e qeverisë. Atë punën e qeverisë që e ka bërë Shqipërinë, ku po i bien të gjitha rrugët dhe ku një e treta e vendit është e izoluar, si kurrë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë.
Arnold Kariqi: Për rastin e Ballukut, Rama e quajti përveçse ndërhyrje brutale, pezullim të ministrit nga një prokuror i gjykatës, për vendim seance paraprake pa gjyq, i pandodhur në historinë e botës. Pa gjyq vjen zoti Meta që qëndron në burg, Berisha një vit. Vetë bashkëpunëtori i zotit Rama, Veliaj…
Arnold Kariqi: Po edhe zoti Ahmetaj ndodhet në…
Petrit Vasili: Vetë zoti Ahmetaj, sigurisht. Madje për zotin Ahmetaj u bë dhe vetë gjyqtar tha, po të isha unë gjyqtar do bëja kështu. Tani problemi qëndron këtu. Shikoni standardin. Shikoni çfarë lapangjozi kryeministër ka Shqipëria. U arrestua vëllai i mbretit të Anglisë, monarkisë më të madhe në botë. U largua një lord, ambasadori i Anglisë në Shtetet e Bashkuara. Sot, presidenti i Forumit Botëror jep dorëheqjen për përmendjen e tyre në aferën e Epstein. Qëndrim normal. Këta kapen me qindra milionë euro të vërtetuara, se nuk ka nevojë t’i vërtetojmë më, i vërtetojnë ato rrugët aty që u shqyen e u shembën e u bënë për Mëshirë të Zotit, që s’ka parë Shqipëria ndonjëherë. As Partia e Punës në këtë drejtim në këtë mënyrë nuk ndërtoi kurrë. Domethënë, dhe ky, ka surrat dhe flet, thotë më prishet puna e qeverisë. Nuk dëgjuat apo jo i dashur Arnold? Asnjë fjalë, asnjë gjë që thoshte që ai tuneli, ajo rruga që ra, paguam nja katërfishin e çmimit atje, kur shkon për në Qukës – Qafë Plloçë. Ju mbani mend atje, pa rënë rruga, Ilir Meta denoncoi atë rrugën e Kolonjës, e cila u shqye dhe ra e tëra brenda dy javësh. E mbani mend apo jo?
Arnold Kariqi: Po.
Petrit Vasili: Ndërsa ky s’e shikonte. I keni parë ato rrugët pa u inauguruar akoma të cilat bien. Pra, haptazi, nuk ka nevojë më për prokurori këtu në këtë vend apo për SPAK. Është vërtetuar që ato, ishin të gjitha, një batërdi korruptive, ku 90% e fondeve vidhen e shkatërrohen dhe bëhen këto turpe. Nuk po i përmend rrugën e lumit të Vlorës, se nuk po përmend pafund rrugë të tjera se do do merrja kohën e gjithë emisionit. Pra, vërtetuar dhe këta nuk duhet të preken. Pra, vëllai i mbretit…
Arnold Kariqi: Zoti Rama tha që kjo ndodh edhe në Portugali…
Petrit Vasili: E kemi parë këtë film në kohën e pandemisë kur na pruri protestat e algjerianëve, na i pruri sikur ishin në Spanjë që po përzinin njerëzit e thjeshtë. Edhe me ato arkivolet, e mban mend atje në Itali, që tha se ma çoi njëri gabim. Ky është mashtrues.
Dua të them, ky është një batakçi, që përveç mashtrimit, por zien dhe me një paaftësi proverbiale të paparë. Ky është tashmë njeri i telekomanduar nga narkotrafiku dhe krimi. Nuk është njeri që qeveris. Ky nuk ikën dot, po jua them, se nuk e lënë të iki. Ky është në duart e njerëzve të cilët i ka përdorur, me të gjitha mjetet. Edhe paratë, qindra milionat e tyre, dhe i ka premtuar, dhe tani është ajo fjalë e urtë që thotë populli: ka dhënë një grosh e ka hyrë në valle, i duhen 100 të dalë . Tani është peng i të tjerëve…