Kosova
Imazhi i Kosovës në krizë/ Propaganda serbe: Ata nuk meritojnë shtet, nuk dinë as ta mbajnë
“Prej vitit 2021, kur Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me një pjesë të LDK bëri qeverinë dhe më pas mori edhe postin e presidentit, Kosova e humbi përfundimisht traditën e kompromisit politik për kreun e shtetit. Prej vitit 2025, Kosova po shkon në tre palë zgjedhje vetëm se Albin Kurti nuk pranon të ofrojë një marrëveshje me opozitën për presidentin. Qytetarët e Kosovës e kanë votuar atë mjaftueshëm për të qenë kryeministër i Kosovës, por nuk i kanë dhënë mandat për president. Dhe për këtë ai duhet t’ia ofrojë presidentin opozitës. Ai nuk e pranon këtë, derisa Kosova të gjunjëzohet ose të shkatërrohet” – keshtu shkruan analisti Mero Bazer duke analizuar situatën e krizës institucionale në Kosovë.
Sipas tij, Albin Kurti po mbush dy vite që nuk e qeveris Kosovën, por qëndron në krye të vendit si kryeministër zgjedhjesh, paguan asistencë sociale për fëmijët e atyre që janë në emigracion dhe i pret në verë ta votojnë sërish për kryeministër që ta fusë Kosovën përsëri në zgjedhje.
“Ky është një poshtërim i shumëfishtë i Kosovës. Është një poshtërim në emër të epshit të Albin Kurtit për pushtet, duke i kërkuar vendit të gjunjëzohet para tij nën moton “ose mua, ose s’ka qeveri”. Është një poshtërim për votuesit e Kosovës, të cilët thirren në zgjedhje për të votuar qeverinë dhe pastaj shkojnë në zgjedhje të tjera pse Albin Kurti do edhe presidentin. Por mbi të gjitha është një poshtërim për imazhin e Kosovës dhe një legjitimim i propagandës serbe se Kosova nuk meriton shtet, pasi ata nuk dinë ta mbajnë atë.
Albin Kurti u ka vërtetuar gjithë akuzat që ata i kanë bërë kombit shqiptar dhe veçmas Kosovës lidhur me aftësinë e saj vetëqeverisëse. Ata kanë pretenduar se shqiptarët janë cuba që e duan Kosovën për pushtet personal. Asgjë më shumë se sa po bën Albin Kurti, njeriu që nuk i zhgënjeu serbët. E bëri Kosovën siç e deshën ata” – ka theksuar Mero Baze