Connect with us

Sport

Interi ndjen aromën e titullit kampion në Itali, ekipi i Chivut i shënon tre gola Cagliarit

Serie A e futbollit në Itali nisi të premte me raundin e 33-të. Sassuolo ia doli të merrte tri pikë në shtëpi duke fituar 2-1 kundër Comos, ndërsa Interi bëri detyrën duke fituar 3-0 kundër Cagliarin. Me 78 pikë Interi mban kreun e klasifikimit, duke u shkëputur me 12 pikë më shumë se ndjekësit e Napolit, të cilët kanë një ndeshje më pak. Me zonën Champions League të siguruar, Interi tanimë po ndjen edhe aromën e titullit të 21-të kampion në Itali, pesë raunde nga fundi i sezonit.
Në ‘Giuseppe Meazza’, Interi vuajti pjesën e parë, por në fund ia doli të fitonte 3-0 kundër Cagliarit duke qenë më shumë se kurrë pranë titullit kampion në Serie A. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në fraksionin e dytë u shënuan tre gola. Marcus Thuram hapi serinë e golave në minutën e 52-të pas një pasimi nga Dimarco, teksa Nicolo Barella në minutën e 56-të ‘vulosi’ tri pikët e Interit me një gol shumë të bukur. Në shtesë, Piotr Zielinski shënoi edhe golin e tretë për fitoren e merituar të djemve të Cristian Chivu.
Në Reggio Emilia, Sassuolo bëri surprizën duke fituar 2-1 kundër Comos dhe duke i shkaktuar humbjen e dytë radhazi miqve. Fundi i pjesës së parë ishte i zjarrtë duke u shënuar tre gola. Cristian Volpato në minutën e 42-të shënoi golin e parë për vendasit, ndërsa Nzola dy minuta më vonë shënoi golin e dytë për Sassuolon. Në shtesën e dytë (45+2′), Como shkurtoi me Nico Paz, por ndeshja do mbyllej 2-1 paçka se u luajtën edhe 45 minutat e dyta. Me 45 pikë Sassuolo ngjitet në vendin e nëntë, ndërsa Como mbetet në pozitën e pestë të renditjes me 58 pikë.

Këtë të shtunë në program janë ndeshjet: Udinese – Parma, Napoli – Lazio, Roma – Atalanta.

Serie A, raundi i 33-të:

E premte, 17 prill 2026

Sassuolo 2-1 Como

Inter 3-0 Cagliari

Renditja:

Advertisement