Connect with us

Bota

Italia ndërron kursin, kthehet djathtas

Projeksionet e natës së zgjedhjeve italiane duket se nuk krijojnë dyshime, Italia devijon djathtas me ‘Fratelli D’Italia’ si parti të parë, me 26% të votave dhe që kryeson koalicionin e qendrës së djathtë, e ndjekur nga Partia Demokratike me 19.4 %  kurse Lëvizja “5 Stelle” u rendit në vendin e tretë me 16.5%. Nga ana tjetër, Lega Nord e Matteo Salvinit bie në 8.5 për qind, e ndjekur nga afër nga ‘Forza Italia’ me 8%. Këto janë treguesit që dalin nga Exit Poll-et dhe që i japin qendrës së djathtë përparësi si në ulëset e Parlamentit ashtu dhe në Senat, nga 41.5% deri 45.5% dhe që do të jetë Qeveria më e djathtë politikisht që ka pasur vendi që nga Lufta e Dytë Botërore.

Zgjedhjet e parakohshme u nxitën pasi mosmarrëveshjet e brendshme rrëzuan në muajin korrik Qeverinë e Unitetit Kombëtar të ish-kryeministrit Mario Draghi.

Formimi i koalicioneve në Itali është një procedurë jashtëzakonisht e ngadaltë, por perspektiva e një rezultati më të qartë do të thotë se ka pak gjasa të përsëritet 2018-a, kur u deshën pothuajse tre muaj për të formuar koalicionin qeverisës.

Parlamenti i ri do të mblidhet më 13 tetor. Pas kësaj date, presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, mund të fillojë konsultimet me drejtuesit e partive për të diskutuar për kabinetin e ri qeveritar.

 

Bota

Foshnja me koka të prera dhe fëmijë që digjen të gjallë, masakra e Izraelit në Rafah kalon përtej imagjinatës

Të porsalindur të djegur të gjallë, fëmijë me koka të prera dhe trupa të civilëve të shpërndarë në tenda ku strehohen palestinezët e zhvendosur, kjo është pasoja e luftës së Izraelit në Gaza.

Të paktën 35 persona u vranë në sulmet ‘barbare’ në një kamp refugjatësh në qytetin Rafah, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë. Strehimoret e improvizuara supozohej të ishin strehë të sigurta për civilët, megjithatë ato u bënë objektiva të dhunës ‘çnjerëzore’ gjatë fundjavës.

Pamjet e shpërndara nga gazetarët në terren tregojnë trupa të mbuluar me hi në tokë, gra dhe fëmijë të copëtuar dhe të djegur të gjallë. Një video që qarkullon në internet, tregonte një burrë që mbante trupin e një të porsalinduri me kokë të prerë të dhe të copëtuar.

Njerëz mund të shihen duke u përpjekur për të shuar flakët me ujë. Ky sulm erdhi disa orë pas sulmit të parë me raketa të Hamasit në Tel Aviv dhe vetëm dy ditë pas urdhrit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) që Izraeli të ndalonte operacionet në Rafah.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se po shqyrtojnë raportet për një sulm që shkaktoi zjarre dhe dëmton civilët, por pretendoi se kishte goditur një objekt të Hamasit. Duke konfirmuar një sulm të saktë në lagjen Tal as Sultan, në veriperëndim të Rafahut, IDF pretendoi se sulmi ishte ‘bazuar në inteligjencën e saktë’.

Por zyrtarët palestinezë dhe punonjësit humanitarë pretendojnë se sulmet e Izraelit goditën rreth 10 qendra që strehojnë refugjatë të zhvendosur nga pjesë të tjera të Gazës nga pushtimi i IDF. ActionAid, një shoqatë bamirëse që punon në terren në Gaza, pretendoi se tetë raketa izraelite goditën strehat e improvizuara që strehonin njerëz të zhvendosur.

Një nga punonjësit e saj të ndihmës tha: Brenda pak sekondash, IDF bombardoi një zonë tende në Rafah me më shumë se 8 raketa. Nuk ka gurë apo çati, vetëm fletë metalike dhe najloni. Qindra njerëz menduan se po flinin të sigurt dhe nuk do të vdisnin, kështu që shkuan në këto zona dhe jetuan atje për t’i shpëtuar vdekjes. Tani dhjetëra njerëz po vdesin dhe dhjetëra apo edhe qindra njerëz ose më shumë janë plagosur, por askush nuk e di ende. Për të mos përmendur djegien totale të gjithçkaje që njerëzit zotërojnë.

GJND-ja urdhëroi Izraelin të ndalojë menjëherë ofensivën e tij ushtarake në Rafah pas një kërkese nga Afrika e Jugut që e akuzonte atë për gjenocid.

Continue Reading

Bota

“Netanyahu, si Hitleri dhe Millosheviçi”, Erdogan paralajmëron: Izraeli do të mbajë përgjegjësi për…

“Ne do të bëjmë gjithçka që këta barbarë të mbajnë përgjegjësi para drejtësisë për krimet që kanë kryer”. Kështu deklaroi presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, duke shigjetuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe qeverinë e tij dhe duke i kritikuar ata për sulmin në Rafah.

Gjatë një konference në Stamboll, të transmetuar nga TV shtetëror Trt, lideri turk e krahasoi edhe një herë Netanyahun me Adolf Hitlerin dhe Slobodan Millosheviçin, duke shtuar se sulmi i Izraelit në një kamp refugjatësh në Rafah “zbulon fytyrën e përgjakshme” të kryeministrit izraelit.

“Derisa Netanyahu dhe rrjeti i tij vrasës të arrijnë të thyejnë rezistencën heroike të popullit palestinez, ata do të qëndrojnë me kurrizin pas murit në vendin e tyre dhe do të përpiqen të zgjasin jetën e tyre politike duke derdhur më shumë gjak, por së shpejti do të kuptojnë se kjo do të nuk i shërben asnjë qëllimi”, shtoi lideri turk, duke e quajtur edhe një herë Izraelin “një shtet terrorist” dhe duke e cilësuar sulmin kundër kampit të refugjatëve në Rafah “një masakër”, duke nënvizuar se “ka ndodhur pas ankesës së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ndaloni sulmet”.

Continue Reading

Bota

Aktori i njohur qëllohet për vdekje nga hajdutët që tentuan t’i vidhnin makinën e tij

Aktori Johnny Wactor 37-vjeç është qëlluar për vdekje nga hajdutët që po përpiqeshin të vidhnin katalizatorin nga makina e tij.

Të shtënat ndodhën rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës në qendër të Los Anxhelosit, kur Wactor iu afrua tre burrave pranë makinës së tij, sipas policisë.

Një nga të tre hapi zjarr dhe Wactor vdiq më vonë në spital. Të dyshuarit janë larguar me makinë dhe nuk është bërë asnjë arrestim.

Aktori kishte qenë në një bar, tha nëna e tij, Scarlett Wactor. Kur i pa të tre pranë makinës së tij, shkoi duke menduar se e ka parkuar keq, tha e ëma për Sky News.

Wactor luajti Brando Corbin në telenovelën e gjatë General Hospital – e cila u transmetua për herë të parë nga 2020 deri në 2022.

Ai gjithashtu u shfaq në një sërë filmash dhe seriale televizive, duke përfshirë Station 19, NCIS, Westworld dhe videolojën Call of Duty: Vanguard.

NBC News raporton se hajdutët synojnë konvertuesit katalitikë për metalet e tyre të vlefshme, duke përfshirë platinin, paladiumin dhe rodiumin.

Continue Reading

Bota

Turqia ndjek me vëmendje se kush do të jetë Presidenti i ri i Iranit

Turqia po ndjek më vëmendje se kush do të zëvendësojë presidentin iranian Ebrahim Raisi, pas vdekjes së tij si pasojë e rënies së helikopterit me të cilin udhëtonte. Siç njofton nga Stambolli korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, marrëdhëniet mes dy fuqive rajonale janë në një moment kyç.

Vdekja e presidentit iranian Ebrahim Raisi ndodhi në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet e Turqisë me Iranin. Një dron ushtarak turk ndihmoi për gjetjen e helikopterit të rrëzuar, por analistët thonë se gjeste të tilla të dukshme ndihme bëhen ndërsa në sfond ekziston një rivalitet në rritje mes dy vendeve.

“Konkurenca politike dhe ekonomike vazhdon. Por, kur shohim deklaratat e presidentit turk, ai është shumë i kujdesshëm që të shmangë diskursin negativ strategjik. Madje Turqia mbajti edhe një ditë zie. Asnjë vend tjetër nuk e bëri këtë; as vendet arabe”, thotë Huseyin Bagci, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme, në Ankara.

Turqia mbajti një ditë zie kombëtare për presidentin iranian, duke u përpjekur të fshehë faktin se Ankaraja dhe Teherani po konkurojnë për ndikim në rajone të ndryshme. “Për Turqinë, tashmë e ardhmja e Kaukazit jugor, Irakut dhe Sirisë është shumë jetike për sigurinë e saj kombëtare. Në këto zona, Turqia përballet me Iranin që vepron kundër interesave kombëtare të Turqisë”, thotë Bilgehan Alagoz, profesore e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Marmarasë, në Stamboll.

 

 

Ushtria turke është përgatitur për një ofensivë madhore në Irak dhe Siri ndaj bazave të grupit rebel kurd PKK, që lufton kundër shtetit turk. Ankaraja e ka kritikuar vazhdimisht Teheranin se nuk mbështet përpjekjet e saj.

Me vdekjen e presidentit Raisi, Irani pritet të organizojë zgjedhje të reja presidenciale. Analistët thonë se Ankaraja mund ta shohë këtë si një mundësi për të përmbushur objektivat e saj, në veçanti duke patur parasysh ndasitë e brendshme në Iran.

“Tashmë kemi një luftë për pushtet, që do të vazhdojë. Kryesorët janë ushtria dhe klerikët, që kanë një partneritet mes tyre. Por njëkohësisht edhe luftojnë me njëri-tjetrin”, thotë profesor Bagci.

Analistët thonë se nëse Garda Revolucionare e Iranit rrit pushtetin e saj, kjo mund të sjellë edhe një aktivizim më të lartë të grupeve të mbështetura nga Irani në Irak dhe Siri, të cilat shpesh sfidojnë interesat e Turqisë. Kjo do të nxiste më tej rivalitetin mes Turqisë dhe Iranit.

“Një vetëbesim i shtuar nga Garda Revolucionare, i kombinuar me pushtetin politik, do të jetë një faktor paqëndrueshmërie në Lindjen e Mesme. Prandaj Turqia do ta trajtojë këtë çështje me shqetësim”, thotë profesorja Alagoz.

Ndërsa Ankaraja dhe Teherani konkurojnë për influencë në Siri, Irak dhe Sudan, analistët thonë se tranzicioni në Iran drejt një presidenti të ri mund të ketë pasoja të rëndësishme për mbarë rajonin./Voa/

Continue Reading

Bota

Dëgjohen sirena në Tel Aviv, Hamasi thotë se ka gjuajtur raketa nga Gaza

Sirena që paralajmërojnë sulme me raketa u dëgjuan në pjesën qendrore të Izraelit, përfshirë Tel Avivin më 26 maj, për herë të parë pas disa muajsh, teksa Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – tha se ka gjuajtur një breshëri raketash nga Gaza.

Hamasi ka vazhduar të sulmojë me raketa komunitetet përreth Gazës, që kur ka nisur luftën me Izraelin më 7 tetor. Nuk ka ende informacione për viktima apo dëme nga breshëria e fundit e raketa e lëshuar nga Hamasi.

Lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit nisi pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 35.800 palestinezë. Izraeli thotë se po zhvillon ofensivë në Gazë me synimin që të zhdukë Hamasin, i cili udhëheq këtë territor./Rel/

Continue Reading
Advertisement

TRENDING