Kronike
Iu gjetën në banesë arsenal arm’ësh dhe lëndë plasëse, arrestohet 35-vjeçari
Policia ka arrestuar ditën e sotme një 35-vjeçar në Vlorë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi iu gjetën në banesën arsenal armësh dhe lëndë plasëse.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 158 fishekë luftarakë dhe 1 kallëp lënde plasëse, të dyshuar si tritol.
Ndaj 35 vjeçarit, banues në Vlorë, rëndon akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Njoftimi i policisë
Në vijim të goditjeve të pandërprera ndaj veprimtarive kriminale, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë goditën një rast të mbajtjes pa leje të municionit luftarak dhe lëndëve plasëse.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. C., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 158 fishekë luftarakë dhe 1 kallëp lënde plasëse, të dyshuar si tritol.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. C., 35 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.