✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Marta Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë për anëtarësimin në BE

Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se Shqipëria mund të avancojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe se viti 2027 mund të shënojë një moment vendimtar për vendin, nëse vijon zbatimi i reformave.

Gjatë fjalës së saj në përmbyllje të Konferencës Ndërkombëtare të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, Kos vlerësoi përparimin e vendeve të rajonit, duke theksuar se për herë të parë që nga anëtarësimi i Kroacisë, Bashkimi Europian pret mundësinë e pranimit të anëtarëve të rinj.

Ajo veçoi Malin e Zi, i cili sipas saj është pranë përfundimit të negociatave dhe mund të nënshkruajë traktatin e anëtarësimit që në verën e ardhshme.

Sa i përket Shqipërisë, komisionerja europiane theksoi se vendi mund të ndjekë të njëjtën rrugë, por kushtëzoi përparimin me vijimin e reformave, veçanërisht në shtetin e së drejtës, drejtësi dhe mjedis.

Kos u ndal edhe te zhvillimet në vendet e tjera të rajonit, duke përmendur përparimin e Maqedonisë së Veriut dhe zhvillimet politike në Serbi, ku sipas saj Lista e Studentëve fitoi zgjedhjet me thirrjet për transparencë dhe luftë kundër korrupsionit.

Advertisement