fbpx
NTV
No Result
View All Result
19/01/2021 , 22:38
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
19/01/2021 , 22:38
NTV
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kali i qyqes dhe helmimi – Puna e organizatës PPNEA

Për më tepër se një dekadë, organizata PPNEA është duke punuar për ruajtjen e popullatës së kalit të qyqes (Neophron percnopterus) në Shqipëri.

by Golemi
24/11/2020 , 0:44
0 0
Kali i qyqes dhe helmimi – Puna e organizatës PPNEA
29
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për më tepër se një dekadë, organizata PPNEA është duke punuar për ruajtjen e popullatës së kalit të qyqes (Neophron percnopterus) në Shqipëri. Gjatë këtyre viteve ne kemi dhënë më të mirën tonë, duke ndërmarrë aktivitete si monitorime në terren, fushata për rritjen e ndërgjegjësimit publik, programe edukimi për fëmijët, ndërtimi i një rrjeti mbështetësish në nivel lokal, si dhe aksione parandaluese ndaj rreziqeve që kjo shkabë e mrekullueshme has në zonat e bukura malore të vendit tonë. Puna jonë disa herë është përballur me pengesa, e disa herë të tjera na ka bërë krenarë; Megjithatë, ne kemi akoma shumë për të arritur, siç është adresimi i praktikës së kurtheve me helm.

Helmimi është shkaku kryesor i rënies së numrit të shkabave në botë. Në gadishullin e Ballkanit, ky vrasës i heshtur është duke zhdukur popullatat e shkabave, duke bërë që në vende si Shqipëria, të mbetet vetëm një lloj folezues, krahasuar me katër lloje që kanë ekzistuar më parë. Kjo shkabë e fundit folezuese në vendin tonë është kali i qyqes, një specie tejet e bukur, e ngulitur në folklorin tonë dhe jetën e përditshme të banorëve lokal pranë territoreve të folezimit. Organizata jonë ka ndërmarrë aksione me rëndësi për adresimin e këtij fenomeni, si ndërtimi i dy stacioneve suplementare, krijimi i një rrjeti mbështetësish të quajtur ”Shpëtimtarët e Kalit të Qyqes”, apo shpërndarja e kiteve kundër helmimit. Akoma më tej, PPNEA ka ndërmarrë një studim mbi përdorimin e produkteve mjekësore veterinare në Shqipëri, me qëllim arritjen e një kuptueshmërie më të lartë mbi legjislacionin rregullues, si dhe identifikimin e alternative më pak të dëmshme ndaj ndaj këtyre medikamenteve me rrezik.

Dy stacionet tona suplementare funksionojnë rregullisht duke ofruar ushqim të sigurt për kalin e qyqes pranë territoreve të folezimit. Të dhënat tregojnë se këto stacione kanë mundur të sigurojnë ushqim për 40% të popullatës së kësaj shkabe në Shqipëri. Megjithatë, këto stacione nuk do të ishin të suksesshme nëse nuk do të mirëmbaheshin nga banorët lokal që i furnizojnë në mënyrë periodike me kërma, të cilat shërbejnë si ushqim për kalin e qyqes. Në mënyrë që mbështetësit tanë të kishin mundësi të ruanin këto kërma, ne i dhuruam dy frigoriferë. Një prej frigoriferëve u dhurua në institucionin e AdZM Gjirokastër, ndërsa tjetri te një prej mbështetësve tanë më të mirë, një banor lokal i Kurveleshit me emrin Mujo.

Akoma më tej, ekipi ynë, në mënyrë që të ndihmojë barinjtë dhe të rrisë ndërgjegjësimin mbi praktikën e gabuar të kurtheve me helm, ka shpërndarë 4 kite kundër helmimit në shërbimin veterinar të Gjirokastrës. Këto kite do të ndihmojnë në adresimin e rasteve të helmimit midis qenve të barinjve, të cilët janë tepër të rëndësishëm për arsye se mbrojnë tufat e bagëtive, që përfaqësojnë burimin e vetëm të të ardhurave për familjet e tyre. Qentë, njësoj si shkabat, bien në kurthin e helmeve, të cilat vendosen për të menaxhuar popullatat e ujqërve në zonat rurale. Këto kite do të ndihmojnë edhe në rritjen e ndërgjegjësimit mbi këtë fenomen negativ, duke ndihmuar në uljen e rasteve të përdorimit të kurtheve me helm.

Tags: kali i qyqeskryesore

Related Posts

Presidenti dekoron Sot z.Viktor Paloka me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh
Aktualitet

Presidenti dekoron Sot z.Viktor Paloka me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh

19/01/2021 , 22:00
Ambasadorja Yuri Kim takim me kryetare e KED-së: Ka përgjegjësinë të drejtojë Gjykatën Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme
Aktualitet

Ambasadorja Yuri Kim takim me kryetare e KED-së: Ka përgjegjësinë të drejtojë Gjykatën Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme

19/01/2021 , 21:42
Janari, 80 aksidente me 13 viktima/ Arsyet se përse po ndodhi aksidentet, “faji i rrugëve, sinjalistikës dhe shoferëve”
Aktualitet

Janari, 80 aksidente me 13 viktima/ Arsyet se përse po ndodhi aksidentet, “faji i rrugëve, sinjalistikës dhe shoferëve”

19/01/2021 , 15:27

Recent Posts

  • Sot në Ministrinë e Drejtësisë u diskutua për Koordinatorët e Rrjetit Antikorrupsion
  • Ministrja e Drejtesise, Etilda Gjonaj ka takur sot Ambasadorin Bucci për marrëveshjen mes Universitetit të Salentos dhe Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë
  • Presidenti dekoron Sot z.Viktor Paloka me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh
  • Ambasadorja Yuri Kim takim me kryetare e KED-së: Ka përgjegjësinë të drejtojë Gjykatën Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme
  • Aksident në aksin Milot Fushë-Krujë/ Makina i pret rrugën motorit, ndërron jetë 70-vjeçari

Kategorite

  • Aktualitet (1,178)
  • Bota (1,295)
  • Ekonomi (197)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (90)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (198)
  • Kronike (298)
  • Kulture (46)
  • LAJMI I FUNDIT (57)
  • Lifestyle (465)
  • MEMORIE (13)
  • Moti (92)
  • OPINION (37)
  • Pinknews (643)
  • Politike (365)
  • Rajon (118)
  • REAGIM (76)
  • Shendeti (305)
  • Shkrime (11)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (55)
  • Sport (287)
  • Videonews (279)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!