Aktualitet
‘Kam lindur atje, por ndjej të jem këtu mes jush’/ Emigrantja nga SHBA në protestën në Tiranë
Një emigrante nga SHBA-ja i është bashkuar protestës kundër qeverisë. Ajo deklaroi se ka lindur atje por shtoi se ndan të njëjtat dhimbje me shqiptarët që jetojnë në Shqipëri. E reja tregoi se është rritur me përjetimet e prindërve të saj në Shqipëri.
“Edhe pse jemi larg, ndajmë të njëjtat dhimbje si shqiptarët këtu. Ndjejmë përgjegjësi dhe detyrim të jemi këtu sot për të treguar se ju mbështesim. Në Nju-Jork janë bërë 8 protesta. Janë organizuar tubime edhe në Boston, Uashington e Florida”, tha ajo.