Connect with us

Aktualitet

Kanceri i qafës së mitrës, ndër 10 më të përhapurit në Shqipëri/ Mundësi unike nga SIGAL UNIQA

Kanceri i qafës së mitrës është një ndër 10 më të përhapurit në vendin tonë.

Sipas statistikave, 130 gra çdo vit zbulojnë se janë prekur nga kanceri i qafës së mitrës. Ndërsa çdo vit, 30 gra humbin jetën nga kanceri i qafës së mitrës për shkak të kapjes së sëmundjes në stad të vonë.

Jo gjithmonë fillimi i shenjave tregon fillimin e sëmundjes, pasi shpeshherë ato shfaqen kur kanceri është në stade të avancuara.

Si depistohet sëmundja e kancerit të mitrës

Sa më herët të kapen ndryshimet kanceroze aq më i suksesshëm është mjekimi. Depistimi i rregullt është i rekomandueshëm për çdo grua, duke nisur nga mosha 21-vjeçare. Kur kanceri kapet në stadet e tij më të hershme trajtimi i tij është i suksesshëm.

Depistimi për kancerin e qafës së mitrës përfshin:

Pap test. Marrja e pap testit bën të mundur kapjen e qelizave anormale në cervix, ndryshime precanceroze apo kanceroze.
HPV DNA test. Për identifikimin e pranisë së virusit HPV, tipin dhe përqëndrimin e pjesëzave virale si shkaktar kryesor të zhvillimit të kancerit. Kjo është e këshillueshme për gratë mbi 30 vjeç dhe bëhet çdo 3 vjet deri në moshën 65 vjeçare.

Çfarë ofron SIGAL UNIQA Group Austria?

SIGAL UNIQA Group Austria ishte kompania e parë e sigurimeve në Shqipëri që solli SIGURIMIN “JETË PLUS”, dedikuar krejtësisht sëmundjeve të rënda, siç është edhe kanceri.

Kjo policë sigurimi mbulon gjithçka nevojitet në rast sëmundjesh duke nisur nga:

– Konfirmimi i diagnozës nga mjekë të huaj

– Përzgjedhje të spitalit më të mirë në të gjithë Botën për diagnozën e identifikuar

– Ndërhyrja kirurgjikale dhe trajtimi jashtë vendit

– Çdo procedurë që ju duhet për të qenë të sigurt se po merrni shërbimin mjekësor më të mirë në botë, pa u shqetësuar për organizimin apo pagesat.

– Mbulim të shpenzimeve të udhëtimit dhe akomodimit nga fillimi deri në fund të trajtimit për pacientin dhe të afërmin që e shoqëron.

– Mbulim për çdo shpenzim deri në 1 Milion Euro.

Tarifa vjetore e pagesës? Shumë i ulët në krahasim me atë çfarë ofron, 200-300 euro në vit.

Por SIGAL UNIQA Group Austria nuk ndalet me kaq.

“SIGURIMI NGA KANCERI”, DEDIKUAR KREJTËSISHT SËMUNDJEVE TUMORIALE

Kjo është një policë e veçantë, e krijuar për të ofruar ndihmë financiare të menjëhershme dhe pavarësisht faturave të mjekimit për ata që diagnostikohen me sëmundjen e vështirë.

Një policë specifike që ofron mbulim financiar në masën e shumës së siguruar, menjëherë cash, sapo diagnoza konfirmohet nga dy opinione mjekëosorë të veçanta.

Shumën e siguruar e zgjedh vetë i siguruari.

Përfitimet e “Sigurimit nga Kanceri”

– Mbulon faza të shumta të sëmundjes.
– Pagesë cash sapo diagnostikohësh me sëmundjen
– Pa procedura të komplikuara rimbursimi për cdo faturë mjekësore, nën moton “merr paratë dhe kujdesu për shëndetin”
– Nuk ka limitim të zonës së mbulimit
– Nuk ka limit moshe (Ndërkohë ndryshe edhe nga policat e tjera, “Sigurimi nga Kanceri” ofrohet për individë deri në 80 vjeç)

Si funksionon?

I siguruari zgjedh shumën për të cilën të sigurohet 10,000 – 50,000 Euro apo më tepër dhe i përgjigjet vetëm një pyetje, nëse aktualisht ka kancer apo është diagnostikuar më parë me të.

Në rast se individi i përgjigjet “Jo” kësaj pyetje, atëherë kualifikohet për t’u siguruar dhe nëse gjatë kohës që është i siguruar, diagnostikohet me këtë sëmundje me dy opinione të pavarura mjekësore që e konfirmojnë, atëherë të siguruarit i akordohet shuma e siguruar CASH (në dorë) dhe në mënyrë të menjëhershme.

KARTA E KUJDESIT SHËNDETËSOR “TELESHËNDET”

Është një policë e veçantë, e krijuar për të ofruar mundësi që kujdesin shëndetësor ta kesh të garantuar 24 orë të ditës, në 7 ditë të javës, përmes konsultave me mjekë të licensuar.

Gjithashtu kjo paketë ofron privilegje dhe në kuader të muajit kundër luftës së kancerit të mitrës, analizat në kuadër të parandalimit të kryhen edhe në klinika private me çmime preferenciale.

Pap test – 50% zbritje

Pap test + Tipizim HPV + Konsulte dhe vizitë gjinekogogu 15,000 Lekë në vit

 

Si funksionon?

Hyr në Teleshendet.al dhe bli një paketë online. Shkarko në playstore apo Appstore aplikacionin, vendos kredencialet që të kanë mbërritur me e-mail pas blerjes dhe paraqitu në cdo klinkë për të përfituar cmimet preferenciale si kartëmbajtës.

Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, SIGAL UNIQA Group Austria punon çdo ditë për të sjellë produkte që na vijnë në ndihmë për një përditshmëri më të shëndetshme dhe të sigurt.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

Për çdo pyetje që mund të keni, shkruani në:

WhatsApp: 068 60 62 829

e-mail: [email protected]

Aktualitet

‘Ja ndryshimi me Italinë’/ Gazetari italian: Mafia në Shqipëri e lidhur ngushtë me politikën

Gazetari italian Stefano Marcelli ka folur në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri. Ai tha se “mafia në Shqipëri është e lidhur ngushtë me politikën”.

Duke krahasuar zhvillimet mes Shqipërisë e Italisë ai u shpreh se në Itali ka parë gjithmonë dikë që lufton krimin, një gazetar, polic apo punonjës administrate. Ndërkohë tregon përshtypjet e tij se në Shqipëri këtë gjë e ka parë shumë pak dhe se vendi ynë duhet patjetër të luftojë krimin e mafien dhe këtë ta sinjalizojë.

“Që të jemi të qartë problemi quhet mafie dhe nuk ka dyshim që Italia ka një histori shumë të madhe me rrënjë të shtrira e marrëdhënie e fuqishme me politiken por ka një diferencë mes raportit mafia Itali dhe Shqipëri. Në Itali ka qenë gjithmonë dikush pjesë e shtetit, magjistrat, polic, gazetar e ata janë vrarë sepse kanë luftuar e hetuar mafien e krimin, ndërsa në Shqipëri nuk e shoh këtë. Shoh që luftohet shumë pak. Shqipëria duhet të luftojë mafien dhe ta tregojë këtë, ta sinjalizojë. Unë e them se e dua Shqipërinë dhe nuk dua që të identifikohet si mafia”, tha gazetari.

Continue Reading

Aktualitet

62-vjeçari i droguar vjedh kamionçinën brenda parkingut në Kamëz, përplaset me makina të tjera

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të vjedhë një kamionçinë brenda një parkingu privat dhe gjatë tentativë për t’u larguar është përplasur me automjete të tjera të parkuara.

Autoritetet policore bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, teksa ngjarja ka ndodhur në Paskuqan 2, Kamëz, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Pas testit të drogës të bërë nga ana e Policisë, i arrestuari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Aktualitet

Emigracioni dhe plani për gjyqësorin/ Ambasada zbardh detajet nga vizita e Cameron në Tiranë

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në Shqipëri më 22 Maj.

Përmes një njoftimi, ambasada britanike bën me dije se në fokus të vizitës do të jenë diskutimet për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Gjithashtu, Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Britanisë për Policinë Shqiptare.

Shefi i diplomacisë britanike do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Presidentin e Republikës Bajram Begaj dhe ministrn për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani.

“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.

Continue Reading

Aktualitet

Trondit dedektivi: Nëna fuste klientë në shtëpi dhe bënte s*ks në sy të fëmijëve

Në vendin tonë numërohen gati 200 dedektivë të licencuar, një profesion i lirë, i rregulluar me ligj, që në vitin 2014. Po përse i kërkojnë më shumë hetuesit privatë shqiptarët?

Ndue Pjetra, avokat dhe njëkohësisht edhe dedektiv privat, tregon për Tch se veç tradhtive, dedektivë punësohen edhe për të parë se si funksionon mbajtja e fëmijëve pas vendimit të gjykatës.

Ai tregoi edhe një rast kur një nënë e divorcuar, fuste klientët në shtëpi dhe bënte dashuri me ta në sy të fëmijëve dhe sipas tij, sërish gjykata nuk e mori parasysh këtë fakt dhe ia la përsëri fëmijët nënës.

“Dedektivët sot në Shqipëri kërkohen në zgjidhjet e martesave, për të parë me kujdes si funksionon pas vendimit të gjykatës, mbajtja e fëmijëve. Kur gjykata i jep kujdestarinë nënës apo babait dhe ata nuk i kanë kushtet pavarësisht se i kanë marrë më mënyra të tjera kujdestarinë.

Rastet janë të tmerrshme, janë gjetur në shtëpinë e nënës, në sytë e fëmijëve duke futur klientë brenda, duke bërë dashuri me ta në kundërshtim me çdo lloj norme dhe gjykata përsëri nuk i ka marrë parasysh, duke ia lënë fëmijët nënës.

Tradhtitë kanë rënë, ishin një fillim një ‘boom’ por përsëri janë bashkë dhe harxhonin kot ato lekë. Më shumë e kërkojnë të moshave mbi 50 vjeç, thonë burri im ka pasur një sekretare në atë kohë a takohet më, histori nga më të tmerrshmet dhe më të çuditshmet”, shprehet Ndue Pjetra, Dedektiv, Avokat

Continue Reading

Aktualitet

Turi çiklistik Tiranë-Korçë/ Evitoni qarkullimin në këto akse, përdorni rrugë alternative (DETAJE)

Policia e Shtetit/ Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 4 etapa, me itinerar të përgjithshëm 723 km rrugë për kalim publik, kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e rrugëve ku zhvillohen garat çiklistike.

Duke qene se aktiviteti çiklistik zhvillohet në disa nga akset kryesore kombëtare me frekuentim të lartë, per rrjedhoje edhe masat e sigurisë nga organizatorët dhe nga Policia e Shtetit do të jenë të larta, në raport me nevojën per garantimin e sigurise se pjesëmarrësve ne këto gara.

Aktviteti çiklistik starton me etapën e parë, ne orën 12.00 të datës 20.05.2024, nga sheshi “Skenderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë. Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan. Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.

Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara. Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier. Me qëllim shmangien e vonesave që krijohen në trafik, për shkak të masave të sigurisë, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithe perdoruesve të rruges, qe në itineraret dhe oraret e garave, të evitohet në maksimum qarkullimi me mjete, si dhe të përdoren rrugë alternative.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING