Connect with us

Politike

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

Një moment simbolik tërhoqi vëmendjen gjatë protestës së zhvilluar këtë të enjte në Tiranë kundër projektit në Zvërnec

Mes turmës së qytetarëve, një protestues u shfaq duke mbajtur në duar një karton të kuq, në një gjest që synonte të shprehte pakënaqësinë ndaj klasës politike.

Duke e krahasuar politikën shqiptare me një ndeshje futbolli, qytetari tha se kartoni i kuq ishte një mesazh për të gjithë deputetët e Kuvendit, të cilët sipas tij nuk përfaqësojnë më interesat e qytetarëve.

“Ky karton i kuq është për të gjithë deputetët. Duhet të dalin jashtë Parlamentit, jashtë lojës”, u shpreh ai para protestuesve.

Mesazhi u prit me duartrokitje nga të pranishmit dhe u bë një nga momentet më të komentuara të protestës, e cila mblodhi mijëra qytetarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Advertisement