Pinknews
Keijsin e takova të parin pas eliminimit/ Ina Aderi rrëfehet…
Ina Aderi është banorja e radhës që u eliminua mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e BBV.
Ajo u ndal te puthja me të, duke thënë se nuk është penduar për asnjë sekondë.
Bisedën me Stelinën ishte një bisedë si femra femrës. Unë skam treguar në asnjë moment mungesë respekti ndaj saj. U shpreha për ndjesitë e mira, mora ca përgjigje që nuk i prisja nga ajo vajza. Gjërat morën kohën e tyre dhe mendoj se janë aty ku duhet.
Aty brenda dyshon dhe me veten, nuk i beson dot as vetes. Aty dyshon. Pata një momente dobësie për të cilën u pendova shumë shpejt, u ndjeva keq që i lëshova dorën Keijsit. Për puthjen nuk jam penduar absolutisht. Ishte shumë spontane. Nuk u pendova asnjë sekondë. Ndjenjat kur janë të pastra janë të bukura.
Kur dikë e ke mik, i hap zemrën, pa paragjykime. Ne kemi folur me njëri tjetrin shumë sinqerisht dhe kjo më bëri të krijoja besim tek ai. Është një mashkull që më jep shumë siguri, më mbështet, përkujdesës”, u shpreh Ina.