Connect with us

Aktualitet

Kërkesa e ‘Thurrje’-s, Reagimi: Grup dallkaukësh e injorantësh

TIRANË- Pedagogu dhe aktivisti i njohur, Arlind Qori ka reaguar pas kërkesës së nismës ‘Thurje’ për ndryshimin e emrit të sheshit ‘Fan Noli’. Qori shkruan se qëndrimi i djeshëm i këtij grupi ishte shenjë injorance. Ai shoqëroi këtë reagim me pjesën e fjalës së Fan Nolit, pas vrasjes së Avni Rustemit.

POSTIMI:

Duke marrë shkas nga qëndrimi publik i një skote dallkaukësh e injorantësh, që kishin renditur mes atentatorëve Mujo Ulqinakun dhe kishin harruar Vasil Laçin, si dhe kishin propozuar zëvendësimin e emrit të sheshit Avni Rustemi me Fan Noli, po sjell në kujtesë pjesë nga fjala e Nolit pas vrasjes së Avni Rustemit:
FJALË E PËRMORTSHME PËR VDEKJEN E AVNI RUSTEMIT
“Aq sa jam helmuar për vrasjen e Avniut, aq jam mallëngjyer të shikoj, që Vlora pati idenë e bukur dhe delikate ta shtjerë trupin e tij pranë Ismail Qemalit. Që të dy kanë luftuar për flamurin e Shqipërisë, që të dy kanë patur si kundërshtar Esatin. Ismail Qemali u mund prej Esatit, por ky djalosh e shtriu Esatin përdhe! Vlora ka të drejtë ta mbajë Avninë në gjirin e saj, sepse kjo e kuptoi shumë bukur se ç’rëndësi të madhe ka pasur gjesti i Avniut në Paris, një gjest i cili ndërroi faqen e historisë shqiptare…
Nuk duhet të flemë të qetë gjersa të gjenden dhe të dënohen fajtorët e kësaj vrasjeje; duhet t’i ndjekim vrasësit nga shpella në shpellë, nga përroi në përrua, nga bregu në breg, gjersa t’i kapim; dhe atëherë t’i bërtasim këtij dëshmori:
Avni, i zumë, fli i qetë, se tani Shqipëria nuk është më nën terrorin e bashibozukëve antikombëtarë, se tani Shqipëria është në udhë të mirë, në udhën e lirisë.”
– Fan Noli, “Vepra 6”, Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Tiranë 1996, f. 157-158

Ditën e djeshme nisma Thurje protestoi tek sheshi ‘Avni Rustemi’. Ata kërkuan që sheshit ti vendoset emri ‘Fan Noli’. Ata kërkojnë heqjen nga Tirana të të gjithë busteve që nderojnë figura historike që njihen për vrasje apo atentate.

Aktualitet

Gazetari vë në siklet Blushin: I the Berishës tradhtar kur i shiti detin Greqisë, tani punon për të. Si u shite?

Gazetari Arbër Hitaj është përplasur mbrëmë në një debat televiziv me Sekretarin e Përgjithshëm të PL së Ilir Metës, Tedi Blushi.

Hitaj i kujtoi Blushit faktin se nga njëra anë pretendon që ka denoncuar Paktin e Detit mes Greqisë dhe Shqipërisë në “Gazetën Shqiptare” disa vite më pare, madje që kishte shkruajtur se “Sali Berisha është tradhtar i kombit”, ndërsa tani po punon për tradhëtarin Berisha, duke i kënduar këngë poshtë dritares.

“Tedi, ti ke zbuluar Paktin e Detit, që Sali Berisha, atëherë kryeministër, bëri me Greqinë, një skandal i madh për kohën. E ke publikuar te Gazeta Shqiptare.

Madje, ka një lajm se informacionin ta ka dhënë Partia Socialiste, se ke qenë shumë afer me PS dhe të furnizonin me lajme.

Tani po punon për tradhëtarin Berisha. Si i bie, je shitur ti te Berisha? Je bërë tradhëtar, se del këndon dhe këngë patriotike?!”, u shpreh Hitaj.
Continue Reading

Aktualitet

Artan Hoxha tregon prapaskenat: Çfarë ndodh brenda dyerve të SPAK dhe kur mbyllet dosja ‘Meta’

Gazetari Artan Hoxha komentoi në studion e “Ekspres” çështjet për të cilat hetohet Kryetari i PL-së Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Gazetari u shpreh se kjo çështje është shumë më e hershme, është një çështje që e ka pasur vetë z. Dumani kur ka qenë prokurorë i thjeshtë.

Çështja CEZ-DIA është një çështje ku hetimet kanë ecur shumë , është dosja numër 55. Pavarësisht se vëmendja është fokusuar te Meta çështja është shumë komplekse dhe janë fokusuar shumë persona të tjerë aty.

Ajo dosje varet deri në çfarë niveli e zgjeron dhe e çon hetimin. Aty ka qenë kryeministër z. Berisha dhe z. Meta ishte ministër. Më pas ka ardhur në qeveri z. Rama dhe ministër z. Gjiknuri. Ishte OSHEE. U privatizua dhe u CEZ ku për shkak të borxheve hyri një kompani DIA që të bënte të mundur mbledhjen e këtij borxhi.

Meta e kishte si strategji të tijën për të pasur vëmendje në rrjetet sociale nisi të godiste SPAK, duke thënë SPAKU-torollaku, duke kërkuar një vëmendje maksimale për të marr.

Kreun e SPAK-ut, tha Hoxha, e kanë goditur dhe të tjerët por z. Meta është i vetmi person që i ka pasur të gjitha funksionet e shtetit shqiptar dhe i rritur në politikë që 22 vjeç, që e njeh shumë mirë funksionimin dhe hierarkinë e shtetit.

Ilir Meta gjithmonë ka njerëz nga pas. Ilir Meta pa skraparllinjtë është i mbaruar.  Meta nuk ka një bosht ideologjik por funksionon me grupime njerëzish. Në mëngjes Ilir Metë mund ta gjesh në Hasa me disa njerëz me influencë në zonë dhe në darkë mund ta gjesh në Konispol duke bërë një tjetër takim atje,” u shpreh Hoxha.

Continue Reading

Aktualitet

1 maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, si lindi dhe historiku i kësaj dite

1 Maji është dita ndërkombëtare e punëtorëve. Pothuajse në të gjithë botën kjo ditë synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës. Kjo ditë, ju referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës.

Historia e 1 majit

1 Maji lidhet ngushtë me protestat e përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, me 1 maj 1866, ku punëtorët kërkonin të drejtat e tyre në punë. Manifestimi masiv dhe madhështor u bë edhe një vit më vonë, në të njëjtin qytet më 1 maj 1867.

Në vitin 1886, një demonstratë e madhe ndodhi në Amerikë, ku punëtorët kërkonin tetë orë punë. Megjithatë, shpejt demonstrata doli jashtë kontrollit dhe në Çikago dhe shumë njerëz u lënduan. Ky incident u bë i njohur si Çështja Haymarket dhe shënoi fillimin e Ditës Ndërkombëtare të Punës.

Mbi 200 000 punëtorë, të mbledhur në sheshin qendror të Çikagos, do të nisnin grevat për të kërkuar të drejtat e tyre. Ndërkohë që gazetat do t’i vlerësonin ato si “absurde”. Vdekja e 7 policëve gjatë protestave, të nisura prej shumë ditësh, ishte shkaku i reagimit të Policisë së Çikagos ndaj lëvizjes së punëtorëve. Si pasojë e një bombe të hedhur nga forcat policore u vranë 8 udhëheqësit kryesorë të federatës së punëtorëve, duke e kthyer kështu majin në muajin e përkujtimit të përpjekjeve të punëtorëve për të fituar të drejtat e tyre.

Në vitin 1889, shumë parti socialiste në Evropë u mblodhën dhe vendosën të festojnë 1 majin si Ditën Ndërkombëtare të Punës.

Rëndësia e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve

Kjo ditë na ndihmon të njohim kontributin e punëtorëve dhe klasës punëtore në zhvillimin e shoqërisë dhe të vendit. 1 maji gjithashtu i nxit punëtorët të mësojnë për të drejtat e tyre dhe të ‘luftojnë’ për kushte pune më të mira.

Continue Reading

Aktualitet

SPAK kontroll në shtëpinë e Olti Currit (i njohur për lidhjet me çiftin Meta-Kryemadhi)

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimeve me urdhër të Spak-ut, kanë mësyrë për një kontroll të befasishëm në shtëpinë e blogerit Olti Curri, në lagjen “Kodra e Diellit”.

Kjo bëhet me dije nga gazetari Bledi Mane.

“Kjo banesë ekskluzive dikur në pronësi të vjehrrës së Ilir Metës, ka pak kohë që ka kaluar në emrin e Olti Currit.

Agjentët kanë sekuestruar një kompjuter, një telefon dhe disa sende të tjera personale.

Olti Curri pretendon se këtë shtëpi që kushton 320 mijë euro e ka blerë me kursimet e parave që ka fituar nga shkruajtja e teksteve të këngëve nëpër festivale të ndryshme.

Informohemi se Curri është një nga 10 miqtë e afërt të Monika Kryemadhit, të cilët Prokuroria speciale i ka vënë nën përgjim e nën hetim”, shkruan ai.

TEMA

Continue Reading

Aktualitet

Tensionohet situata para bashkisë së Tiranës, protestuesit heqin gardhin metalik dhe përplasen me policinë

Situata para bashkisë së Tiranës është tensionuar pasi protestuesit kanë hequr gardhin metalik, duke u përplasur fizikisht edhe me policinë.

Me thirrjet “poshtë diktatura”, protestuesit janë përleshur me forcat e rendit, të cilët kanë rrethuar godinën e bashkisë.

Për të shpërndarë protestuesit eshte hedhur edhe gaz lotsjellës.

Më herët këshilltarët e opozitës në bashkinë e Tiranës tentuan të çajnë kordonin e policisë me qëllim për të hyrë brenda ambienteve të bashkisë, por nuk janë lejuar.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING