✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

U godit me plumb gome në sy/ Ministria e Shëndetësisë zbulon si është gjendja shëndetësore e të riut

Të paktën 13 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalet dhe poliklinikat e Tiranës pas protestës së kësaj të shtune. Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, mes të lënduarve janë protestues, përfaqësues të medias dhe efektivë policie. Ministria bën me dije se personat e paraqitur në Spitalin Universitar të Traumës janë jashtë rrezikut për jetën.

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur nëntë persona, shtatë protestues dhe dy përfaqësues të medias. Pesë prej tyre kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali, ndërsa katër protestues vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin mjekësor. Njëri prej protestuesve, i cili ka pësuar dëmtime në sy, po i nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur një protestues dhe një efektiv policie. Të dy kanë marrë ndihmën mjekësore dhe janë larguar nga spitali.

Edhe dy efektivë policie janë trajtuar në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 2 në Tiranë, pasi kanë pësuar dëmtime në sy. Pas marrjes së ndihmës së nevojshme, edhe ata janë larguar nga ambientet e poliklinikës.

Njoftimi i policisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore dhe poliklinikat informon se gjatë protestës së sotme:

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 9 të lënduar:

– 7 protestues. Njëri prej të cilëve i lënduar në sy, po i nënshtrohet ekzaminimeve. Jashtë rrezikut për jetën.
– 2 përfaqësues të medias.

Aktualisht, 5 të lënduar kanë lënë spitalin, pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm. Ndërsa 4 protestues po vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, janë paraqitur:

– Një protestues
– Një efektiv policie

Të dy kanë lënë spitalin pasi kanë marrë trajtimin.

Poliklinika e Specialiteteve Nr.2, Tiranë janë paraqitur:

– 2 efektivë policie, të lënduar në sy, të cilët kanë marrë trajtim e nevojshëm.

Të lënduarit kanë lënë ambientet e poliklinikës, pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm.

Advertisement