Aktualitet
Flakë në qendër të Tiranës/ Digjet kioska pranë stacionit të autobusit
Një kioskë pranë qendrës së Tiranës është përfshirë nga flakët gjatë protestës së kësaj të shtune. Sipas informacioneve paraprake, protestuesit i kanë vënë zjarrin kioskës, e cila ndodhet pranë një stacioni autobusi.
Pas incidentit, personat e përfshirë janë larguar nga vendngjarja, ndërsa kioska vijonte të digjej. Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar mbi dëmet e shkaktuara apo nëse ka persona të lënduar nga zjarri.
Protesta në kryeqytet është shoqëruar me një sërë incidentesh, përfshirë djegien e koshave të mbeturinave, hedhjen e fishekzjarrëve në drejtim të efektivëve dhe përdorimin e gazit lotsjellës nga Policia. Tensionet vijojnë në disa zona të Tiranës, ndërsa situata në terren mbetet e paqëndrueshme.