✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Shokuese! Efektivi godet me shkop gome në kokë një qytetar që ra pa ndjenja

Një protestues ka mbetur i shtrirë në tokë dhe pa ndjenja gjatë protestës në Tiranë, pas një goditjeje të dyshuar me shkop gome nga një efektiv policie. Në zonë ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar protestuesin për t’i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Gjatë incidentit, gazetari Osman Stafa është përplasur verbalisht me efektivët e policisë, duke u kërkuar të ndalonin dhunën ndaj qytetarëve. Sipas raportimit, Stafa ka kërkuar menjëherë mbërritjen e ambulancës për protestuesin e lënduar.

Nuk ka ende informacion të konfirmuar për gjendjen shëndetësore të protestuesit dhe rrethanat e plota të incidentit.

 

Advertisement