Connect with us

Lifestyle

Këto shenja tregojnë se partneri juaj nuk ju do më

Sipas Steve Harvey, autori i romanit popullor “Veproni si një Zonjë dhe mendoni si një burrë”, dashuria e një burri shprehet në tre forma: Ai deklaron dashurinë që ka për ju para gjithë publikut, ju mbron dhe kujdeset për ju.

Gratë duan githmonë të kenë vëmnedjen dhe dashurinë e partnerit të tyre. Ato mund të ndjejnë kur diçka nuk është në rregull me partnerin. Ne ju sjellim disa shenja kur tregojnë se ndjenjat e forta të dashurisë të një njeriu janë venitur.

Kritika e pamjes

Omar Khayyam thotë: “Një person do të pëlqejë gjithçka, madje edhe të metat e partnerit. Ai mund të besdiset nga përsosmëria e njerëzve të tjerë përreth.” Për një njeri që ju do, ju jeni gjithmonë të bukur, madje edhe me flokë të çrregullt. Ai nuk do ta ketë aspak problem nëse ju keni fituar disa kilogramë. Por nëse ai vazhdimisht ju thotë të shkoni në palestër ose lë të kuptohet se keni nevojë për kirurgji plastike, mos nxitoni ta kënaqni atë. Edhe nëse ju humbni peshë, apo ndryshoni pamjen tuaj ai do të gjejë gabime të tjera tek ju.

Diskuton të metat tuaja me miqtë

Gratë kanë tendencë për të diskutuar problemet në marrëdhëniet ose mangësitë e partnerit të tyre me miqtë e tyre, ndërsa burrat përpiqen të mbajnë gjithçka të pashprehura. Askush nuk është perfekt, por njerëzit me të vërtetë të dashuruar përqendrohen në avantazhet e partnerit, në vend që të përqendrohen në të metat.

Nëse partneri juaj i lejon vetes t’ju poshtërojë publikisht dhe qesh me dështimet tuaja, mos prisni asgjë të mirë nga një marrëdhënie e tillë. Një partner i tillë nuk ju respekton dhe një lidhje e fortë mes jush do jetë e pamundur.

Duke ju kritikuar para njerëzve, ai në mënyrë të pavetëdijshme përpiqet t’u provojë të tjerëve (dhe vetes) se është faji juaj që ai ka ndaluar së dashuruari juve.

Qëndrimi i tij ndaj zakoneve tuaja

Grave u pëlqen të ankohen për çorapët e burrave të shpërndara nëpër shtëpi. Ato gjithashtu ndonjëherë kanë zakone të bezdisshme ose të çuditshme. Atyre i pëlqen të pushtojnë banjën për 2 orë, të hanë nga pjata e të dashurit ose të këndojë të njëjtën këngë tërë ditën. Burrat e dashur, si rregull, i durojnë të gjitha këto dhe heshtin ose reagojnë me humor. Nëse mashkulli juaj vazhdimisht po shqyrton çdo gjë të vogël që bëni dhe bën komente negative për sjelljen tuaj, do të thotë që ndjenja e vetme që ai ka është acarimi në vend të dashurisë.

Vëmendje ndaj tregimeve tuaja

Shkencëtarët kanë vërtetuar se një burrë është në gjendje të dëgjojë një grua me vëmendje vetëm 6 minuta. Prandaj vajza, herën tjetër që planifikoni të bëni një bisedë me të dashurin tuaj, mbajeni shkurt.

Por nëse partneri sheh që diçka është shumë e rëndësishme për ju, ai do të bëjë një përpjekje që t’ju dëgjojë me vëmendje. Kur ai të do, nuk do të të lërë pa vëmendje. Por nëse ai vazhdon të ndryshojë temën ose ik duke përdorur justifikime të ndryshme sa herë që përpiqeni të flisni, ka shumë të ngjarë që shqetësimet tuaja nuk e shqetësojnë. Në përputhje me rrethanat, ai nuk do të marrë pjesë në zgjidhjen e çështjeve që mund të dalin gjatë marrëdhënies.

Qëndrimi i tij ndaj emocioneve tuaja

Burrat absolutisht nuk mund të durojnë lotët e grave. Dhe së fundmi, është gjetur një shpjegim shkencor: rezulton se lotët e femrave përmbajnë substanca të paqëndrueshme speciale që ulin nivelin e testosteronit në gjakun e burrave, gjë që çon në një ulje të dëshirës seksuale. Prandaj, mos e qani si një mjet për të ndikuar shpesh tek i dashuri juaj.

Në fakt, kur qan, e vetmja gjë që një njeri dëshiron të bëjë është të ikë dhe most ë të shohë. Por nëse ai ju do, do bëjë të pamundurën t’ju ngushëllojë edhe nëse arsyeja për të cilën po qan, duket e parëndësishme për të. Ai do të qetësohet vetëm kur të filloni përsëri të buzëqeshni. Sidoqoftë, nëse ai nuk ju do, atëherë lotët tuaj do të jenë vetëm një arsye më shumë për t’u zemëruar kundër jush

Lifestyle

Pluhuri afrikan pritet të mbulojë Athinën dhe Kretën në Greqi

Autoritetet janë në alarm “të kuq” për shtatë ditët e ardhshme, pasi sipas parashikimeve të ekspertëve pritet të ketë një përqendrim të madh të pluhurit afrikan në atmosferë.

Nëse parashikimet vërtetohen, përqendrimi i pluhurit afrikan në atmosferë do të jetë veçanërisht i lartë dhe spitalet dhe autoritetet kompetente do të duhet të mobilizohen menjëherë, për grupet vulnerabël dhe qytetarët me probleme të frymëmarrjes.

Më konkretisht, nga dita e sotme, e premte, 17 maj, deri të enjten, 23 maj, pluhuri afrikan pritet të mbulojë vendin, ndërsa do të ketë edhe rritje të temperaturës.

Efektet do të intensifikohen gjatë fundjavës dhe do të zgjasin të paktën deri të enjten.

Deri më tani, ato pritet të tërhiqen gradualisht të premten.

Parashikimet tregojnë se zonat ku fenomeni do të jetë më intensiv janë Kreta dhe Athina.

Në këto dy zona pritet një përqendrim i lartë i pluhurit afrikan, por të dhënat e deritanishme nuk tregojnë se fenomeni do të ngjajë me pamjet e frikshme të ndodhura muajin e kaluar.

Efektet do të jenë më të dobëta në Peloponez, ndërsa Greqia e Veriut nuk duket të jetë prekur deri më tani.

Në të njëjtën kohë, në të njëjtat ditë merkuri do të rritet ndjeshëm dhe temperaturat do të lëvizin në kufijtë e valës së të nxehtit, por pa i tejkaluar ato.

Në Kretë temperaturat “do të arrijnë” deri në 35 gradë Celsius.

Harta tregon përqendrimet e vlerësuara të pluhurit pranë tokës për orët e mbrëmjes të së premtes 17/05 në të gjithë vendin, ndërsa grafikët e ngulitur paraqesin përqendrimet e pluhurit në lartësi në tre qytete të zgjedhura (Athinë, Kalamata, Heraklion).

Continue Reading

Lifestyle

Gjërat për të cilat njerëzit ju gjykojnë më së shumti

Shoqëria sot përballet me një varg problemesh sociale e një ndër to është edhe paragjykimi. Madje, njerëzit shkojnë aq larg, duke bërë gjykime edhe për gjërat më të vogla që ndoshta ju nuk u kushtoni fare rëndësi.

Ngjyra e rrobave

“Psychology Today”, thotë se njerëzit gjykojnë në bazë të ngjyrave të rrobave tuaja. Nëse ju visheni më shumë me ngjyrë të zezë do të thotë se jeni person më serioz dhe më artistik, ndërsa personat që preferojnë ngjyrat si e kuqja, cilësohen më energjik dhe më të hapur.

Kafshimi i thonjve

Nga anketa të ndryshme është vërtetuar se personat të cilët hanë thonjtë e tyre ose lëvizin këmbët gjatë qëndrimit ulur janë më të stresuar.

Këpucët

Njerëzit kanë shkuar deri tek ky element. Psikologët kanë treguar se këpucët luajnë një rol të rëndësishëm në përshtypjen që njeriu krijon tek të tjerët. Për shembull, lloji i këpucëve tregon moshën, pjekurinë, personalitetin, gjininë, nivelin intelektual e gjëra të tjera.

Mënyra si ju i shtrëngoni duart

Për këtë mund të kemi dëgjuar edhe më parë. Shtrëngimi i duarve mund të tregojë vendosmëri, fuqi dhe guxim apo në anën tjetër, dobësi, frikë dhe vetë-dyshim.

Shkrimi juaj

Personat të cilët shkruajnë me shkronja të vogla janë më të ndrojtur dhe më të rezervuar përkundër personave që shkruajnë me shkronja të mëdha që mendohet të jenë më të hapur.

Continue Reading

Lifestyle

16 Maj, Dita Ndërkombëtare e Dritës

Dita Ndërkombëtare e Dritës festohet çdo vit më 16 maj, në përvjetorin e funksionimit të parë të suksesshëm të lazerit, në vitin 1960 nga fizikani dhe inxhinieri, Theodore Maiman. Kjo ditë është një thirrje për të forcuar bashkëpunimin shkencor dhe për të shfrytëzuar potencialin e tij për të nxitur paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas UNESCO-s, Dita Ndërkombëtare e Dritës thekson rolin që luan drita në shkencë, kulturë dhe art, arsim dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe në fusha të ndryshme si mjekësia, komunikimi dhe energjia.

Studimi i dritës ka çuar në burime alternative premtuese të energjisë, përparime mjekësore që shpëtojnë jetë përmes teknologjisë dhe trajtimet diagnostikuese, internetin me shpejtësi të dritës dhe shumë zbulime të tjera që kanë revolucionarizuar shoqërinë dhe kanë formësuar të kuptuarit tonë për universin.

Të fundit!

Këto teknologji u zhvilluan përmes shekujsh kërkimesh mbi vetitë e dritës, duke filluar me veprën kryesore të Ibn Al-Haytham, Kitab al-Manazir, “Libri i Optikës”, botuar në 1015 dhe duke përfshirë punën e Ajnshtajnit në fillim të shekullit të 20-të, e cila ndryshoi mënyrën se si mendojmë për kohën dhe dritën.

Pa dritë, planeti ynë do të ishte vetëm një vend i ftohtë dhe djerrë. Në të vërtetë, ku ka dritë, shpesh ka jetë me bollëk. Megjithatë, drita përfaqëson edhe më shumë për njerëzimin. Drita shkon dorë për dore me dijen; është një lente përmes së cilës mund të shihet dhe të kuptohet bota.

Continue Reading

Lifestyle

Kush tha se “epoka” e filmave romantikë ka mbaruar? Sugjerimet e Netflix

Kush tha se “epoka” e filmave romantikë ka mbaruar?  Viti 2024 është i mbushur me filma të tillë dhe këto sugjerime janë provat!

“Challengers”

“Love Lies Bleeding

“The Fall Guy”

“The Idea of You

“Música”

“Lisa Frankenstein”

“Mother of Bride”

“Turtles All the Way Down”

“The Bikeriders”

“Fly Me to the Moon”

“Twisters”

“It Ends With Us”

Continue Reading

Lifestyle

Studimi i ri: Niveli i vetmisë suaj varet sa i sinqertë jeni

Shumica prej nesh kanë të paktën 50 miq, ose të afërm që do të donin t’i ftonin në një ngjarje personale: si martesë, ditëlindje, pra një festë. Mirëpo, mos u shqetësoni nëse nuk mund të gjeni shumë miq për të festuar ditëlindjen tuaj

Nëse ju ndodh kjo gjë, mos mendoni se diçka nuk funksionon me ju. Kjo do të thotë se jeni një person me moral të lartë.

Mirëpo, ju a konsideroni veten një person me vlera të larta morale? Nëse përgjigjja është po, ka shumë gjasa që të jeni një person jo shumë popullor.

Shkencëtarët nga Universiteti i Washingtonit zbuluan se njerëzit me fokus moralin kanë tendencë të jenë më pak humorista. Dhe kjo është arsyeja pse të tjerët nuk i pëlqejnë shumë.

Studiuesit kryen 4 eksperimente për ta provuar këtë gjë. Gjatë provës së parë, zbuluan se njerëzit me vlera morale, nuk bënin shumë shaka që shkelnin vlerat e tyre.

Kjo ndodh sepse këta njerëz dyshojnë në etikën e tyre duke qeshur me një shaka të papërshtatshme. Dhe kjo provon se morali mbyt një ndjenjë të humorit.

Mirëpo, siç e dimë të gjithë, një shaka mund të jetë shumë e dobishme. Besohet se njerëzit me humor janë më inteligjent, zbavitës dhe miqësor.

Disa specialistë thonë se kjo është pika e parë e takimit për një miqësi. Për më tepër, humori mund të parashikojë suksesin e marrëdhënieve tuaja.

Në një seri shtesë eksperimentesh, studiuesit grumbulluan të dhëna për identitetin moral nga 70 punonjës. Më pas, kolegët e tyre vlerësuan ndjenjën e humorit të pjesëmarrësve dhe treguan sesa i pëlqyen ata, si dhe popullaritetin e tyre mes bashkëpunëtorëve të tjerë.

Rezultatet konfirmuan se punonjësit e fokusuar në moral u konsideruan më pak të këndshëm dhe më pak të popullarizuar në mesin e kolegëve të tyre.

Pra, nëse nuk ju pëlqen të bëni shumë shaka me miqtë tuaj, kjo do t’ju privojë paksa, pasi argëtimi është për shoqërinë!

Continue Reading
Advertisement

TRENDING