Connect with us

Rajon

Kim Mehmeti: Nuk ndërtohet parajsë me muratorët e ferrit!

Published

on

“Te disa ‘kalemxhinj’ dhe te disa qarqe ‘intelektuale’ shqiptare, mbisundon mendësi e përafërt me atë ortodokse-serbe antishqiptare e cila, duke mos mundur te përballet me të vërtetën për të shkuarën e vet kriminale, merret me rekrutimin e luftëtarëve kundër perandorive të vdekura!
Dhe duke dashur t’u shërbejnë ndershëm ‘sulltanëve’ demokratik, njësoj si ‘patriotët’ serb që vazhdojnë ta vajtojnë e ta jetojnë kohën e Betejës së Kosovës, edhe këta tanët, vazhdojnë të strehohen në shekullin e Skënderbeut!
Pra, të gjithë së bashku – ata serb e shqiptarë – janë vetëshpallur në mbrojtës të Perëndimit nga depërtimi i fesë islame dhe i ‘orientit’ të ‘prapambetur’!
E në ndërkohë, duke mos e parë se janë bërë mbrojtës të pathyeshëm të përçarjes tonë brenda shqiptare dhe të mjerimit tonë ballkanas dhe, duke mos e vërejtur se, ajo që neve ballkanasve nuk na lejon të jetojmë në paqe me vetveten dhe me të tjerët, është pasioni ynë që t’i vazhdojmë betejat kundër perandorive të vdekura dhe ta ‘rindërtojmë’ të kaluarën e largët” (Kim Mehmeti)

Rajon

Arrestohet shqiptari në Greqi, rreh gruan e tij

Published

on

By

Njëzet e pesë muaj burg për shkak të lëndimit trupor, kanosjes dhe dhunës në familje i është shqiptuar paraditen e së enjtes një shtetasi shqiptar, njëzet e shtatë vjeç

Shqiptari është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në shtëpinë e tij në rrugën Selinou, Greqi.

Arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të një fqinji, i cili kuptoi se bashkëshortja 24-vjeçare e autorit po dhunohej fizikisht dhe se i rrezikohej jeta.

Fillimisht fqinji ka pasur guximin të trokasë në derën e çiftit, raporton abcnews.al.

27-vjeçari u përpoq ta largonte, por më pas, pas këmbënguljes së fqinjit filloi ta kërcënonte edhe atë.

Menjëherë është lajmëruar policia, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes dhe bëri arrestimin e shqiptarit, sipas medieve greke.

Duke qenë se në kuadër të hetimeve paraprake u konstatua se çifti banonte ilegalisht në Greqi, për 27-vjeçarin do të nisë procedura e dëbimit.

Nga ana e saj, 24-vjeçarja ka të drejtë të kërkojë dhe të marrë leje qëndrimi në vend, por  ajo vetë duket se dëshiron të kthehet pranë familjes së saj në Shqipëri.

Continue Reading

Rajon

HERO/ Ja kush e vrau autorin e masakrës në Mal të Zi

Published

on

By

MAL I ZI- Personi që shihni në foto është Nenad Neno Kaluđeroviç, qytetari hero në Mal të Zi i cili eliminoi ‘demonin kaotik’ Vuk Boriloviç që vrau 10 persona dhe plagosi 6 prej tyre. Fotoja e tij është përhapur kudo në rrjetet sociale, ndërsa nuk mungojnë komentet që e cilësojnë hero.

“Njeriu që pastroi rrugët e Cetinjës nga demonët! Hero, hero! Ju shpëtuat disa jetë sot! Burgu nuk është për ty sepse nuk ke shkelur ligjin, ke mbrojtur veten, ke shpëtuar një numër të madh të fqinjëve, kumbarëve, miqve. I gjithë Mali i Zi është me ju në këto kohë të vështira!”

POSTIMI I PLOTË:

34-vjeçari Boriloviç qëlloi 10 persona, një familje të tërë dhe çfarë t’i dilte përpara, duke u marrë jetën edhe dy fëmijëve, ndërsa 6 persona të tjerë ndodhen në spital, pasi gjithashtu ishin viktima të të shtënave të tij.

Continue Reading

Rajon

Si ndodhi tragjedia në Mal të Zi dhe si u vra Boriloviç

Published

on

By

MAL I ZI- Vuk Boriloviç nga Cetinja, dje vrau 10 persona, e plagosi 6 të tjerë. Autoritetet thonë se ende nuk e kanë zbuluar arsyen se përse Boriloviç (34 vjeç) vendosi të kryente atë “akt të urryer”, derisa u qëllua për vdekje nga Policia. Por si ndodhi tragjedia e madhe dhe si u vra Boriloviç?

Sipas të dhënave zyrtare, Boriloviç hyri në banesën e qiramarrësve të tij rreth orës 15:30 dhe vrau njëmbëdhjetë vjeçarin M. në derë, pastaj vëllanë e tij tre vjet më të vogël, dhe më pas qëlloi nënën e tyre – Natasha Pajović Martinoviç, e cila kishte dalë në dritare. Pasi i ka vrarë, ka telefonuar babanë dhe bashkëshortin e tyre, Millosh Martinoviçin dhe i ka thënë: Kam vrarë familjen tënde dhe timen.

Në 45 minutat e ardhshme, ai hyri në shtëpinë e fqinjit ku vrau bashkëqytetarët e moshuar – Danijela dhe Dimitrije Drecun dhe plagosi rëndë nipin e tyre Aleksandar Drecun (32 vjeç). Në prag të asaj shtëpie ka vrarë edhe djalin e tyre Rajko Drecun (56), i cili ka vrapuar drejt shtëpisë kur ka dëgjuar të shtënat.

Boriloviç vrau edhe fqinjin e tij Milan Mitroviç (37), e më pas dajën e tij Goran Gjurishiç (54), dhe më pas, duke zbritur në rrugë, vrau fqinjët Aleksandra (52) dhe Danijela Radunoviç (51). Ai plagosi edhe katër fqinjë të tjerë – Sllavica Zvicer, Filip Gjurkoviç, Mileva Ramadanoviç dhe Darinka Çelebiç, si dhe polici Ljubisha Maksimoviç, i cili po përpiqej ta qetësonte vrasësin.

Ndërsa gjatë shkëmbimit të zjarrit plagosi rëndë edhe një polic, e për asnjë moment nuk iu bind thirrjeve për t’u dorëzuar, ndaj dhe efektivët e Policisë u detyruan që ta qëllonin për vdekje. Aktualisht 6 nga të plagosurit e Boriloviç ndodhen në spital, ku njëri është në gjendje të rëndë për jetën.

Continue Reading

Rajon

Tragjedia në Mal të Zi, reagon Abazoviç: 3 ditë zie

Published

on

By

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas tragjedisë që tronditi  Malin e Zi, ku një 34-vjeçar ka qëlluar për vdekje të paktën 10 persona pas një sherri në familje.

Ai tha se të shtënat ishin një tragjedi më e rëndë se çdo tjetër në kujtesën kolektive të malazezëve dhe se qeveria do të shpallë tri ditë zie lidhur me ngjarjen e rëndë.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Cetinës”, tha Abazoviç.

Continue Reading

Rajon

Vrau 10 persona, mes tyre dy fëmijë, ja kush është autori

Published

on

By

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e se premtes në Mal të Zi, ku një 34-vjeçar vrau 10 persona mes tyre 2 fëmijë dhe kanë mbetur të plagosur 6 të tjerë.

Vuko Boriloviç pas një konflikti për qiranë me familjen që kishte marrë ambient me qira në shtëpinë e tij, ka shkaktuar tragjedinë e përmasave të mëdha.

Sipas mediave malazeze, sulmuesi fillimisht ka vrarë fqinjën dhe fëmijët e saj, e më pas ka telefonuar bashkëshortin për t’i treguar çfarë kishte bërë. Më pas ai është kapur nga një bashkëqytetar i tij, dhe më pas është arrestuar nga policia.

Foto/ Masakra me 10 viktima në Mal të Zi, ja kush është autori i sulmit -  Bota

Masakra në Mal të Zi/ Ky është autori, vrau 10 persona pas sherrit për  qiranë, mes viktimave dy fëmijë

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00. Autori 34-vjeçar i sulmit u vra nga një fqinj, ndryshe nga siç ishte raportuar më parë se ishte ekzekutuar nga policia. Nuk dihet nëse është arrestuar fqinji që vrau autorin e sulmit.

Mes viktimave janë edhe 2 fëmijë të moshës 11 dhe 8 vjec, ndërsa nëna e tyre është plagosur. I lënduar mbeti edhe një polic që është dërguar me urgjencë për të marrë trajtim mjekësor në spital. Sipas mediave malazeze, autori ka qenë i armatosur me armë gjahu teksa po ecte nëpër lagjen e qytetit Cetinje nga ku më pas ka filluar të qëllojë.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING