Connect with us

Kosova

Kosova e përkushtuar për paqe e stabilitet në rajon

Deklarimet e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes reciproke. Ato janë në kundërshtim me të gjitha zotimet që Serbia i ka bërë, nën garancat e faktorit ndërkombëtar, për paqen e qëndrueshme dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.
Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të mbetet e përkushtuar në rolin e saj konstruktiv në të mirë të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të gjithë rajonit.
Qeveria e Republikës së Kosovës pret nga Bashkimi Evropian dhe nga NATO-ja të reagojë ndaj këtyre provokimeve.
Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë angazhimin për anëtarësim sa më të shpejtë të vendit në NATO, Bashkimin Evropian dhe të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare, si një vlerë e shtuar për zhvillimin e demokracisë dhe paqes në botë.
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova

E TURPSHME ajo që bëri, zyrtarja e BE-së thirrje të fortë: Të merret kjo masë ndaj Vuçiçit

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka folur pas ndalimit të shtetasve të Kosovës nga policia serbe në kufirin me Kroacinë.

Ajo ka thënë se me ndalimin dhe arrestimin e policëve të Kosovës, Serbia po bën akte fëmijërore dhe të turpshme.

“Me ndalimin e shtetasve të Kosovës në kufirin e Serbisë dhe arrestimin e Dejan Jankoviçit, zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, pas vendimit për hapin e ardhshëm të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Serbia po i bën budallallëk të plotë vetvetes. Akte të tilla kundërshtimi janë tipike për fëmijët e vegjël trevjeçarë. Kjo është e turpshme dhe e padenjë për një vend kandidat për në BE”- ka deklaruar Schneeberger.

Ajo ka theksuar se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës Dejan Jankoviç u arrestua, derisa krimineli Milan Radojçiç gjendet ende në liri.

Si ndëshkim ndaj këtij veprimi të Serbisë, zyrtarja e BE-së, ka propozuar që Unioni të ndalojë fondet për Serbinë.

“Vuçiç duhet t’i japë fund përshkallëzimeve. Për fat të keq, politika e zbutjes ka dështuar dukshëm dhe më në fund nevojiten masa efektive kundër politikës së Vucicit, siç është ndalimi i fondeve të BE-së për Serbinë” – ka theksuar Schneeberger

Continue Reading

Kosova

Bllokimi i qytetarëve të Kosovës në Serbi, Dimiç: Na kujton kohën e Millosheviçit

Bllokimi i qindra udhëtarëve të Kosovës nga Serbia në kufijtë e saj me Kroacinë dhe Hungarinë për hakmarrje, pasi u votua në favor të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, presidentit të Perspektivës Multietnike Evropiane të Kosovës, Radomir Dimiçit, i kujton kohën e MillosheviCit.

Gazetari serb tha se vendimi i autoriteteve serbe për ndalimin dhe mbajtjen e qytetarëve e të zëvendësdrejtorit të Policisë, dëshmon se Serbia nuk dëshiron normalizim me Kosovën.

Sipas tij, Serbia në këtë mënyrë ka dashur të manipulojë qytetarët e saj pasi nuk pati çfarë të thoshte në KiE.

“Mendoj se këtu është fjala për diçka krejt tjetër, është hidhërimi dhe pafuqia e anës serbe, vetëm një ditë pas votimit në KiE. Kryeministri Kurti me të drejtë e ka karakterizuar këtë vendim si shkelje e të drejtave themelore të njerëzimit dhe lirisë së njeriut për të lëvizë lirshëm që bazohen në aktet ndërkombëtare. E gjitha ishte një fiasko politike e Serbisë për t’u larë para publikut dhe asaj që thonin se ‘Serbia ka çfarë të thotë në KiE’. Në këtë kuptim për të mashtruar publikun është formuar tandemi ‘Daçic-Gjuric’ kinse Serbia është vetëm një hap prapa fitores finale” –  tha gazetari serb ne nje shkrim editorial

Ndonëse Serbia po e luan rolin e viktimës, Dimiç theksoi se Serbia duhet t’iu kërkojë falje qytetarëve të Kosovës për ndalimin që iu ka bërë në kufij.

“Megjithatë, Kurti është treguar një arrë e fortë dhe politika e tij lehtë po kalon, pa marrë parasysh se Beogradi po e luan viktimën politike, në kuptimin se si është shkelur e drejta ndërkombëtare, se si Evropa është në anën e Kosovës.

Kjo qasje nuk është asgjë tjetër vecse një iluzion se si Aleksander Vuçic po lufton për Kosovën, edhe pse të gjithë e dinë se me Marrëveshjen e Ohrit Serbisë i është dhënë detyrimi për normalizimit të raporteve me Prishtinën” – potencoi Radomir Dimiç.

Continue Reading

Kosova

Ashton, Lajçakut: Keni duruar shumë edhe nga BE-ja edhe nga Ballkani

Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton ka vlerësuar punën e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak për katër vjet në dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se përkushtimi i tij vitet e fundit kanë qenë “më i durueshmi” deri tani.

Ashton, në fjalimi ne saj në kuadër të konferencës “Ballkani Perëndimor në BE”, tha se për të ishte nder të punonte së bashku me Lajçakun.

“Kisha privilegjin të punoja me ju dhe të të thërrisja miku im i dashur për 15 vjet. Askush nuk është përpjekur të bëjë më shumë në këto vjet të fundit sesa ti, që të shtysh përpara këtë agjendë. Ju keni duruar shumë nga të dyja palët brenda BE-së dhe gjithashtu nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Por, unë e di që përkushtimi juaj ka qenë absolut dhe keni qenë i palodhur”, deklaroi Ashton.

Kujtojmë se ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, mund të emërohet si i Dërguari i ardhshëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, duke zëvendësuar kështu në këtë pozitë diplomatin sllovak, Miroslav Lajçak. Javë më parë u raportua në media se diplomati sllovak pritet të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër.

Duke cituar burime diplomatike, Radio Evropa e Lirë shkroi se Lajçak do të nis mandatin në kryeqytetin zviceran, Bern, më 1 shtator të këtij viti. Lajçak për 4 vjet mban pozitën e të Deleguarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Ndërsa mandati i tij pritet të përfundojë në fund të gushtit të këtij viti.

Continue Reading

Kosova

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka cilësuar si “hipokrit” reagimin e bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me një numër të madh të qytetarëve të Kosovës që u ndaluan nga autoritetet serbe në pikat kufitare të Serbisë ditë më parë.

Vuçiq tha të premten se në ditët e kaluara “asnjë autobus nuk është ndaluar në kufirin serb”, por disa persona janë ndaluar në Serbi për t’u marrë në pyetje.

Më 17 prill, sipas autoriteteve në Kosovë, Serbia i ndaloi mbi 1.400 kosovarë për më shumë se 20 orë në pikat kufitare të saj me Kroacinë dhe Hungarinë, të cilët po kalonin transit nëpër Serbi.

Për këtë reaguan Bashkimi Evropian dhe Departamenti amerikan i Shtetit, duke e kritikuar Serbinë për shkelje të marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes dy vendeve.

“Nuk ka njeri në botë që nuk ka reaguar [për këtë]”, tha Vuçiq, duke e vlerësuar si “hipokrit” reagimin e bashkësisë ndërkombëtare.

“Dy ose tre persona u ndaluan për t’u marrë në pyetje dhe të gjithë u liruan. Njëri prej tyre u mor në pyetje sepse ishte në UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës)”, tha Vuçiq në një stërvitje ushtarake në Peshter.

Në mesin e të ndaluarve ishin edhe dhjetë zyrtarë policorë, përfshirë zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës me kombësi serbe, Dejan Jankoviq.

Qeveria e Kosovës këto veprime i cilësoi si hakmarrje e Serbisë ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Serbia i mohoi akuzat, duke thënë se vonesat u shkaktuan nga masat shtesë të sigurisë në kufi, dhe se lëvizja e qytetarëve kosovarë “nuk është kufizuar”.

Departamenti amerikan i Shtetit i bëri thirrje Serbisë të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, të veprojnë me transparencë dhe në përputhje të plotë me ligjin në lidhje me qytetarët kosovarë të ndaluar në Serbi dje.

“Ndalimet arbitrare apo padrejtësisht të gjata, posaçërisht nëse cak i tyre janë oficerët e Policisë së Kosovës, do të shihen si veprime përshkallëzuese që dëmtojnë paqen dhe stabilitetin”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Radion Evropa e Lirë më 18 prill.

Më 18 prill, disa organizata turistike nga Kosova i thanë Radios Evropa e Lirë se nuk kishin probleme me ndalimin në kufi nga kjo ditë.

Continue Reading

Kosova

KERCENOI Kosovën, gabimet e Europës dhe katër luftrat e Serbisë në Ballkan

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Sadri Ramabaja, është shprehur se Serbia nuk është ndëshkuar siç duhet për 4 luftërat e zhvilluara në Ballkan, në hapësirën e ish-Jugosllavisë. Ai tha se sa më shumë BE e afron Serbinë drejt vetes, duke e trajtuar si shtet normal, aq më të larta janë shanset që ajo të ndërmarrë ndonjë aventurë ushtarake në Kosovë, njëjtë me atë të Rusisë në Ukrainë.

Po ashtu, Ramabaja tha se prania e KFOR në stërvitjen e djeshme ushtarake të Serbisë, ishte jo vetëm mbështetje për ngritjen e moralit të pjesëtarëve të Forcave të Armatosura, por edhe një mesazh që Kosovë duhet të pengohet me çdo çmim për t’u anëtarësuar në KiE.

Serbia është pandëshkuar për 4 luftërat e zhvilluara në Ballkan, ajo do duhej, të ndëshkohej ashpër, ngjashëm si Gjermania Naziste. Por në vend që të ndahej në zona të kujdesit të NATO-s, të pushtohej nga brenda, ajo është lënë e lirë. Pas përfundimit të luftës, pas marrëveshjes së Kumanovës, në 9 qershor 1999 marrëveshjet me KFOR kanë pasuar, është zvogëluar zona e fluturimit, pastaj e përafrimit të ushtrisë, pastaj është lejuar që të ndërtojë 48 baza ushtarake rreth Kosovës. Pra janë krijuar parakushtet që iluzionet për mundësinë e kthimit në Kosovë ta ushqejë jo vetëm te ushtarët, por edhe te qytetarët. Ndërkohë me ekspozimin e forcës dje, ajo i dërgoi mesazh të qartë diplomacisë perëndimore se sa më shumë ta përafrojë Republikën e Kosovës në institucionet Euroatlantike, duke e trajtuar si Republikë të mirëfilltë, aq më afër jemi rrezikut të një ndërmarrjeje aventuriere të tipit të Serbisë, që nuk ndryshon me atë që ndërmorri Rusia në Ukrainë. Ftesa që i ishte bërë KFOR-it atje është jo vetëm mbështetje për moralin e ushtrisë serbe, por edhe për të dhënë mesazhin që Kosova të pengohet me çdo çmim që të anëtarësohet në KiE” – potencoi Sadri Ramabaja.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING