Connect with us

Kosova

Kosova në krizë të thellë politike, e fituara e vetme do të jetë Vjosa Osmani?

Mungesa e kompromisit për zgjedhjen e presidentit po thellon krizën politike në Kosovë. Zgjedhjet e parakohshme, por pa garanci për zgjidhje.

A do të mund ta zhbllokonin ato situatën apo në të kundërt, do ta përkeqësonin?

Sinjalet që dhanë subjektet kryesore politike në Kosovë nuk paralajmëruan me kohë një kompromis të mundshëm për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Kujt i leverdisin ato?

Vëzhguesit e zhvillimeve politike konsiderojnë se subjektet politike nuk kanë bërë përpjekje serioze për ta zgjidhur nyjën e krizës politike dhe institucionale.

Për njohësin e çështjeve politike, Agon Maliqi, është e vështirë të përcaktohet se kujt i konvenojnë zgjedhjet aktualisht. Por, edhe ai konsideron se, pas ndarjes me Osmanin, LVV-ja nuk mund ta përsërisë rezultatin e zgjedhjeve të kaluara.

Po çfarë do të mund të ndryshonte pas zgjedhjeve.

Maliqi konsideron se LDK-ja po synon të rikonsolidohet para zgjedhjeve eventuale. Një rikthim i Vjosa Osmanit në këtë parti mbetet ende i paqartë, ndonëse kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka lënë derën hapur për të.

Ai kujton se në zgjedhjet e fundvitit, votat e qytetarëve që jetojnë në diasporë favorizuan LVV-në. Këto vota, sipas tij, do të ishin më të pakta, në rast se zgjedhjet do të mbaheshin në qershor, kur prania e diasporës në vend është më e ulët.

Po si të zgjidhet nyja e krizës politike dhe institucionale?

Sipas Maliqit, zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mund të sillnin ndryshim përmbajtësor, vetëm në rast se rezultati do të ishte i tillë që LVV-ja të mos mund të qeveriste si e vetme.

Advertisement